LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ramën e ka tredhur krimi”/ Nuk ndalen sulmet ndaj OFL

4 Shkurt 2020, 15:19, Politikë CNA
“Ramën e ka tredhur krimi”/ Nuk ndalen sulmet ndaj OFL

Nën kryetari i PD, Edi Paloka thotë se OFL është vetëm një shfaqje që nuk arrin dot as nivelin e vulgaritetit të kllounave të një cirku province.

Sipas Palokë, Ramën e ka tredhur krimi dhe mania për të bërë shoë me gjithçka e ka bërë më qesharak se kurrë.

?Këtë operacionin e tmerrshëm që do ju kallte datën kriminelëve e kanë kthyer në një shfaqje që nuk arrin as nivelin dhe vulgaritetin e kllounëve të një cirku province?, shkruan Paloka.
Demokrati ka ironizuar edhe deklaratën e përfaqësueses së OFL e cila u shfaq para mediave me syz etë zeza dhe me kapele.

?Ndërkohë që aktorët e pompave, me maska dhe syze të zeza ( moda e fundit), po kryenin operacionin tejet ?të rrezikshëm? , mu përpara tyre, pak metra larg derës se resortit, një femër me uniformë ( e sigurisht me syze të zeza) po ?rrezikonte kokën? duke bërë prova përpara kameras me deklaratën qe i kishin dhënë të lexonte . Pasi rregulloi floket dhe syzet , ju tha atyre që po e filmonin ?e perserisim dhe një herë se nuk dola mire me duket…? Sot nxorren nje tjeter bjonde me uniforme që nga podiumi përballë kamerave ju dha ?ultimatum? ?kriminelëve? që brenda 48 orëve të vërtetonin burimin e pasurive ndryshe do ju sekuestroheshin. Vajza, megjithese ishte në sallë të mbyllur dhe po lexonte një deklaratë, nuk i hoqi asnjë moment syzet e erreta nga sytë (duket se keshtu e kishte urdhëruar kostumografi…). Ndërkohe njeri prej avokateve të atyre që ?kërcënoi? vajza, deklaroi se përveç vajzës përpara ekranit, asnjë dokument tjetër zyrtar nuk kishte vajtur për klientin e tij. Asnjë kërkesë apo formular për tu plotesuar?, shkruan mes të tjerash Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga