LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama si dajë gangster në filmin e Ermalit/ Boçi zbulon fytyrën e vërtetë të kryeministrit

4 Shkurt 2020, 17:36, Politikë CNA
Rama si dajë gangster në filmin e Ermalit/ Boçi zbulon

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për rolin e dajës gangster të personazhit kryesor të filmit ?I love Tropoja? të Ermal Mamaqit.

Boçi thotë se momentet e humorit ndërthuren me momentet e cinizmit dhe kufijtë e artit, propagandës, komedisë, talljes së nivelit të tavolinave, qëllimeve me aromë dufi e politikës së nënkuptuar dhe ngatërrohen keqazi.

Sipas tij: filmi ka komercializëm banal dhe art urban, ndërsa pretendon se do mbahet mend për shërbesën kryeministrore.

Marrjen përsipër nga Rama të një roli të tillër, Boçi e cilëson jo të rastësishme, pasi thotë se që në nisjet e tij kandiduese politike, Rama ka zbatuar mirë direktivat e Leninit për hir të formimit e të vazhdimësisë politike, për ta shdërruar artin në një armë efikase të propagandës.

?Mos harrojmë se kur merrte mandatin e dytë, Rama u mjaftua të ndërfutej krah doktor Florit në këngën e famshme të “West Side Family”, ?(I love) Tirona? e të zvargte pa asnjë art, fjalët:

?Zhurmë, shumë zhurmë sa zhurmë?, për të arritur qëllim e tij të fitimit të imazhit në publik. Kënga me tekstin argëtues dhe me art, bëri deri diku që simptomat e çmendurisë së betonit dhe sëpatave, t?u dukeshin tironsve si një normalitet, si një gjë e zakonshme, brenda mbretërisë së kaosit që Rama vetë sapo kishte nisur ta krijonte. Ajo me shpeshtësinë propaganduese të shfaqes, ndikoi jo pak në rehabilitimin e figurës së Kryetarit të Bashkisë, veçanërisht midis brezit të ri që ndikohet shumë nga trendi i kohës?, shprehet ai në rrjetet sociale.

Sipas tij, kreu i qeverisë ka dashur të impresiononte me termin ?artist? opinionet e kancelarive, por thotë se ka dështuar

Boçi pretendon se qëllimi kryesor i Ramës, është shitja në opinion e figurës së një kryeministri-bandit, si diçka normale dhe nëse është i inkriminuar të pranohet si diçka që duhet të ndodhë, si meritë, si trend i kohës, si evoluim politiko-artistik nga publiku i gjërë.

?Dalja e tij si ?dajë? me flokë të gjata, kinse si personazh, nuk e shpëton atë të jetë ?heroi? negativ, i një realiteti të cilin e ka ndërtuar vetë përgjatë këtyre shtatë viteve dhe të cilin kërkon me zor ta përcjellë si fiction.

Sado të përpiqet ai e të qesharakëzojë imazhin real të tij si i kryeministër i lidhur me krimin, humori që prodhon është i hidhur. Madje efekti është i kundërt nga ai që ai po kërkon të instalojë. Identifikimi i identikitit të tij si profil i akuzuar me lidhje mafioze, bëhet më i plotë në sytë e publikut me ?dajën? dhe gallatën e filmit?, vijon ish deputeti më tej, ndërsa ngre akuzat se filmi të shkakton doza neverie.

Demokrati thotë se në këtë film Rama është vetëvetja në habitatin e vet ku ndjehet mirë, ku pamja i rri mirë me shpirtin dhe ku fjalët i përputhen bindshëm me idetë e ku veprimet harmonizohen me qëllimet.

Sipas Boçit, ky është Rama i vërtetë, daja i krimit, i vendosur në një situatë të stisur skenike humori.

?E bën në atë që mund të konsiderohet si telenonela shtatëvjeçare ?I love Shqipëria? e qeverisjes së tij. Prodhim i kinostudios ?Rilindja e re?. Këtu po që aktron. Këtu Rama, luan kryeministrin, ndërkohë që është realisht Daja i krimit.

Nën petkun e këtij roli shtatëvjeçar, del para njerëzve e bën si i mirë, si i dhimbsur, ndërkohë që Daja i urren tmerrësisht njerëzit, i zhvat, i përqesh. Del para kamerave dhe i veshur shik si kryeministër flet, mashtron, se këtë ia kushtëzon Daja brenda qënies së tij. Pastaj negocion në emër të kombit, por instikti i Dajës e çon tek thika pas shpine?, deklaron ai.

Ish deputeti shprehet se gjatë ditës, personazhi i Ramës është kryeministri në rol që flet për ligj e reforma dhe urdhëron policët, prokurorët e gjyqtarët.

?I love Shqipëria? ndërkohë ka shikueshmërinë më të lartë në ekranet me popullore e kombëtare të blera, duke konkuruar dukshëm telenovelat turke dhe në kanalin e vetë dajës ERTV. Ndërkohë njerëzit me zor po presin fundin, fund në të cilin personazhi kryesor Kryeministri që është Daja i krimit të ?I love Tropoja? të diskretitohet dhe të bjerë nga froni.

Por pritja për rënie nuk mjafton. Duhet rrëzim. Daja i krimit i ?I love Tropoja? nuk mund të vazhdojë më të jetë Kryeminstri, sepse përtej telenovelës së tij shtatëvjeçare ?I love Shqipëria?, njerëzit e duan vërtetë këtë vend, e duan Shqipërinë?, nënvizon is deputeti i PD-së Luçiano Boçi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga