Connect with Us

Policia jep informacion zyrtar për ngjarjen në Elbasan/ Makina me targa greke nuk iu bind policisë

Kronika

Policia jep informacion zyrtar për ngjarjen në Elbasan/ Makina me targa greke nuk iu bind policisë

Publikuar

-

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë, salla e Drejtimit Korçë, ka njoftuar Sallën e Drejtimit të DVP Elbasan se mjeti tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922, nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë Korçë dhe Pogradec dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.

Menjëherë në Librazhd është ngritur pikë kontrolli e përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.

Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet policisë në Elbasan.
Focat Shqiponja , ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, kanë ngritur pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën,.
Drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Aksidentohet i mituri, mjeku “harron” të plotësojë kartelën

Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 shtetas .
Drejtuesi i mjetit shtetasi A. Sh, 27 vjec , banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Ky drejtues mjeti edhe në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit të punonëjsit të policisë për të ndaluar.
Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa atuomjetesh.
Policia thekson se nuk ka patur asnjë të shtënë me armë zjarri gjatë ndalimit të automjetit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishte duke luajtur/ Fëmija bie nga ballkoni në Konispol

Publikuar

-

Nga

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me armë zjarri i riu në Rrogozhinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Konispol.

Mësohet se një fëmijë rreth 4 vjeç ka qenë duke luajtur dhe ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës.

Fëmija është duke marrë shërbimin mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

LEXO EDHE:  Kush janë prokurorët që larguan ‘Dosjen e Elbasanit’ nga Prokuroria e Krimeve të Rënda?

LEXO EDHE:  "VJESHTË 2017" / Arrin në 50 milionë euro vlera e pasurive të sekuestruara

Sakaq, pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjen kullotat në Gjirokastër/ Zjarrfikëset “në luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Digjen kullotat në Gjirokastër/ Zjarrfikëset “në luftë” me flakët

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Karjan, në Lunxhëri të Gjirokastrës.

Mësohet se flakët kanë përfshirë një hapësirë me kullota poshtë fshatit, ndërsa deri më tani raportohet se janë djegur rreth 1 ha tokë.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.

Nga ana tjetër, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa policia e Gjirokastrës ka identifikuar dy autorë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U arrestua për korrupsion/ GJKKO merr vendimin për prokurorin e Sarandës

Publikuar

-

Nga

U arrestua për korrupsion/ GJKKO merr vendimin për prokurorin e Sarandës

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e arrestit me burg për prokurorin Sali Hasa, dhe për 4 persona të tjerë.

Me masën e arrestit të shtëpisë është lënë vetëm zyrtari i klubit të Përmetit Bujar Haredinaj.

Kështu gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg edhe për:

Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Humb jetën punëtori në Elbasan/ Policia fsheh ngjarjen

LEXO EDHE:  "VJESHTË 2017" / Arrin në 50 milionë euro vlera e pasurive të sekuestruara

GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal.

Prokurori Sali Hasa dyshohet se ka marrë para, kundrejt pushimit të çështjet për Miranin, i cili akuzohej për plagosje të lehtë me dashje, ndërkohë që e motra e tij Papa, punonjëse e policisë bashkiake, dyshohet se ka negociuar për lirimin.

LEXO TE PLOTE