Connect with Us

Paloka publikon foton e vilës së Ramës/ Thirrje OFL: Ju lutem justifikoni pak këtë

Politikë

Paloka publikon foton e vilës së Ramës/ Thirrje OFL: Ju lutem justifikoni pak këtë

Publikuar

-

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ironizuar ultimatumin e Operacion Forca e Ligjit(OFP) për deklarimin e pasurisë të disa personave.
Paloka ka publikuar foton e vilës së kryeministrit Edi Rama në Surrel mbi të cilën shkruhet: Ju lutem justifikoni pak këtë.
Një tjetër foto e publikuar nga Paloka është ajo e kryeministrit Rama i cili thotë se nëse nuk justifikohet pasuria do të sekuestrohet gjithçka.

LEXO EDHE:  Tritol makinës së administratorit të Vllaznisë/ Voltana Ademi mesazh të fortë Ramës dhe Lleshajt

“Brenda 48 oreve te gjithe kriminelët duhet të vërtetojnë si i kanë bërë pasuritë e tyre ndryshe”, shkruan Paloka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shqiptarët po mbijetojnë”/ Vasili: Zhvillimi ekonomik po bën hapa shkatërrimtarë

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët po mbijetojnë”/ Vasili: Zhvillimi ekonomik po bën hapa shkaterrimtare

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bazuar nga të dhënat e INSTAT thotë se shqiptarët shpezojnë gjithnjë e më pak pasi kanë hallin e mbijetesës.

Sipas Vasilit, buxheti i familjes shqiptare është në agoni të thellë.



“Shqiptarët shpenzojnë gjithnjë e më pak, pra kanë hallin kryesor vetëm mbijetesën. Inflacioni i korrikut 1.4%. Buxheti i familjes shqiptare në agoni të thellë. Ekonomia në krizë të thellë pasi s’ka as investime as të huaja dhe as vendase. Nuk ka paketa të vërteta efektive nga qeveria që realisht ndihmojnë bisnesin të ece dhe të mbijetojë. Praktikisht Shqipëria po ha veten dhe zhvillimi ekonomik po bën hapa shkaterrimtare prapa. Vetëm e vetëm demagogji dhe premtime mashtruese kjo është vetëm ajo që di të bëjë Rilindja”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Publikuar

-

Nga

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit Delvinë-Kardhiq.

CNA.al kujtoi faktin se punimet në këtë rrugë janë ndaluar kur Rama erdhi në pushtet në 2013-n, pasi ishte nisur nga qeveria e Sali Berishës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, i cili thotë se rruga Kardhiq – Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi e Ramës.

Berisha deklaron se kjo rrugë duhet të përfundonte 6 vite më parë, ndërsa tregon edhe skemën e asaj që ai e quan vjedhje.



“Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi një segment të rrugës Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 por që u shndërrua në histori vjedhjeje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit të përfundimit nuk është ndërtuar as gjysma e saj. Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi atë deri në vitin 2018 dhe ju rikthye me një skemë vjedhjesh të hatashme.

LEXO EDHE:  “Meta nuk respekton karantinën, bën “hiking”/ Rama justifikon presidentin: E ka punë

LEXO EDHE:  Gazetari "masakron" Ramën/ Po rrezikon seriozisht këtë vend

Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhjeje të pastër me çmim të katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për tu ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, pretendon se qeveria nuk ka asnjë strategji për normalizimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Shehu deklaroi se vendi sot është më keq në fillimin e mbylljes dhe hapjes.

“Qeveria nuk ka një strategji. Sot jemi më keq se në fillimin e mbylljes dhe hapjes. Ne nuk kemi pasur një strategji të qartë. Komiteti ynë që u krijua nuk kishte epidemiologë dhe priste atë që do të thoshte kryeministri. Pamë një komitet që nuk bëri asnjëherë një debat me kryeministrin. I gjithë mekanizmi drejtues nuk funksionoi. E vetmja gjë që funksionojë kanë qenë vetëm mjekët”, u shpreh ai në Rtv Ora.



LEXO EDHE:  Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri/Kuvendi i përgjigjet Ramës

Demokrati kërkoi një strategji të re në raport me krizën shëndetësore që po kalon vendi.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri mesazhe të koduara?/ Zbulon kush është “shefi i madh”

“Unë do të thërrisja ekspertët më të mirë nga Itali me kontratë pune për 1 vit. Do të stimuloja gjithë laboratorët që të bëjnë të gjithë testimet për Covid-19, për të arritur së paku 2000 testime PCR në ditë dhe mijëra serologjike”, theksoi Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE