Connect with Us

OFL ultimatum Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas/ Justifikoni pasurinë brenda 48 orëve

Kronika

OFL ultimatum Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas/ Justifikoni pasurinë brenda 48 orëve

Publikuar

-

OFL zbarkon në Shkodër/ I troket në derë dy "të fortëve"

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur sot formularin për të justifikuar pasurinë, Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës së Durrësit dhe Ardian Çapjas në Elbasan.

Forca e Ligjit kërkon që për 48 orë të justifikojnë pasurinë në të kundërt do të sekuestrohet.

“Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, informojmë opinionin publik se në zbatim të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, subjekteve:
– L. B., 49 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Adria”, Durrës, drejtues i një grupi kriminal, autor i veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas, në vitin 2012 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lirimin e tij me kusht.
– A. Ç., 52 vjeç, i arrestuar në flagrancë për veprat penale ”Vrasja e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ky shtetas, së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.

Si subjekt i Ligjit Special, këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

LEXO EDHE:  OFL zbarkon në Vlorë/ I kërkon deklarimin e pasurisë tre të rrezikshmëve

Sqarojmë se me marrjen e masës së sekuestros, çdo biznes, mjetet motorike apo tokat në pronësi të subjekteve administrohen nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, po as mund të shitet, të blihet apo të jepet me qira nga subjekti.
OFL do të informojë publikun vijimësisht, për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda” deklaron OFL-ja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Anëtar i bandës së Cërrikut që vranë gardistët në 1997/ Esktradohet nga Greqia Bashkim Buzani

Publikuar

-

Nga

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është  krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Bashkim Buzani, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të vitit 2005, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila e ka dënuar me 20 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, më datë 04.04.2005, është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe Gjykatë a Apelit Selanik, me vendimin e datës 12.10.2005, e ka dënuar me 16 vjet burg.

Pas kryerje së dënimit për llogari të autoriteteve të drejtësisë greke u bë ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

LEXO EDHE:  OFL hedh “rrjetën” në Korçë/ Ultimatum tre trafikantëve dhe një hajduti

LEXO EDHE:  "Deklaroni pasurinë brenda 48 orësh"/ OFL ultimatum shënjestrave të radhës

 Rrethanat e ngjarjes

Sipas Policisë, në trazirat e marsit të vitit 1997, Bashkim Buzani ka qenë anëtar i një bande të armatosur.

Fillimisht ky grup u krijua nga një grup i armatosur personash në lagjen nr.3 në Cërrik, me qëllim mbrojtjen e tyre nga një bandë tjetër.

Më pas, me kalimin e kohës, duke marrë tiparet e një grupi të strukturuar kriminal prej shumë vitesh, anëtarët e grupit kryenin vepra të ndryshme si vrasje dhe grabitje me armë.

Ky grup grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin.

Gjithashtu, shtetasi Bashkim Buzani, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit, ka grabitur disa banesa dhe lokale të ndryshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumba ndaj 60 vjeçarit/ Autori i zhduket policisë

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Sipas Policisë, shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Fatmirëisht, nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

LEXO EDHE:  OFL “zbarkon” në Elbasan dhe Peqin/ Ultimatum për pasurinë 5 të dënuarve

LEXO EDHE:  OFL si dështim i kapter Lleshajt

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr masiv edhe në Shkodër/ Dyshohet të jetë i qëllimshëm

Publikuar

-

Nga

Situata e zjarreve në vendin tonë vijon të jetë mjaft kritike, ndërsa mbrëmjen e sotme raportohet se një zjarr masiv është aktivizuar në një sipërfaqe pyjore, edhe në qarkun e Shkodrës.

Mësohet se zjarri ka përfshirë pyjet e Fushë-Arrëzit, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk rrezikohen banesat.

Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pisha, ndërsa zjarrfikësit e Fushë-Arrëzit, po punojnë për shurjen e flakëve.

LEXO EDHE:  “48 orë kohë për deklarimin e pasurisë”/ OFL shënjestron tre “të fortët” e radhës

LEXO EDHE:  OFL zbarkon në Fushë Krujë dhe në Durrës/ Ultimatum për pasurinë dy të dënuarve

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se zjarri është shfaqur gjatë mbrëmjes së sotme dhe dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE