LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga vrasja e dy turistëve anglez në Greqi tek vjedhja e energjisë/ Kush është i arrestuari në Vlorë

4 Shkurt 2020, 10:29, Kronika CNA
Nga vrasja e dy turistëve anglez në Greqi tek vjedhja e

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vënies në pranga të Bardhosh Lytaj Alias Mino, ditën e  sotme në Vlorë.

Akuza të cilat rëndojnë mbi të lidhen me një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 në Greqi. Mino në atë kohë dhunoi, grabiti dhe më pas vrau dy turistë anglez në afërsi të Patrës. Për këtë ngjarje gjykata e shkallës së parë në Patra të Greqisë e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Mbi Minon rëndojnë edhe akuza e trafikut të lëndëve narkotike, për të cilën gjykata e Kretës e ka dënuar me 6 vite burg.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, raporton se për çudi ndaj Bardhosh Lytajt  rëndon edhe akuza e vjedhjes së energjisë elektrike ku për këtë vepër penale ai është dënuar me 5 muaj burg nga gjykata e Korfuzit.

Në dosjen e siguruar nga prokuroria rezulton se Mino ka edhe një arratisje nga burgu i Greqisë në kohën kur vuante dënimin e dy turistëve anglez.

Vendim i gjykatës së Shkallës së Parë në Patra të Greqisë , pritet të konvertohet në burgim të përjetshëm në Shqipëri.

Në kërkim për vrasje, grabitje me armë dhe trafik droge/ Prangoset 47-vjeçari

Lajmet e fundit nga