LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në kërkim për vrasje, grabitje me armë dhe trafik droge/ Prangoset 47-vjeçari

4 Shkurt 2020, 07:40, Kronika CNA
Në kërkim për vrasje, grabitje me armë dhe trafik droge/

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale nga shteti grek.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi B.M (L), 47 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas uniformave blu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal nr.196, datë 06.08.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbështetur edhe nga të dhënat e dërguara nga shteti Grek, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:

“Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike”, dhe ?Falsifikim”, të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga