LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku që zbuloi i pari koronavirusin u censurua/ Përfundon në spital i infektuar

4 Shkurt 2020, 10:27, Kosova & Bota CNA
Mjeku që zbuloi i pari koronavirusin u censurua/ Përfundon në

Li Wenliang është një doktor 34 vjeçar nga Kina i cili në datën 30 dhjetor ai ishte i pari, që zbuloi koronavirusin pasi pa testet e 7 pacienteve të sëmurë.

Po atë ditë, mjeku dërgoi një mesazh në grupin e ëhatsappit me shokët e tij që kishte patur student në shkollën e mjekësisë, ku i paralajmeronte të bënin kujdes për vete dhe familjet.
Li shpjegoi se, sipas një testi që ai kishte parë, sëmundja ishte koronavirus një familje e madhe e viruseve që përfshin sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes.
“Unë vetëm doja t’i kujtoja shokët e mi të universitetit që të ishin të kujdesshëm,” tha ai.
Brenda pak orësh mesazhi u bë viral në të gjithë Kinën.

“Kur i pashë duke qarkulluar në internet, kuptova se ishte jashtë kontrollit tim dhe unë ndoshta do të ndëshkohesha,” tha Li, shkruan CNN.
Menjëherë pasi ai postoi mesazhin, Li u akuzua për shpifje nga policia e Ëuhan. Deri tani virusi ka marrë të paktën 425 jetë dhe ka sëmurë më shumë se 20,000 njerëz globalisht, përfshirë Li.
Nga një shtrat i kujdesit intensiv në spital, Li i tha CNN se ai ishte konfirmuar të shtunën se ishte infektuar me koronavirusi./CNA.al

Lajmet e fundit nga