Connect with Us

LSI parti parlamentare/ Mona pa mandat

Politikë

LSI parti parlamentare/ Mona pa mandat

Publikuar

-

Në shkurt të vitit të kaluar, pra rreth një vit më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu bashkua vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha për të djegur mandatet e deputetëve, në shenjë protestë kundër qeverisë të cilën e akuzojnë se ka ardhur në pushtet me votat e blera me paratë e krimit.

Edhe pse LSI kishte vetëm një grusht deputetësh vendosi të braktisë parlamentin.

Mirëpo në selinë e LSI-së, ka pasur mjaft përplasje, dhe në fund deputeti Lefter Koka ka vendosur që të kundërshtojë vendimin e grupit, duke mos e djegur mandatin e tij, të fituar në qytetin e Durrësit. Po ashtu një tjetër deputet që mandatin e mori me LSI, Robert Bitri nuk e ka djegur mandatin dhe për më tepër i është bashkuar PS-së.

Por, tashmë Kryemadhi ka bërë një “lëvizje të papritur”, për të rikthyer LSI-në në parlament, duke i marrë një deputet borxh Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Deklarata bombë e "kaubojsit"/ Ju tregoj si Rama e pengoi Trump-in të investojë në Shqipëri

Në 24 janar 2020, në media u raportua se Gjetan Gjetani, i zgjedhur si deputet i Partisë Socialiste në Kurbin, është bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Kjo lëvizje e deputetit Gjetani vjen pas përplasjeve me kryeministrin Edi Rama. Në muajin shtator të vitit 2018, kryeministri Edi Rama e përjashtoi nga grupi parlamentar i PS, deputetin Gjetan Gjetani. Shkak për këtë u bënë deklaratat e Gjetanit, i cili e konsideronte policinë e Lezhës si të paaftë.

Dhe ndërkohë në seancën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti Gjetani ishte i pranishëm në sallë, si përfaqësues i LSI-së, gjë që e bën këtë forcë politike automatikisht parti parlamentare, edhe pse vetë Mona është pa mandat./ CNA.al

Deputeti “rebel” i Ramës ikën te LSI

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Çupi: S’duam ta kthejmë protestën në grevë urie/ Nuk e përjashtojmë si opsion!

LEXO EDHE:  Deklarata bombë e "kaubojsit"/ Ju tregoj si Rama e pengoi Trump-in të investojë në Shqipëri

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Një i droguar në krye të  bashkisë/ Rama mbron kryebashkiakun e kapur “mat”

LEXO EDHE:  Një ditë para seancës plenare/ Rama i shkon në zyrë Metës

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE