Connect with Us

Kryemadhi takim me komunitetin shqiptar në New York/ LSI po përgatitet për rikthimin e të rinjve nga emigrimi

Politikë

Kryemadhi takim me komunitetin shqiptar në New York/ LSI po përgatitet për rikthimin e të rinjve nga emigrimi

Publikuar

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në New York.

Kryemadhi u shpreh se në takimet e shumta që kam zhvilluar me pjesëtarë të komunitetit shqiptar me SHBA është ndjerë krenare për arritjet e tyre realisht suprizuese por njëkohësisht ndjej edhe dhimbje, që ne si klasë politike jemi treguar të pavëmendshëm dhe indiferent për të realizuar reformat ekonomike dhe avancuar me shpejtësi në integrimin e vendit, për të bërë të mundur ndaljen e shpopullimit dhe hemoragjinë e trurit dhe të pjesës më energjike të Shqipërisë rinisë sonë, që i kushton shumë kombit dhe vendit.

Kryemadhi foli nga SHBA për iniciativën që LSI po përgatit për rikthimin e të rinjve dhe të rejave nga emigrimi dhe sesi Shqipëria duhet të përgatitet që kthimi i tyre të jetë mundësi për të rritur ekonominë shqiptare dhe kjo t’iu kthejë besimin familjeve të reja shqiptare që kanë më shumë mundësi në Shqipëri se në mërgim. Kjo duket utopi por ulja e taksave, paga të mirëpaguara subvencione që profesionin e bujqësisë që është shumë i vështirë por i domosdoshëm për jetë të shëndetshme për fëmijët shqiptare. Garantimin e arsimit dhe shëndetësisë cilësore. Kjo është detyra jone si politikë dhe ne duhet të ecim shpejt sepse Shqipëria po zbrazet dhe po plaket me ritme shumë të shpejta.

Shumë prej shqiptarëve punojnë dhe drejtojnë kompani të mëdha zyra legale, banka dhe janë dinjitozë në profesionet e tyre. Ndoshta sot Shqipëria nuk iu ofron mundësi por ne duhet të punojmë që t’iu krijojmë mundësine që të vijnë dhe idete e tyre dhe projektet e tyre t’i zhvilojnë në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Deklarata "bombë" e Kryemadhit/ Videoja e dërguar në Itali për analizë, nuk është e vërteta

“Super brain mund ta quajme apo si të doni por ne duhet të bashkohemi të gjithe që të ngrejmë në këmbë Shqipërinë dhe t’i rikthejmë asaj rininë e ikur t’i rikthejmë buzëqeshjen dhe freskinë që po i mungon.
Në duhet të heqim taksimin e dyfishtë, për investimet amerikane aq më shumë kur janë shqiptaro-amerikane pra të mos paguhet dy herë taksa dhe në Amerikë dhe në Shqipëri,sepse në fund të fundit Shqipëria nese e vendos taksen zero ajo fiton investimin krijohen vende të reja pune sjell teknologji të përparuar dhe kemi “More America in Albania”.
Sa më shumë investime shqiptaro-amerikane të ketë në Shqipëri sa më prezent të jetë investimi amerikan, shtetasit amerikan dhe Amerika do të jetë shumë e vëmendshme ndaj Shqipërisë”, tha Kryemadhi gjatë fjalës së saj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Gjirokastër/ Harito: Reforma në administratën publike e rëndësishme

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Adriatik Llallës/ Berisha: Nëse ka të dhëna, të nisë hetimi

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Kryemadhi përplaset me Bolinon për pasurinë/ I nxjerrin të palarat njëri-tjetrit

LEXO EDHE:  Taksa ndaj Serbisë/ SHBA bllokon Kosovën

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE