LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KLSH kap me shkelje Hekurudhat Shqiptare/ Kërkohet  ndërhyrje emergjente

4 Shkurt 2020, 16:22, Aktualitet CNA
KLSH kap me shkelje Hekurudhat Shqiptare/ Kërkohet  ndërhyrje

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një auditim përputhshmërie në Hekurudha Shqiptare SHA, Durrës, për periudhën janar 2018 – maj 2019.

KLSH bën me dije se në përfundim të auditimit rezultuan shkelje organizative, shkelje me pasoja financiare, si dhe shkelje në mospërputhje me parimet e efiçiencës, ekonomicitetit dhe efektivitetit.

Grupi i Auditimit ka rekomanduar 35 masa organizative, 5 masa shpërblim dëmi në shumën 8,187,000 lekë dhe një masë shpenzimesh jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit në shumën 10,953,875 lekë, si dhe 2 masa disiplinore.

Mësohet se gjetjet dhe rekomandimet e auditimit iu përcollën Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

?Performanca e treguesve ekonomiko-financiare për periudhën objekt auditimi, si dhe detyrimet e prapambetura ndaj të tretëve, kredi afatshkurtër e afatgjatë, për principial dhe interesa, fatura për blerje etj., pasqyrojnë qartazi jo vetëm një? krizë te? mprehte? likuiditeti të Shoqërisë Hekurudha Shqiptare, por vazhdimësia në këto tregues performance për një periudhë të gjatë po e çon shoqërinë drejt falimentimit.

Problematikë e konstauar në funkionimin e kësaj shoqërie është transporti hekurudhor privat. Moszbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore nga transportuesit hekurudhor privat që operojnë në rrjetin hekurudhor pronë e Shoqërisë ?Hekurudha Shqiptare? sh.a, sjell një risk të lartë dhe mund të cënojë sigurinë e lëvizjes së trenave, të jetës së udhëtarëve dhe të mallrave, të ruajtjes së pronës, mbrojtjes së mjedisit dhe shfaq një rrezik potent në ecurinë e veprimtarisë së vetë shoqërisë?, janë shkeljet e konstatuara nga auditi.

Gjithashtu KLSH deklaron se: ?shoqëria ?Hekurudha Shqiptare? sh.a, Durrës nuk ka kryer likuidimi në kohë të detyrimeve për kohë qëndrimin e vagonëve të huaj. Konkretisht për periudhën 01.01.2018 deri me 31.05.2019, detyrimi i Shoqërisë ?Hekurudha Shqiptare? sh.a, Durrës ndaj hekurudhave të huaja është në vlerën 3,560,884 euro ose 439,498 mijë lekë dhe nga moskryerja e pagesave në kohë vlera e penalitetit të akumuluar është në shumën 476,545 euro?.

Sipas KLSH-së, Shoqërisë Hekurudha Shqiptare SHA nuk i është dhënë vëmendja e duhur në lidhje me  investimet shtetërore. Ndaj, kërkohet  ndërhyrje emergjente me një strategji të mirëfilltë dhe një plan konkret masash, me fokus të veçantë stimulimin e transportit të mallrave dhe përmirësimin të lidhjeve të strukturave hekurudhore me ato portuale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga