LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

4 Shkurt 2020, 07:03, Sociale CNA
Kapriçot e motit/ Rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

Dita e sotme do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e qendrës dhe atë të veriut. Duke nisur nga orët e pasdites të ditës së sotme vendi përfshihet i gjithi nga reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për tu theksuar është fakti se për shkak të depërtimit të masave ajrore polare, nga orët e vona të mbrëmjes (23:00) të ditës së Martë deri në orët e para të mëngjesit (06:00) të ditës së Mërkurë në zonat malore në lartësitë mbi 300 metër do të ketë reshje të dendura dëbore.

Reshjet e dëborës zbresin gjithashtu deri në lartësitë kodrinore 500-600 metër ndërsa nga ana tjetër ultësira perënimore dhe vija bregdetare do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme vendet e ulta dhe ato bregdetare do të kenë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa zonat malore reshje dëbore.

Lajmet e fundit nga