Connect with Us

“Ka ardhur momenti për një vit 0”/ Ish-ministri i Ramës kërkon amnisti financiare  

Politikë

“Ka ardhur momenti për një vit 0”/ Ish-ministri i Ramës kërkon amnisti financiare  

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani shkruan se vendi ka nevojë për një amnisti të përgjithshme financiare, gjë të cilën ai e shikon si rrugëdaljen e vetme nga për gjendjen se ku jemi katandisur.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se për këtë duhet pak vendosmëri dhe serruga më e mirë sipas tij është të legalizohet pasuria informale dhe të fillohet nga zero.

“Ky vend ka nevojë për një amnisti të përgjithshme financiare. Duhet pak mend, por dhe sinqeritet dhe vendosmëri.

Kështu si e kemi katandisur, vendi është i paqeverisshëm. Nuk kanë kuptim më as ligjet e as masat ekzektutive, sado ekstreme të jenë.

Presioni i ekonomisë formale është shumë më i madh. Është kjo ekonomi në fajt që mban njerëzit me bukë,ashtu siç financon edhe luksin e disave.

Ndoshta mënyra më e mirë është legalizimi i parasë informale. Të gjitha shtetet e bëjnë. Edhe ne e kemi bërë me apo pa dashje, por në mënyrë pjesore.

Kemi legalizuar ndërtimet pa leje, pa pyetur fare nga erdhën paratë. Kemi legalizuar ndërtime pa fund me leje ndërtimi nga më të çudirshmet. Kemi urbanizuar tmerrësisht shumë qytetet, pa pyetur hiç me çfsrë parash. Kemi bërë e jemi ende në proçes rivlerësimi pronash. Kemi falur taksa e detyri.e fiskale.

Por ka ardhur momenti për një vit 0. Një vit ku të gjithë duhet të deklarojnë dhe të rregjistrojnë publikisht pasurinë, pavarësisht si e kanë krijuar.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës akuza të rënda policisë dhe gjykatës

Pas vitit 0, vjen viti 1. Ky është momenti kur vendi bëhet i qeverisshëm me ligje e rregulla.”-shkruan Manjani.

Më tej, ai thekson se duket si një teze e diskutuueshme, por shton se pak njerëz kanë fytyrë për moral, prandaj sipas tij duhet filluar nga formalizmi.

“Duket si tezë e dikutueshme, e goditshme, e vështirë, por mendoj se duhet bërë. Këtu nuk ka më vend për moral, sepse pakkush ka fytyrë për moral e moralizim.

Askush nuk mund të pretendojë se po vë ligj e rend, kur shoqëria mbahet në këmbë nga ekonomia informale.

Prandaj kjo punë fillon nga formalizimi. Dhe formalizimi nuk bëhet me kod penal as me populizma KÇK-iste, por me mend në kokë dhe me përgjegjshmëri të lartë publike.

Unë kështu e mendoj.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Përjashtimi i Teatrit nga zonat e mbrojtura/ Ish-ministri i Ramës thumbon Qeverinë

LEXO EDHE:  Avokati i Popullit, rekomandim ministrit Manjani: Zgjidhje për personat me probleme mendore në burgje

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  “Bilanc ambasadorësh”/ Manjani numëron dështimet

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës akuza të rënda policisë dhe gjykatës

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE