LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi jetën në rrethana misterioze/ Flet mjeku: 28-vjeçari erdhi me temperaturë dhe skuqje fyti

4 Shkurt 2020, 15:45, Kronika CNA
Humbi jetën në rrethana misterioze/ Flet mjeku: 28-vjeçari

Pas humbjes së jetës së të riut B. Kokonozi nga një fshat i Përrenjasit, ka folur edhe mjeku i spitalit të Librazhdit Bashkim Vasku.

Mjeku tregoi se 28-vjeçari ishte paraqitur te ai në spital rreth orës 19:15, me skuqje fyti dhe temperaturë 39. Ai kishte marrë mjekim në urgjencë dhe pas rënies së temperaturës ishte larguar për në banesën e tij, por rreth mesnatës ishte ndjerë sërish keq dhe kishte njoftuar ambulancën.

Ndonëse ambulanca ishte nisur për të marrë të riun, Kokonozi kishte humbur jetën.

?Rasti u paraqit në orën 19:15 me skuqje të fytit me temperaturë 39. Aplikuam një medikament për rënien e temperaturës. Më pas u njoftuam se gjendja ishte rënduar dhe konstatuam që ka ndërruar jetë. Përveç asaj skuqjes që pamë dhe gjendjes virale duhet të ketë patur ndonjë problem tjetër.

Nuk konstatuam gjë tjetër nga ai. Temperatura i ra dhe në orën 12:00 i filloi prap. Nuk e di mori mjekimet që mori apo jo, por që për temperaturën do ketë përdorur. Do të ketë pasur komplikacion, është rasti i rrallë por ne nuk konstatuam gjë tjetër. Ishte një skuqje e fytit dhe temperaturë 39, kaq. Si gjendje ishte mirë por virozë kishte, jo grip?, deklaroi mjeku në një prononcim për News 24

Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar në spital dhe pritet të dalë autopsia për të hedhur dritë mbi vdekjen e 28-vjeçarit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga