Kronika
Detaje të reja nga ngjarja në Elbasan/ I riu po ndiqej nga policia, i dha gaz kur pa postobllokun

Policia ka arrestuar shtetasin Ardilen Shehu i cili shkaktoi aksidentin mëngjesin e kësaj të marte në aksin Elbasan-Librazhd.
Mëshet se policia është vënë në ndjekje të tij që nga Korça por ai nuk është ndaluar.
Ndërkohë në Elbasan ishte ngritur një postbllok për ndalimin e tij, por sapo ka parë policinë, Ardilen Shehu i ka dhënë edhe më shumë gaz makinës së tij tip ‘Passat’ duke u përplasur edhe me dy makina të tjera njëra prej tyre një autoshkollë.
Nga përplasja makina e autorit ka përfunduar e përmysur me rrota në ajër.
Në këtë moment policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e tij ndërkohë që po punohet për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarje./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Pas arrestimit të sanitares mashtruese/ Policia bën lëvizjen e radhës
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi mbrëmjen e djeshme një skandal, ku një punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid 2, bënte pazar me...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makinat bëhen copë te ambasada italiane
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur fort duke pësuar dëme të...