Connect with Us

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Seks dhe drogë tek ish godina e amortizuar e fabrikës së miellit në Korçë

Denoncim

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Seks dhe drogë tek ish godina e amortizuar e fabrikës së miellit në Korçë

Publikuar

-

Banorët e një pallati të ndërtuar para 15-viteve janë në frikë të përditshme, pasi godina e ish fabrikës së miellit të qytetit të Korçës që ndodhet jo më larg se 1 metër distancë mund të shembet prej amortizimit.

Kjo fabrikë e dalë jashtë funksionit, e ndërtuar në vitet 1945, tashmë është kthyer në një ngrehinë të rrezikshme për pallatin ngjitur, por edhe për kalimtarët që kalojnë nëpër ngushticën ndërmjet dy godinave. Tullat e godinës kanë filluar të bien, ndaj banorët për të hyrë në pallatin e tyre çdo ditë rrezikojnë jetën.

Përveç rrezikut të shembjes, banorët e këtij pallati ankohen në Fiks Fare se kjo godinë është kthyer edhe ne një vatër sëmundjesh, pasi ambientet në të janë plot plehra dhe me fekale. Ata shtojnë se kjo godinë është kthyer në një strehë për përdoruesit e drogave dhe bazë për të kryer vepra të turpshme.

“Kemi fëmije dhe vajza, por për shkak se aty bëhet gjithçka kemi frikë dhe turp t’i nxjerrim në dritare apo në oborr” shprehet një banor i pallatit.”Kemi 5-vite që ankohemi pranë Bashkisë së Korçës, por deri më tani asnjë ndërhyrje nuk është bërë. Te vetmen gjë që bënë është vendosja e dy tabelave paralajmëruese ku shkruhet: ‘Kujdes rrezik shembje’ ” pohon një tjetër banor. Ata kërkojnë që godina e rrënuar e ish fabrikës së miellit të shembet, para se të shkaktojë ndonjë tragjedi.

LEXO EDHE:  A bëhet seks në kampingun e partisë në Jalë?/Kreu i FRESSH: Nuk e di, por them që…

Gazetarët e Fiksit pas shqetësimit të banorëve u interesuan pranë Bashkisë Korçë. Kryeinspektori i I.M.T-së zoti Idlir Limllari shprehet se është i njohur me problemin dhe u jep të drejtë banorëve. Aqi sqaron se godina ka vite që është privatizuar ndaj edhe I.M.T nuk mund të ndërhyjë në prishjen e saj. ” Ne kemi ndërhyrë dy herë në godinë pas ankesave të banorëve, kemi pastruar tullat për mos rënë, por nuk mund të bëjmë më shumë se kaq” u shpreh Limllari. Për të qetësuar banorët por edhe për t’iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se sa rrezikon kjo godinë shembjen , Limllari sqaron se godina është e amortizuar, por është e ndërtuar me beton arme dhe kjo përjashton rrezikun e shembjes.

I pyetur se nëse situata është e tillë pse janë vënë tabela sinjalizuese ku tregojnë rrezik shembje, Limllari shpjegon se është gabim “do i heqim ato dhe do vëmë tabela ku do të tregojnë që ka rrezik vetëm për rënie tullash, jo për shembje”. Në fund kryeinspektori i IMT-së Korçë premton se do të ndërhyjnë në godinë për ta pastruar./Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Show vulgar me Anti-KÇK-në/ Qytetari i nxjerr të palarat policisë: Deri tani vadisnit parcelat me hashash?!

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministi Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon “shown” e qeverisë sipas tij, me Anti-KÇK-në.

Përmes mesazhit dërguar ish Kryeministrit, ai i bën disa pyetje edhe krerëve të Policisë dhe jo vetëm.

“Policia e shtetit ngrihet në këmbë! Pse shtrirë ka qënë deri tani?! Apo ka qënë në gjumë ?! Apo ishte e zënë duke vaditur parcellat me hashash?!

LEXO EDHE:  Tërmeti në Korçë/ Banorët në protestë, po kryhen punime selektive

LEXO EDHE:  Nëse mashkulli nuk ju kënaq në seks, ja çfarë duhet të bëni

Pse duhet të paguajmë militantët e rilindjes socjaliste me uniforma policie që të ndjekin mbrapa makinat lluksoze, kur këto automjete kanë marrë leje qarkullimi nga vetë institucjoni që drejtohet e komandohet nga qeverria e Ramës?

Nje shou vulgar per te mbushur xhepat!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Dalin fotot e llotos së hapur përballë Ministrisë së Mbrojtjes/ Policia e mbyll dy orë kur vjen kontrolli”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, thotë se bixhozi po lulëzon.

Ndonëse qeveria i ka mbyllur të gjitha llotot dhe lojërat e fatit dhe i ka ndaluar me ligj, në mesazhin e  publikuar nga Berisha thuhet se përballë Ministrisë së Mbrojtjes është një dyqan llotosh.

Më tej, ngrihen akuzat se në momentin kur do të vijë kontrolli, policia e mbyll dyqanin për rreth dy orë.

“Edi Rama ka thënë që janë të gjitha bixhozet e mbyllura, por unë do të dërgoj disa foto që të të them ty që në policinë e Lleshajt janë të gjithë të korruptuar. Si ka mundësi që një lokal përballë me Ministrinë e Mbrojtjes është hapur me lloto dhe kompjutera dhe policia e Lleshajt në momentin që do ti vijnë për kontroll i mbyll 2 orë dhe i hap prap”, thuhet në mesazh, ndërsa ish-kryeministri ka publikuar edhe fotot e llotos së hapur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dy mësues humbën jetën në aksident/ Berisha dënon qëndrimin përçmues nga qeveria

Publikuar

-

Nga

Një aksident tragjik më pasojë vdekjen e dy mësuesve ka ndodhur dje në Memaliaj.

Mësuesit që humbën jetën ishin duke u kthyer nga shkolla në fshatin Krahës të Tepelenë, me një makinë tip “Benz”, por mjeti ka rënë në greminë, duke shkaktuar vdekjen e 2 prej tyre ndërsa dy të tjerë mbetën e të plagosur.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili teksa shpreh ngushëllimet për humbjen e tyre, denoncon dhe mungesën e transportit për arsimtarët.

“Shpreh dhimbje per vdekjen aksidentale te dy mesuesve dje ne Tepelene
Lexoni mesazhin e tij!

Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjareve te te dy mesuesve qe humben jeten dje ne aksident rrugor por dhe denoj me ashpersine me te madhe qendrimin perçmues qe mbahet ndaj mesuesve, nxenesve dhe sistemit arsimor ne teresi nga narkoshtetit ne Shqiperi! sb

Pershendetje I nderuar doktor!marr shkas nga ngjarja e djeshme ku humben jeten dy mesues per shkak te kesaj qeverie te babezitur ku mesuesit paguhen akoma me rritjen qe keni bere ju kur ishit ne pushtet,Zyra Arsimore duhet të mundësojë transportin e mësuesve dhe nxënësve me furgon ose autobus, por kjo çështje është lënë prej vitesh në harresë. E njëjta problematikë është në gjith të vendit, ku tenderët për transportin janë ndër aferat kurruptive kryesore të zyrave arsimore dhe institucionet heshtin përballë këtij abuzimi që sot mori 2 jetë njerëzish. Shumë mësues janë të detyruar të japin mësim në zona të thella malore larg shtëpive dhe Zyrat Arsimore i detyrojnë të shkojnë me makinat private. Fondet e parashikuara për transportin e mësuesve vidhen sistematikisht dhe hetimet nuk finalizohen asnjëherë as nga organet ligjzbatuese”,jane shume mesues qe ndyshojne vendbanimin thjesht per te perfituar transportin ne menyre te padrejte faleminderit publikoje ta marre vesh i gjith populli se ca qeverie naziste qe kemi.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE