Connect with Us

Betimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese tek presidenti/ ISP i drejtohet Kuvendit

Politikë

Betimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese tek presidenti/ ISP i drejtohet Kuvendit

Publikuar

-

Gjatë ditëve të ardhshme, Kuvendi do merret me dy nismat e mazhorances për ndryshimin e formulës së betimit të gjyqtareve tek Presidenti.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) i është adresuar Komisionit për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut në Kuvend, lidhur me dy nismat e tre deputetëve të mazhorancës për ndryshime në praktikën kushtetuese e ligjore të kryerjes së betimit për anëtarët e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, magjistratëve, etj.

Konkretisht, ISP vlerëson se nismat “Për disa shtesa në ligjin nr. 8577, date 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese”, të ndryshuar“, si dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, datë 06.10.2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH”, të ndryshuar” bien ndesh me standardin e përcaktuar në Kushtetutë dhe nuk ofrojnë zgjidhje të problematikës së krijuar në marrëdhëniet midis Presidentit, parlamentit, Gjykatës Kushtetuese, etj. ISP vlerëson se “zgjidhja e konflikteve kushtetuese mund e duhet të bëhet përmes Gjykatës Kushtetuese.

“Zgjidhja e krizave dhe konflikteve politike mund e duhet bërë përmes maturimit dhe bashkëpunimit institucional. Bazuar edhe në praktikat tona të tranzicionit ndërhyrjet e shpejtuara ligjore dhe kushtetuese kanë rezultuar jo efikase dhe në thelb, kanë qenë të kontestueshme dhe me impakt negativ në standardet e funksionimit të shtetit të së drejtës”.
Kushtetuta e RSH (1998) me ndryshime, në nenin 129 përcakton se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës“. Në dallim nga disa kompetenca të tjera kushtetuese në këtë rast Kushtetuta nuk shprehet më tej “sipas ligjit“, por e konsideron atribut 100% të Presidentit të Republikës. Kjo është një kompetencë tipike e Presidentëve në republikat presidenciale, gjysmë-presidenciale dhe parlamentare, në rastet kur betimi nuk përcaktohet ndryshe në Kushtetutë ose në ligjin organik. Si e tillë, nisma e tre deputetëve për të ndryshuar këtë praktikë kushtetuese nuk ka të bëjë direkt me ligjin nr. 8577, por ka të bëjë me normën dhe nenin kushtetues, me një kompetencë kushtetuese të Presidentit. Siç dihet, Kushtetuta mund të ndryshojë përmes një procesi krejtësisht të ndryshëm dhe jo përmes nismës së tre deputetëve. Për rrjedhojë, çdo akt në këtë drejtim mund ta çojë parlamentin në shkelje të Kushtetutës dhe të bëhet burim për një krizë tjetër politike e institucionale në vend.
Kuvendi, përmes krijimit të një institucioni të ri të betimit “betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës“ rrezikon të deformojë parimet dhe normat kushtetuese dhe të krijojë precedentë të pa aplikueshëm në asnjë vend evropian. Nëse kjo klauzolë miratohet atëherë çdo gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese ose i Gjykatës së Lartë, Prokurori të Përgjithshëm, etj, dhe më pas edhe zyrtarë të tjerë që e lidhin mandatin e tyre me aktin e betimit, do t’u lindë e drejta të bëjnë betimin personal në banesën e tyre, në zyrë, tek noteri, në TV, në pushime dhe kudo që ata mund të ndodhen në moment, – mjafton që të firmosin një deklaratë dha ta adresojnë atë tek institucioni i emërtesës. Krijimi i një institucioni të tillë paralel dhe formal betimi deformon solemnitetin dhe legjitimitetin e individëve të zgjedhur, dobëson ndjeshëm institucionin e Presidentit, institucionin e Kuvendit dhe çdo institucion tjetër emërtese, si dhe hap mundësi të reja abuzive për kriza të tjera për këtë çështje në të ardhmen”, thuhet në opinionin e ISP.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Publikohen formularët e vetë-deklarimit për gjyqtarët dhe prokurorët/ Ja kush i ka ndryshuar gjeneralitetet

LEXO EDHE:  Kuvendi njofton fillimin e sesionit të ri parlamentar/ Zbardhet rendi i ditës

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Përfundon raporti i vlerësimit për kandidaturat e shoqërisë civile për KLP

LEXO EDHE:  SHBA-BE gati listën e “zezë” të gjyqtarëve që u janë refuzuar vizat

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE