LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati i Begos ironizon Anti-KÇK-në/ Iu mungoi boja e stilolapsit që nuk futën gjyqtarët e prokurorët

4 Shkurt 2020, 22:03, Politikë CNA
Avokati i Begos ironizon Anti-KÇK-në/ Iu mungoi boja e stilolapsit

Avokati i biznesmenit Edmond Bego, Ardian Leka ka ironizuar paketën Anti-KÇK, për të cilën fillimisht u paralajmërua se synon të godasë prokurorët dhe gjyqtarët e korrupstuarm, ndërsa tani po godet qytetarët e lidhur me krimin e organizuar.

Avokati tha me tone ironi: ?Pse, iu mungoi boja e stilolapsit atyre, që nuk e futën dhe pjesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve??

Leka tha se kjo paketë nuk ka fuqi të godasë krimin, ndërsa theksoi se Anti-KÇK-ja ka ndryshuar qëllimin.

?Ky ligj vendoset mbi një ligj tjetër, që ka të gjitha parametrat e ligjeve bashkëkohore, që ne e kemi marrë nga Italia. Ky nuk ka as Forcën e Ligjit sot, se nuk është miratuar në Parlament. Sot në Shqipëri, që nga 2009 e në vazhdim, ka pasur një ligj, ai Antimafia, që ka funksionuar. Prokurorët kishin të gjitha të drejtat, që mbi bazën e kallëzimeve të policisë, dërgonin letrat në prokurori dhe kjo e fundit bënte të gjitha verifikimet, dhe kur konstatonte se pasuritë nuk buronin nga burime të ligjshme, menjëherë vinin sekuestro preventive.

Pastaj prokuroria i drejtohej gjykatës dhe kjo e fundit vendoste nëse po ose jo. Pastaj fillohej një proces i ligjshëm për të vërtetuar personi se si e kishte vënë pasurinë. E gjithë kjo strukturë ka qenë, është akoma dhe ka funksionuar. Janë disa prona. E njëjta gjë vendoset sot me një akt normativ, që nuk do ta bëjë as SPAK, as gjykata, por këto strukturat. Problemi që ngrihet është te njerëzit që godet ky ligj. Në ligj thuhet se ai godet njerëzit e dënuar me vendim të formës së prerë për vrasje, trafik, etj. Ajo që u ngrit dhe u trumpetua si një ligj që do godiste ?KÇK?, nuk u bë?, deklaroi avokati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga