LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A është penduar opozita që dogji mandatet?/ Kryemadhi: Nuk u bë qameti

4 Shkurt 2020, 21:04, Politikë CNA
A është penduar opozita që dogji mandatet?/ Kryemadhi: Nuk u

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervitë për ALBTV USA ka ngritur alarmin e ikjes së të rinjve nga Shqëipëria.

Ajo ka mbajtur sot edhe një takim me të rinjtë shqiptarë në Michigan të SHBA-ve, ndërsa thekson se largimi i tyre e dobëson jashtëzakonisht rolin e Shqipërisë jo vetëm në rajon, por dhe mundësinë e mbajtes në këmbë të identitetit kombëtar.

Sipas Kryemadhit, dielli në Shqipëri lind nga perëndimi, prandaj e vetmja mënyrë që të fuqizohet roli i vendit tonë në rajon dhe të kthehemi në stabilitet është mbyllja e tranzicionit.

Kryetarja e LSI-së pranon se opozita ka bërë gazbime dhe sot po mundohet t?i ndryshojë.

?Por ajo që është më e rëndësishmja, është që ne kemi filluar të punojmë fort për të ndryshuar, për t?i bindur, për të rregulluar gabimet tona, sepse nuk mund të thuash që dhe ne s?kemi gabime dhe ne kemi gabime dhe marrim përgjegjësinë tonë. Është shumë e rëndësishme për ta kuptuar gabimin dhe për të thënë më fal që mos ta bësh më, sesa të thuash që nuk kam bërë gabim dhe të vazhdosh në rrugën e gabimit?, u shpreh ajo.

Kryetarja e LSI-së u pyet nëse ishte penduar opozita për marrjen e këtij vendimi drastik dhe Kryemadhi u përgjigj se nuk u bë qameti.

?Djegia e mandateve ishte veprim i detyruar për të bërë një gjë të tillë. Pse? Sepse ne nuk na u la asnjë mundësi tjetër. Pra që t?i heq të gjitha kompetencat, të vendos në cep të murit dhe të godet. Dhe ti s?ke ku shkon. Dhe normalisht e vetmja mënyrë është o të largohesh nga ringu ose të dorëzohesh. Ne lejuam që kanabizimin e vendit, mos ta merrnim vetëm si një deklaratë politike, por kanabizimin e vendit ta bënim si një denoncim të drejt për drejt në institucionet e drejtësisë. Ne lejuam që fuqizimin dhe pushtetin e këtij segmenti të rilindjes. E lejuam dhe kënaqeshim kur nuk pyetej Partia Socialiste por pyetej segmenti i rilindjes dhe ne nuk i lëvizëm gjërat. Pra, gabimet e opozitës sollën sektin e këtij grupi kriminal dhe dobësimin e pushtetit të sovranit që është gjëja më e rëndësishme sepse pushteti është i sovranit. Pushteti nuk është as i kryeministrit e as i partive politike. Dhe kjo është një nga gabimet e opozitës e cila ishte indiferente ndaj rritjes dhe lulëzimit që po vinte si rezultat i kapjes një nga një nga sekti i rilindjes. Dhe për këtë ne do ta paguajnë faturën dhe nuk ka asgjë të keqe që t?ia paguajnë. Ka qindra mijëra djem dhe vajza të reja shqiptare që kanë dhënë jetën për Shqipërinë. Nuk u bë qameti se disa deputet dogjën mandatet e tyre, nuk morën rrogat se në fakt në fund të fundit krijuan një sensibilizim dhe shpërthyen qelbin i cili ishte mbuluar nga një lëkurë shumë e hollë edhe shumë e butë por që brenda saj kishte një infeksion të jashtëzakonshëm?, theksoi Kryemadhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga