Connect with Us

A do e kontrollojë Anti-KÇK-ja vilën e Ramës në Surrel?

Politikë

A do e kontrollojë Anti-KÇK-ja vilën e Ramës në Surrel?

Publikuar

-

Pas më shumë se gjashtë vitesh në pushtet, kryeministri Edi Rama papritur mesa duket ka “hapur sytë” dhe paska parë se çfarë batërdie bëhet në këtë vend, sesi krimi ka mbërthyer vendin, që nga politika, gjykatat etj.

Rama i “sapo zbritur” nga Hëna, mesa duket u shokua nga kjo situatë e rëndë dhe menjeherë mendoi si zgjidhje të shpikte një ligj. Kreu i qeverisë doli me një të ashtuquajtur paketë Anti-KÇK (Kap Ç’të Kapësh), term me të cilin iu referohet prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar që sipas tij e dinë që do të shkarkohen nga Vettingu, dhe kapin sa mundin duke i shërbyer krimit.

Ndërkohë, në mbledhjen e datës 31 janar 2019, Këshilli i Ministrave miratoi me akt normativ ligjin special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar, e njohur ndryshe si paketa Anti-KÇK.

Në fakt në vendin tonë nuk është problem mungesa e ligjit, por mungesa e zbatimit të tij, por kjo nuk ka rëndësi.

Rama mirë bëri që nxori edhe një ligj tjetër për të ndëshkuar krimin. Ne jemi të mendimit që kushdo që ka bërë krim, kushdo që ka abuzuar në kurriz të qytetarëve duhet të ndëshkohet.

Por, objekt i Anti-KÇK-së do të ishte mirë të ishin edhe pasuritë e politikanëve, duke filluar që nga vila e Ramës në Surrel.

Kujtojmë këtu se në media është përfolur shpesh në lidhje me vilën në Surrel të kreut të qeverisë dhe për kosot e saj, por ende nuk është publikuar asnjë faturë.

Disa japin shifra që variojnë nga 400 mijë në 5 milion euro. Ndërkohë akuza ka pasur edhe nga opozita. Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një dalje mediatike ka thënë se shtëpia e Ramës në Surrel, fshat afër Tiranës, i ka kushtuar mbi 2 milionë euro.

Ndërkohë, vetë kreu i qeverisë ka dhënë versione të ndryshme sa i takon vilës në fjalë. Një herë ka thënë që ka qënë emigrant, një herë që është ndërtuar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Drejtësisë sulmon Ramën: Nuk mund të shkojmë në Evropë me arrestime bolshevike

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2015, që kryeministri Edi Rama ka bërë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pusurive dhe Interesave, rezulton se fiton më shumë artist sesa si kryeministër dhe ndoshta është nga të vetmit kryeministra që nuk ka në pronësi një automjet.

Çifti Rama është bashkëpronar i vilës në Surrel, e cila kap vlerën e 400 milionë Lekëve të vjetra. (lexo këtu)

“Është një shtëpi e ndërtuar me material beton komplet, s’ka suva. S’ka kolona me allçi, s’ka abazhur. Është me poça. Nuk ka brenda mobilie, dollapë të sjella nga firmat. Janë të bëra nga unë. Shtëpia është e ndërtuar ndryshe”.

Kështu do ta përshkruante Kryeministri Rama, kohë më parë, shtëpinë në Surrel të Tiranës, në të cilën jeton prej fillimit të vitit 2015 me familjen e tij.

Deri më tani, asnjë kamera nuk ka hyrë në brendësi të vilës së Ramës, pasi ai ka theksuar se nuk e kishte zyrë duke parandaluar kështu edhe syrin e publikut në jetën e tij private.

Rreth një vit më parë, Rama do të deklaronte në një studio televizive se i gjithë projekti i vilës u mundësua prej Linda Ramës, edhe pse nuk ka dhënë ende asnjë të dhënë se nga erdhën paratë për ndërtimin e vilës.

Por, tashmë çështja është shumë e thjeshtë të zgjidhet. Meqë Rama shpiku një Anti-KÇK, ky i fundit bën mirë që të bëjë një “vizitë” edhe në vilën e kryeministrit.

Anti-KÇK ja duhet të gjejë si do e justifikojë atë investim Edi Rama./ CNA.al

Zbardhen pasuritë e çiftit Rama/ Vila në Surrel, 400 milionë lekë

Vila në Surrel/ PD kërkon hetimin e parave të padeklaruara të Ramës

300 milionë lekë të pajustifikuara?/ Si dhe sa është shtuar pasuria e Ramës, në mandatin e parë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Pas 2013-s janë rritur investimet e huaja”/ Deputetja zbulon çfarë ndodhi me rrugën Milot-Fier

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste, Evis Kushi, thotë se objektivi i qeverisë mbetet krijimi i kushteve për rritjen e investimeve të huaja në vend.

Në studion e emisionit “Në fokus, Kushi tha se këto investime kanë ardhur duke u rritur pasi Partia Socialiste mori pushtetin në vitin 2013.

“Është investimi për parkun fotovoltaik. Është investim i madh, parku më i madh me energjinë solare në Ballkan. Është një investim i konsiderueshëm që do të japë kontribut në zhvillimin ekonomik. Rritja e investimeve të huaja ka qenë ndër objektivat tona. Po t’u referohemi shifrave zyrtare, pas 2013-s ka ardhur në rritje numri i inevstimeve të huaja direkte në Shqipëri. Mbetet objektivi ynë. Shqipëria ka shumë arsye për të cilat investitorët e huaj kanë interes për të ardhur në Shqipëri. Këto avantazhe që kemi krahasuar me shtetet e vendeve fqinje ne duhet t’i rrisim”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Çaçani: Shtrëngimi i duarve në orët e fundit është plan i marrëveshjeve të fshehta

LEXO EDHE:  Mesazhi i Kryeministrit/ Rama kërkon marrëveshje me Bashën

Sa i takon debatit për rrugën Milot-Fier, Kushi tha se PPP është zgjedhur për shkak të pamundësisë së financimit nga buxheti i shtetit.

“Nuk është skemë që e kemi shpikur ne. Është mekanizëm që përdoret në Europë dhe Amerikë. Rruga në fjalë kushton aq sa buxheti i shtetit nuk e përballon dot. Ne nuk mund t’i lëmë qytetarët të presin”, tha Kushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorja Kim: 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet sërish

Publikuar

-

Nga

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorja Kim: 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet sërish

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është ndalur gjerësisht tek Reforma zgjedhore, për të cilën u arrit një marrëveshje dakordësie mes palëve, në datën 5 qershor.

Në një intervistë për ‘Real Story’ në ‘News24’ Kim theksoi se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen në fjalë, ndërsa shtoi se aty nuk mund të ndodhin më ndryshime të tjera kur reforma të kalojë për miratim në Kuvend.

“Është e ndërlikuar sepse, mendoj, opozita që është jashtë parlamentit bëri një gabim. Nuk duhet të kishin ikur. Thënë kjo, ata fituan shumë vota në zgjedhjet e fundit pra qartësisht përfaqësojnë një pjesë domethënëse të popullsisë. Pra duhet të jenë pjesë e diskutimit, ndaj mendoj se ishte diçka shumë e mirë që u kthyen në tryezë për të negociuar çështjen e reformës zgjedhore. Në të njëjtën kohë, opozita që qëndroi në parlament bëri saktësisht gjënë e duhur. Në një kuptim, ata shpëtuan demokracinë shqiptare. Dhe sigurisht, shumica është shumica. Ajo që di është se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe, me sa di, kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen që arritën dhe kjo është diçka e mirë. Pritshmëria ime është që do ta ruajnë atë. Është e patjetërsueshme” u shpreh Kim.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Drejtësisë sulmon Ramën: Nuk mund të shkojmë në Evropë me arrestime bolshevike

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Drejtësisë sulmon Ramën: Nuk mund të shkojmë në Evropë me arrestime bolshevike

Sipas saj, 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet përsëri.

“Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit. Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton.
Sepse kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme”, tha mes të tjerash Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emërimi në Shqipëri/ Ambasadorja e SHBA: Asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu

Publikuar

-

Nga

Emërimi në Shqipëri/ Ambasadorja e SHBA: Asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu

Nga Shtëpia e Shpalljes së Pavarësisë, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka folur rreth emërimit të saj në Shqipëri.

Kim shprehet se është përpjekur të lexojë sa më shumë para se të vinte por se asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu.

“Është emërimi im i parë si ambasadore. U përpoqa të lexoja sa më shumë që mundja përpara se të vija këtu. Por asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu. Kam disa muaj që jam këtu dhe jam përpjekur të udhëtoj sa më shumë që mundem, edhe në kushtet e kufizimeve të koronavirusit…”, tha Kim në një intervistë për “Real Story”./CNA.al

LEXO TE PLOTE