Connect with Us

Thyhet rekordi/ Rritet numri i lejeve të qëndrimit për shqiptarët nga Gjermania

Sociale

Thyhet rekordi/ Rritet numri i lejeve të qëndrimit për shqiptarët nga Gjermania

Publikuar

-

Rreth 80% e lejeve të reja të qëndrimit të dhëna për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Bashkimin Europian janë dhënë për një periudhë më të gjatë se 12 muaj. Sipas të dhënave të Eurostat vetëm në vitin 2018 janë dhënë mbi 50 mijë leje qëndrimi për një periudhë më të gjatë se një vit, nga rreth 62 mijë e 500 leje që janë dhënë në total.

Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve të qëndrimit me kohë të gjatë janë rritur me 17%.
Sipas Eurostat, 15% e lejeve të tjera të qëndrimit që janë dhënë për herë të parë janë lëshuar për një periudhë kohë për 6 deri në 11 muaj. Ndërsa 4% e lejeve, rreth 2280 leje, janë dhënë për një periudhë kohë 3 deri në 5 muaj.

Vendet me numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit të lëshuara për shqiptarët janë vendet fqinje si Italia (23,147 leje) dhe Greqia (16,936 leje), të cilët përfaqësojnë mbi 60% të totalit të lejeve të lëshuara nga vendet e BE-së.

LEXO EDHE:  "Gjermanët janë të alarmuar"/ Klodiana Lala jep detaje tronditëse

Megjithatë që pas vitit 2013, lejet e qëndrimit të lëshuara nga Gjermania janë rritur me një ritëm të shpejtë (shiko grafikun). Gjermania përgjigjet për 16% të lejeve të qëndrimit të lëshuara në total në vitin e fundit. Prej tyre, pjesa më e madhe, mbi 6600 leje janë dhënë për më shumë se 12 muaj.

Ndërkohë vendet me numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit pas Gjermanisë, renditet Mbretëria e Bashkuar me mbi 3000 leje të lëshuara në vitin e fundit, Franca me 2143, Suedia me mbi 1500, dhe Kroacia me 1088.

Vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian kanë lëshuar së bashku rreth 4416 leje qëndrimi për herë të parë, çka përfaqëson 7% të totalit.

Më shumë se gjysma e lejeve të qëndrimit jepen për arsye familjare, por vitet e fundit janë vënë re edhe një shtim i lejeve të qëndrimit të dhëna për arsye studimi apo punësimi. Vetëm lejet e qëndrimit të dhëna për arsye punësimi shënuan një rritje më të madhe se 70% në krahasim me një vit më parë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Covid-19 “paralizon” gjyqësorin/ Infektohen tre gjyqtarë, pezullohet zhvillimi i seancave

Publikuar

-

Nga

Covid-19 "paralizon" gjyqësorin/ Infektohen tre gjyqtarë, pezullohet zhvillimi i seancave

COVID-19 ka prekur edhe Gjykatën e Lartë duke futur në karantinë në më pak se 48 orë tre gjykatat më të rëndësishme në vend.

Mësohet se kjo gjykatë do të mbyllet deri në një afat të dytë për shkak se një gjyqtar ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Pas të premtes ku u shënua rasti i parë me COVID-19 në Gjykatën e Posaçme këtë të hënë një gjyqtar në Apelin Tiranë dhe një gjyqtar në Gjykatën e Lartë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

LEXO EDHE:  Rënie e ndjeshme e numrit të refugjatëve në Gjermani

LEXO EDHE:  "Gjermanët janë të alarmuar"/ Klodiana Lala jep detaje tronditëse

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit është pezulluar për dy javë zhvillimi i seancave normale gjyqësore dhe po bëhen vetëm masat e sigurisë, ndërsa gjyqtari pozitiv është karantinuar po ashtu edhe dy gjyqtarë të tjerë dhe stafi i tyre.

Rasti i dytë në Gjykatat e kryeqytetit u shënua në Apelin e Tiranës me një prej gjyqtarëve e më pas këshilli i kësaj gjykate njoftoi se stafi do të reduktohej vetëm në çështjet emergjente deri në rezultatet e të gjithë trupës gjyqësore që do t’i nënshtrohet tamponit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-“Nuk është lojë, rrezikohet jeta!”/ Infermierja kujdeset për pacientin me simptoma të rënda

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto nga spitali Infektiv, ku infermierja po kujdeset për një nga pacientët me për simptomat e rënda të virusit.

Manastirliu tthekson se kjo nuk është lojë pasi rrezikohet jeta sepse sëmundja është tinzare.

“Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare! A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri. Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi: Respekto distancën! Vendose maskën!
Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infektohen me COVID dy mjekë në Ersekë/ Një pacient nga Korçë niset drejt Infektivit

Publikuar

-

Nga

Shifrat e fundit/ Rreth 10 milion të infektuar nga Covid-19, ja sa kanë humbur jetën

Në qarkun e Korçës janë shënuar 10 raste të reja me Covid. Dy raste në Ersekë janë personel mjekësor. Mësohet se të dy kanë pasur kontakt me rastin e parë që u shënua në Kolonjë dhe prej asaj dite të dy mjekët janë vetëizoluar.

Ditën e djeshme ata kanë shfaqur shenja të Covid dhe pas marrjes se tamponit rezultuan pozitivë. Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar. Në Korçë të 7 rastet janë brenda në qytet. Disa prej tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive ndërsa ka dhe vatra të reja.

LEXO EDHE:  Si e marrin lejen e qëndrimit shqiptarët në BE

LEXO EDHE:  "Gjermanët janë të alarmuar"/ Klodiana Lala jep detaje tronditëse

Vatrat e reja mësohet se janë të importuara nga kryeqyteti. Kanë qenë qytetarë që kanë marrë shërbim mjekësor në një nga spitalet e kryeqytetit. Nga 7 rastet në Korçe një prej tyre është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Grupmoshat e prekura janë të ndryshme midis tyre edhe mosha te reja. Ndërkohë që rasti i Pogradecit është kontakt i afërt i rasteve të mëparshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE