LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të dënuar përjetë për vrasje/ Policia publikon fotot dhe të dhënat e të rrezikshmëve

3 Shkurt 2020, 08:38, Kronika CNA
Të dënuar përjetë për vrasje/ Policia publikon fotot

Policia e Shtetit ka publikuar të foton dhe të dhënat e dy të personave të shumëkërkuar, të dënuar me burg përjetë.
Njëri prej tyre është i dënuari me burg përjetë Gleron Jahjolli

Në datën 23 tetor 2001, në dalje të fshatit Menkulas, Devoll, shtetasi Gleron Jahjolli, në bashkëpunim me shtetasin E. J., ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti, brenda të cilit ndodheshin 3 shtetas, konkretisht shtetasi A. N. (drejtuesi i mjetit, i cili mbeti i vdekur) dhe pasagjerë shtetasit J. K. dhe R. N.

Gleron Jahjolli është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Personi tjetë ri shumëkërkuar është i dënuari me burg përjetë Fran Prendi
Në datën 9 mars 1992, në vendin e quajtur ?Rezervuari i qytetit?, Pukë, shtetasi Fran Prendi ka vrarë për motive të dobëta shtetasin H. B.
Shtetasi Fran Prendi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale ?Vrasja me dashje, për motive të dobëta?./CNA.al

Lajmet e fundit nga