Connect with Us

“Sherr” me ministret në Parlament?/ Gjonaj zbulon diskutimin përtej kamerave me Ramën

Politikë

“Sherr” me ministret në Parlament?/ Gjonaj zbulon diskutimin përtej kamerave me Ramën

Publikuar

-

Në seancën e kaluar parlamentare u publikuan disa pamje, ku dukej se kryeministri Edi Rama ishte i nevrikosur dhe po i bërtiste ministreve të tij Etilda Gjonajt dhe Elva Margaritit.

Këto pamje qarkulluan me shpejtësi nga mediat, duke qenë se Rama është treguar jo pak herë i ashpër me kabinetin e tij edhe në publik, ndërsa për këtë u pyet vetë Gjonaj.

Teksa ishte e ftuar në emisonin “Mbrëmje në Abc”, ministrja e Drejtësisë e mohoi që në ato momente kanë qenë duke debatuar.

“Jo nuk kishte asnjë lloj karakteri të tillë biseda që ne zhvilluam. Ndonjëherë ne harrojmë që jemi përballë kamerave, por ishte një diskutim normal”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Ministri teknik publikisht kundër Ramës/Pezullon dorëheqjen e drejtorëve të Hipotekave

Ndërsa pyetjes se si sillet Rama me kabinetin qeveritar, ministrja u mundua ta anashkalonte.

“Unë do të doja të thoja në lidhje me eksperiencën time, kërkon dhe ka pritshmëri ta larta, por nga ana tjetër është një njeri që të dëgjon dhe të respekton për mendimet që ke”, tha Gjonaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  LSI forcë e tretë!/Ilir Meta: Ja me kë do bëjmë koalicion nëse ndodh kjo!

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut nuk i ndahet Edi Ramës/ “Do të ndjekim këmba këmbës!”

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut nuk i ndahet Edi Ramës/ “Do të ndjekim këmba këmbës!”

LEXO EDHE:  Ramën nuk e lë inati me Voltana Ademin/Nuk do të jepte leje për teatrin

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE