Connect with Us

Seanca për votimin e qeverisë/ Kurti prezanton programin e tij qeveritar

Kosova & Rajoni

Seanca për votimin e qeverisë/ Kurti prezanton programin e tij qeveritar

Publikuar

-

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar sot nga foltorja e Kuvendit, programin me të cilin synon të qeverisë vendin.

Kurti ka thënë se do të jetë qeveri e zhvillimit ekonomik dhe e punësimit.

“Kemi program që adreson secilën fushë. Ndryshimin e madh të 6 tetorit po e institucionalizojmë sot. Do të kursejmë paranë publike. Do të jenë 15 ministra para meje e jo 21 sa ishin më herët. Do të kemi rreth 33 zëvendësministra dhe jo mbi 80 sa ishin më herët. Më pak shpenzime në poste e privilegje për të shpenzuar më shumë në projekte”, ka thënë ai.

Kurti më tej, shtoi se fokusi do të jetë në drejtësi në vend për të “ndaluar korrupsionin”, ndërsa shtoi se Shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm.

LEXO EDHE:  Lleshaj bën njoftimin e rëndësishëm/ Ndryshime në menaxhimin e kufirit me Kosovën

Po ashtu, Kurti tha se është i gatshëm të udhëheqë dialogun me Serbinë, në konsensus të gjerë politik.

“Më janë mbushur 23 vjet aktivitet në politikë. Sot dal para jush pas 23 vjetësh si opozitar. Më ndanë vetëm një votim i juaji për përfundimin e karrierës sime politike siç njihej deri tani. Ata që më kanë dashur si opozitarë duhet të më duan edhe si pozitë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Rita Ora mbërrin në Kosovë/Reagon për herë të parë për misionin e saj fisnik

LEXO EDHE:  Lleshaj bën njoftimin e rëndësishëm/ Ndryshime në menaxhimin e kufirit me Kosovën

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Lleshaj bën njoftimin e rëndësishëm/ Ndryshime në menaxhimin e kufirit me Kosovën

LEXO EDHE:  Krimet e kryera në Kosovë/ Dorëzohet kallëzim penalë ndaj Serbisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Zbardhet vendimi i konferencës së kryetarëve/ Ja kur mblidhet parlamenti

LEXO EDHE:  Lleshaj bën njoftimin e rëndësishëm/ Ndryshime në menaxhimin e kufirit me Kosovën

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE