Connect with Us

Prokurori dhe Shërbimi i Provës ndihmuan lirimin e Endrit Dokles nga burgimi i përjetshëm

Kronika

Prokurori dhe Shërbimi i Provës ndihmuan lirimin e Endrit Dokles nga burgimi i përjetshëm

Publikuar

-

Endrit Dokle u dënua në janar 2012 me burg përjetë për një listë të gjatë akuzash përfshi tre vrasje, 4 tentativa vrasje e rrëmbim personi dhe përfshirje në organizatë kriminale. Vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Lartë në vitin 2014, pas një procesi maratonë të filluar në vitin 2005 ndaj të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”.

Ndërkohë paralelisht me këtë proces, Dokle u dënua për së dyti në janar 2013, me 16 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për krijim të organizatave kriminale dhe trafik narkotikësh, pasi ndërsa ishte në paraburgim ai ishte bërë pjesë e një rrjeti të trafikut, të cilin sipas vendimit të gjykatës e kontrollonte me telefon nga qelia.

Me një vendim të tretë, në korrik 2013, Gjykata e Krimeve të Rënda i bëri bashkë të gjithë dënimet e Dokles, në një dënim të vetëm me burg përjetë.

Dokle qe i vetmi prej të arrestuarve kryesorë të Bandës së Durrësit që nuk përfitoi “nga zbutja” që Gjykata e Lartë u rezervoi ish bashkëpunëtorëve dhe armiqve të tij, të cilët shpëtuan nga dënimi i përjetshëm.

Kështu kur gjykatat liruan përmes vendimeve kontraverse Lulzim Berishën dhe më pas Indrit Taullain, ish bashkëpunëtorët dhe armiqtë e tij të dënuar si pjesë e të njëjtit grup, u duk sikur Dokle do të ishte i vetmi prej drejtuesve të organizatës që do  vuante dënimin e dhënë.

Por katër vjet pas lirimit Lulzim Berishës, rivalit të tij, të cilin sipas vendimeve gjyqësore tentoi ta vriste katër herë, Dokle mori të njëjtin trajtim. Përmes gjashtë vendimeve, të marra njëri pas tjetrit dhe në një rast brenda të njëjtës ditë, gjyqtarja e Krujës Enkeleidi Hoxha vendosi lirmin e tij “me kusht”, duke cituar në vendim gjendjen shëndetësore të të atit dhe depresionin që kishte kapluar Doklen.

Vendimi i marrë nga Hoxha u apelua menjëherë nga prokuroria. Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi kallëzimin penal të gjyqtares dhe i bëri Këshillit të Lartë Gjyqësor një kërkesë për pezullimin e Hoxhës. Por reagimet e ashpra erdhën shumë  vonë dhe një pjesë e tyre siç gjeti BIRN, ishin “kërcënime” pa ndonjë bazë.

Kështu anëtari i Këshillit të Lart Gjyqësor, Erjon Muharremaj, i tha BIRN se KLGJ nuk mund të merrej me kërkesën e ministres Gjonaj dhe se procedimi disiplinor në këtë rast dhe në raste të tjera duhej të ndiqej nga Inspektori i lartë i Drejtësisë.

Nga ana e tij Artur Metani, që u zgjodh së fundmi si Inspektor Lartë i Drejtësisë, i tha BIRN se institucioni ende nuk ishte ngritur, se kishte një volum të madh kërkesash dhe se nuk mund të thoshte se cilat çështje do shqyrtoheshin me prioritet.

Të dhënat e marra nga BIRN, tregojnë se Gjyqtarja Enkeledi Hoxha, e cila ka liruar më herët në rrethana të ngjashme edhe të dënuarit për krime të rënda Ilir Paja dhe Genci Tafili, ka marrë e ndihmuar nga raportet e drejtuesve të institucioneve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, një sërë vendimesh, pa të cilat lirimi i Dokles do kishte qenë i pamundur. Këto vendime nuk janë kundërshtuar nga prokuroria.

Vendimet e gjykatës të marra nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi nga Gjykata e Krujës tregojnë se për të mbërritur tek liria Dokles iu deshën një sërë procesesh gjyqësore, në të cilat gjyqtarja Hoxha  i njohu përfitim amnistije dhe po ashtu i pranoi përfitime prej paraburgimit edhe ulje dënimi për të dënuar me vendim të formës së prerë.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN nëse kishte pasur dijeni apo nëse kishte kontroll mbi raportet pozitive të herëpashershme që Dokle dhe të tjerë të dënuar për krime të rënda merrnin nga institucionet e vuajtjes së dënimit në varësi të saj.

Ndërkohë i pyetur në telefon nga BIRN drejtuesi i Prokurorisë Krujës, Petrit Çano tha se moskundërshtimi i vendimeve për amnistinë kishte qenë në dorë të prokurorit të çështjes Bujar Memia.

“Ashtu e ka çmuar,” tha Çano duke ia lënë përgjegjësinë prokurorit Memia. Ky i fundit nuk qe i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.  Nga ana e saj gjyqtarja Enkeleidi Hoxha nuk iu përgjigj  pyetjeve që BIRN i dërgoi asaj. Ndërsa avokati mbrojtës i Dokles nuk qe i arritshëm përmes kontakteve që BIRN mundi të siguronte.

Ulje dhe njohje paraburgimi në të njëjtën kohë

Kodi Penal, i vitit 1995, të cilit i është referuar gjykatësja e Krujës për të liruar Doklen,  parashikon që i dënuari me burg përjetë të ketë vuajtur 25 vjet dhe të ketë patur “sjellje shembullore”. Në vendimin e lirimit gjyqtarja Hoxha thotë se duke iu referuar Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Fush Krujë, deri më 5 nëntor 2019, Dokle kishte vuajtur 25 vjet 6 muaj e 10 ditë burgim.

Fizikisht kjo ishte e pamundur. Dokle prej arrestimit në fund të vitit 2005 ka vuajtur realisht 14 vjet e 3 muaj burg. Ai kishte bërë edhe sipas përllogaritjeve të vetë gjyqtares Hoxha deri në maj 2019, përfshi kohën e paraburgimit dhe disa muaj të përfituar nga puna në burg, një total prej rreth 18 vjetësh.

Për “të fituar” 7 vite, për 7 muaj, nga maj 2019 deri në nëntor 2019, Dokle përpiloi një sërë kërkesash për ulje dënimi dhe përfitime nga amnistia në Gjykatën e Krujës. Në një skemë të vënë re nga BIRN edhe në rastet e tjera, ai aplikoi disa herë për të njëjtat kërkesa dhe u tërhoq në të gjitha gjyqet që nuk i qëlluan me short gjyqtares Hoxha.

Përpjekja e Dokles në fakt filloi me një dështim. Në prill të vitit 2019, gjyqtarja Alma Kolgjoka refuzoi një kërkesë të tij për të përfituar ulje dënimi me nga 45 ditë në vit për të gjithë kohën që kishte qenë i arrestuar nga viti 2005 deri në vitin 2017.

Kolgjoka arsyetoi ndër të tjera se si të dënuarit më burg përjetë nuk mund t’i llogaritej koha e mbetur e dënimit. Ajo po ashtu e gjeti kërkesën të pabazuar në ligj, ndërsa arsyetoi se ai nuk mund të kërkonte ulje dënimi për kohën e paraburgimit. Kjo e fundit paraprakisht llogaritet në favor të të arrestuarit me gjysmë dite shtesë për çdo ditë ndalimi.

“Deri në ditën që vendimi i dënimit merr formë të prerë, ligjvënësi nuk i ka njohur të drejtën të paraburgosurit të përfitojë ulje dënimi, por kjo periudhë paraburgimi llogaritet me raportin 1:1.5.”, shprehet Kolgjoka.

Një muaj më vonë në një gjyq me të njëjtën kërkesë, por në të cilin ishte shortuar Enkeleidi Hoxha, kërkesa e Dokles u pranua e plotë, duke i dhënë atij rreth 1 vit e 220 ditë ulje. Hoxha në vendim nuk ka arsyetim, por i referohet vendimeve të supozuara të ngjashme të marra në gjykatat e rretheve. Identifikimi i këtyre vendimeve referencë, bëhet i vështirë nga amonimizimi që Gjykata e Krujës i ka bërë vendimit të zbardhur të Dokles.

I vetmi ndër vendimet që BIRN arriti të gjente i përkiste Gjykatës së Apelit në Tiranë, për një të dënuar për shpërndarje narkotikësh. Përndryshe nga sa pretendon Hoxha në vendimin e saj, vendimi i Apelit i referohet vetëm mundësisë së përfitimit të uljes së dënimit pasi ky ka marrë formë të prerë dhe jo për periudhën e  paraburgimit.

LEXO EDHE:  Të gjitha pushtetet e Dvoranëve/ Rama shpërblen "dashnorin" e Ben Blushit

Duke qenë se ligji paracakton se ulja përfitohet vetëm në rast të sjelljes së mirë, Hoxha e ndihmuar nga raportet pozitive të përfaqësuesve të IEVP-së, vlerëson se Dokle kishte qenë i dënuar shembullor që prej vitit 2005. Megjithatë, në të njëjtin vendim gjyqtarja i referohet bashkimit të dënimeve ndaj Dokles në korrik 2013, i cili përmend dhe ridënimin e tij për “krijim të organizatës kriminale” dhe “trafik narkotikësh” gjatë kohës që ishte i në qeli (viti 2011).

Është e paqartë se si IEVP Fushë Krujë e ka cilësuar ‘sjellje shembullore’ trafikun e lëndëve narkotike nga urgu dhe krijimin e një organizate kriminale.

Përndryshe e njëjta gjyqtare i kishte rrëzuar së fundmi kërkesën e një të dënuari tjetër për ndryshimin e llojit të sigurisë në të cilën vuante dënimin me 25 vjet burg për vrasje në rrethana cilësuese. Hoxha ka arsyetuar në atë rast se ai kishte marrë masa disiplinore për mbajtje celulari në burg.

Celular në burg përdorte dhe Dokle dhe ai është përgjuar gjerësisht gjatë qëndrimit në qeli. Por as gjyqtarja Hoxha dhe as IEVP-ja në raportet e saj, nuk duket se kanë përmendur në ndonjë moment faktin se Dokle ishte ridënuar për vepra penale të rënda.

Po ashtu në vendim nuk referohet as fakti i përfitimit të dyfishtë të uljeve prej Dokles edhe si i paraburgosur edhe si i dënuar me vendim të formës së prerë. Hoxha vetë, siç rezulton nga vendimet e siguruara nga BIRN, i zgjati Dokles në nëntor 2018 kohën e paraburgimit me 2 vjet të tjera – nga viti 2012 deri në vitin 2014, kur proceset ndaj tij përfunduan në Gjykatën e Lartë.

Përfitimi nga amnistitë, lapsuse dhe moslexime

Uljet e dënimit dhe shtimi i paraburgimit e afruan Doklen tek rreth 21 vjet burgim, por në fund të këtyre vendimeve të pakontetsuara atij ende i mbeteshin 4 vjet për të kërkuar “liri me kusht”. Në këtë moment Dokle aplikon disa herë për të përfituar nga amnistitë.

Pesë gjyqe në të cilat shortohen Engjullush Tahiri dhe Alma Kolgjoka pushohen nga gjykata, pasi përfaqësuesi i Dokles heq dorë ose nuk nuk paraqitet. Ndërkohë dy kërkesa – një për të përfituar nga amnistia e vitit 2012 dhe një tjetër nga ajo e vitit 2015, për të cilat shortohet gjyqtarja Hoxha, u zhvilluan deri në fund dhe përfunduan në të njëjtën ditë në favor të Dokles.

Me 6 shtator 2019,  gjyqtarja Enkeleidi Hoxha i njohu të dënuarit  të drejtën e përfitimit nga amnistia e vitit 2012 duke iu referuar “ligjit 107/2012” (Për dhënie amnistie) dhe amnistitë e viteve 2015 dhe 2016.

Në vendimin për përfitim nga amnistia e vitit 2012, të cilin BIRN e siguroi të anonimizuar, citohet: “Në nenin 3 pika c të këtij ligji nr. 107 /2012, “Për dhënie amnistie”, është e përcaktuar se plotësojnë kriteret për të përfituar sipas këtij ligji personat e dënuar me burgim të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç”.

Por përndryshe në ligjin e botuar në Fletoren Zyrtare në atë pikë e gërmë shkruhet se faleshin “personat e dënuar me gjobë”. Gabime të ngjashme gjenden edhe në vendimin tjetër.

Megjithatë ligjet përkatës e kanë një pikë që i përngjan asaj që perifrazohet në vendimet e Hoxhës dhe që prekin të dënuarit që kanë qenë 18 ose më pak vjeç në kohën e kryerjes së veprës penale. Nisur prej kësaj pike Hoxha duket se ka ndarë nga dënimet e Dokles atë për rrëmbim personi. Ai ishte gjetur fajtor për rrëmbimin e një vajze në kohën kur ka qenë rreth 18 vjeç.

Por citimet e ligjit prej gjyqtares në këtë pikë janë të pjesshme. Megjithëse referon që Dokle ishte dënuar me 1 burgim të përjetshëm dhe jo me 7 apo 8 dënime të ndryshme, Hoxha ndan atë që ishte bashkuar më herët në vendime të gjykatave të tjera dhe amniston Doklen vetëm për akuzën e rrëbimit të personit.

Vendimi i gjykatës nuk sqaron se si ishte veçuar ky dënim prej morisë së dënimeve të tjera që rëndonin mbi Doklen dhe as se si ulja e dënimit “për rrëmbim personi” ndikonte dënimin e përgjithshëm me burg përjetë.

Edhe pse i përmend në vendim ndalimet për përfitim nga amnistia të të dënuarve për vrasje, vrasje me paramendim dhe krijim të organizatave kriminale e trafik narkotikësh,  vepratë cilat të gjitha rëndonin mbi Doklen, Enkeledi Hoxha nuk i sheh si pengesë për t’i njohur atij 4 vjet amnisti.

Në të dy seancat ka qenë e pranishme edhe Prokuroria e Krujës përmes prokurorit Bujar Memia, e cila ashtu si IEVP ia ka lënë vendimin në “çmim të gjykatës”.

Vendimi i lirimit

Dokle plotësoi sipas gjyqtares Enkeledi Hoxha në nëntor 2019, 25 vjet burgim dhe ishte i gatshëm për t’u liruar më janar 2020. Pretendimet e prokurorisë se koha e amnistisë nuk duhej të llogaritej si vuajtje dënimi, siç edhe përcaktohej në Kodin Penal, janë rrëzuar nga gjyqtarja.

Ajo shprehet në vendim se i është referuar nenit 65 të Kodit Penal të vitit 1995 dhe jo ndryshimeve të mëtejshme të tij, që sipas saj përkeqësonin situatën për të dënuarin. Hoxha arsyeton, siç kuptohet nga vendimi se ndryshimet ligjore që ndalonin llogaritjen e amnistisë si kohë kryerje dënimi, të përcaktuara në nenin 64 në vitin 2001, janë bërë pas kryerjes së veprave penale nga Dokle.

Përndryshe gjykata në vendimin e lirimit është bazuar më fort në raportet nga IEVP Fushë Krujë dhe nga Shërbimi i Provës Krujë. Gjykata citon, të dy strukturat në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që  kishin dhënë rekomandime në favor të “lirimit me kusht” dhe përpiluar po ashtu raporte sjelljeje pozitive.

Sipas vendimit të gjyaktëses Hoxha, IEVP Fushë Krujë kishte përpiluar raporte pozitive për Doklen që prej vitit 2015. Nga ana e tij raporti i Shërbimit të Provës e bën të qartë se pritshmëritë e Dokles për tu liruar kishin filluar më herët.

“Ka qenë pjesëmarrës aktiv në aktivitete që Shërbimi i Provës ka zhvilluar në bashkëpunim me administratën e IEVP, me qëllim njohjen e të dënuarve që janë në prag të lirimit me kusht me Institucionin e Shërbimit të Provës. I gjithë ky aktivitet dhe kjo pjesëmarrje në këto aktivitete rehabilituese janë të bazuara në vlerësimet e sjelljeve të IEVP-së”, citohet në vendim raporti i Shërbimit të Provës.

Po aty thuhet se koha e kaluar mbyllur e kishte bërë Doklen të reflektojë, ai ishte penduar dhe se ishte bërë i përgjegjshëm. Po ashtu referohet edhe një letër nga një biznesmen i naftës dhe ndërtimit, i identifikuar si Agim Çako, sipas të cilës ky i fundit i ofronte Dokles punë në kompaninë e tij.

Gjykata vetë arsyeton bazuar në një vendim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut kundër Italisë, mbi mbajtjen e një personi në regjimin 41/bis dhe mbi të drejtën e të dënuarve me burgim të përjetshëm për të pasur mundësi të qarta rehabilitimi, por pa shpjeguar se si kjo lidhej specifikisht me rastin e Dokles./Reporter.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video/ Aksident i frikshëm në Tiranë, përplasen tre makina

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.  Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina.

Ngjarja ka ndodhur pranë Kthesës së Kamzës, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lëvizja e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira nv aksident.


LEXO TE PLOTE

Kronika

Agjencia BIRN nën akuzë për mashtrim/ Kompania zvicerane kërkon përgënjeshtrimin e shkrimit

Publikuar

-

Nga

Agjencia BIRN-Albania është akuzuar për mashtrim nga kompania zvicerane “Terraoil Swiss”, e cila operon në Shqipëri në fushën e hidrokarbureve prej 9 vitesh.

BIRN në një shkrim të publikuar në 7 shkurt të këtij viti, theksonte se kjo kompani i ka transferuar naftën e Visokës një kompanie serbe me pronar rus.

Kompania e akuzon BIRN-in se ka mashtruar me qëllim për t’i dëmtuar imazhin kompanisë si dhe si formë shantazhi për të ndikuar në vendimin e gjykatës për të mos i dhënë të drejtën kompanisë në operimin e fushave naftëmbajtëse në Cakran-Mollaj, ku është shpallur fituese.

Për këtë arsye “Terraoil Swiss” paralajmëron se po merr masa për ndjekjen ligjore jo vetëm për filialin e BIRN në Tiranë, por edhe ndaj zyrës qëndrore të kësaj agjencie në Beograd. Ndaj i kërkon të përgënjeshtrojë shkrimin.

Deklarata e plotë

Përgënjeshtrim i shkrimit të BIRN-Albania (Reporter.al)

Më datën 7 shkurt 2020, agjencia BIRN-Albania (Reporter.al) nëpërmjet një shkrimi me titull: “Marrëveshja e dyshimtë: Nafta e Visokës iu transferua kompanisë serbe me pronar rus” (Autor: Besar Likmeta) ka konsumuar një operacion mashtrimi, spekulimi dhe manipulimi të opinionit publik, duke shtrembëruar dhe keqinterpretuar faktet, duke bërë interpretime të rreme ligjore, duke dëmtuar në mënyrë agresive dhe intimiduese interesat dhe imazhin e kompanisë “Terraoil Sëiss”.

Është elementare të theksojmë se në profesionin e cdo gazetari, për më tepër të dikujt me përvojë dhe reporter i një media prestigjoze si BIRN, ky publikim është një thyerje e rëndë e parimeve të etikës profesionale dhe shkelje e rëndë e çdo norme që rregullon marrëdhëniet e gazetarisë bashkëkohore, përfshi atë investigative dhe që provon katërcipërisht që artikulli në fjalë është mbështetur mbi të pavërteta, paragjykime, keqdashje, dizinformim për të mos shkuar më larg me arsyetimin e kryerjes së ndonjë shërbimi ndaj një pale të tretë.

Për të qenë sa më të kuptueshëm dhe të qartë përsa më lart, po rendisim në mënyrë elementare piketat kryesore të këtij “investigimi” dhe shkrimit të Reporter.al:

BIRN, pretendim 1: Në këtë shkrim BIRN pretendon se kompania “Terraoil Swiss” ka transferuar naftën e Visokës dhe të drejtat hidrokarbure në një kompani serbe me pronar rus.

Sqarim 1: Në legjislacionin që rregullon marrëveshjet hidrokarbure por edhe ato tregtare nuk ekziston koncepti ”transferim nafte”, por tregtim nafte dhe/ose transferim i të drejtave hidrokarbure.

Pretendimi se kompania “Terraoil Swiss” ka transferuar të drejtat hidrokarbure, është një e pavërtetë e rëndë e joprofesionale dhe mashtrim i qëllimtë, sepse të drejtat hidrokarbure transferohen vetëm me pëlqimin e palëve, respektivisht të Terraoil Swiss, Albpetrolit dhe AKBN-së, si dhe me miratimin përfundimtar të MIE si autoriteti shtetëror më i lartë. Ky fakt nuk ka ndodhur dhe për rrjedhojë nuk ekziston.

Kontrata ndërmjet “Terraoil Sëiss” dhe GTK-Oil është kontratë shërbimi, e njëjtë me të gjitha kontratat e shërbimit mbi bazën e të cilave operojnë kompanitë hidrokarbure në Shqipëri dhe kudo në botë, ç’ka do të thotë se është nënkontraktim, marrëdhënie mes dy palëve private e realizuar konform ligjit shqiptar dhe të gjitha detyrimeve që lindin prej tij.

BIRN, pretendim 2: Kontrata e shërbimit (Terraoil Sëiss me GTK Oil) cënoi sigurinë kombëtare duke transferuar të dhënat konfidenciale.

Sqarim 2: Shkrimi i Reporter.al ka spekuluar me një nen të kontratës koncensionare, duke konfonduar detyrimet mes palëve (koncensionar-shtet) me ekspozimin e të dhënave tregtare konfidenciale dhe duke e keqinterpretuar qëllimisht këtë konfidencialitet si “sekret shtetëror”.

Në bazë të Marrëveshjes Hidrokarbure, koncensionari ka plotësisht të drejtë të ekspozojë të dhëna tregtare konfidenciale tek nënkontraktorët e vet, pa kërkuar miratimin e Albpetrol apo ndonjë institucioni tjetër. (Neni 23.2 i Marrëveshjes Hidrokarbure).

Për pasojë BIRN (Reporter.al) ka mashtruar qëllimisht duke shtrembëruar e keqinterpretuar termat e kontratave e duke spekuluar dhe ngatërruar qëllimisht publikun dhe duke dëmtuar rëndë imazhin, besueshmërinë dhe interesat e kompanisë Terraoil Sëiss.

BIRN, pretendim 3: BIRN pretendon se “Terraoil Sëiss” i ka dhënë kompanisë nënkontraktore “serbe” të dhëna tregtare që përbëjnë “sekret shtetëror”.

Sqarim 3: Ky pretendim nuk është vetëm mashtrim, por edhe reflektim i një paditurie të thellë.

Së pari, kompania GTK-Oil, është e regjistruar në QKB sipas legjislacionit në fuqi dhe nuk figuron e pezulluar, e përjashtuar apo e konfiskuar, në asnjë institucion ligjzbatues shqiptar apo të huaj .

Së dyti, nuk është detyra e kompanive koncensionare të verifikojnë nënkontraktorët që operojnë në tregun shqiptar sipas ligjeve në fuqi, në lidhje me aspekte që janë tagër i institucioneve të inteligjencës dhe sigurisë, përsa kohë ndaj tyre nuk ka një masë shtrënguese.

Në të kaluarën dhe në vijëmësi kompania “Terraoil Sëiss”, ka kultivuar marrrëdhënie tepër rigoroze me institucionet ligjzbatuese shqiptare, përfshirë dhe komunitetin e inteligjencës, për të shmangur çdo shkelje në këtë drejtim.

Së treti, legjislacioni për sekretin shtetëror, klasifikimin e tij dhe personave të autorizuar për njohjen apo përdorimin e tij, nuk ka asnjë parashikim që t’i përgjigjet pretendimit në fjalë. Në të kundërt, nëse ky fakt do të ekzistonte, marrëveshjet hidrokarbure dhe cdo aspekt tjetër i lidhur me to do të duhej të trajtohej sipas këtij legjislacioni.

LEXO EDHE:  Foto-Skandali/ Veliaj hedh në kosh taksat e qytetarëve

LEXO EDHE:  Anëtari i bandës së Durrësit u lirua me kusht/ Ironizon Klodian Tomorri

Kjo do të thotë se të gjithë personat që do të kishin lidhje pune për shkak të përgjegjësive institucionale, apo ato tregtare do të duhej të ishin të vetuar nga DSIK dhe të paisur me certifikatat përkatrëse të sigurisë, fakt i cili nuk ekziston. Sipas kesaj llogjike, të përdorur nga artikullshkruesi, ky i fundit nuk do të kishte mundësinë të kërkonte asnjë informacion mbi marrëveshjet dhe operacionet hidrokarbure pa qenë i paisur më parë me një certifikatë sigurie.

Kjo llogjike do të vlente dhe për këdo zyrtar të ALBPETROL apo AKBN, sikurse edhe për ish drejtuesit e përmendur në shkrim, të cilët sipas 3 | 4 llogjikës së gazetarit do të kishin konsumuar një krim shtetëror për nxjerrjen e dokumentave apo të dhënave të klasifikuara sekret shtetëror.

Sa më sipër, pretendimi i shkrimit të BIRN për nxjerrje të sekretit shtetëror, është një shpifje e qëllimshme e kombinuar me një injorancë të thellë në kuptimin e detyrimeve për aspektet e sigurisë, sepse sipas ligjeve në fuqi, të dhënat tregtare konfidenciale nuk konsiderohen sekret shtetëror.

BIRN, pretendim 4: Shkrimi i BIRN pretendon se kompania shtetërore “Albpetrol” ngriti “flamuj të kuq”, që sipas BIRN ishin alarm për tjetërsimin e marrëveshjes hidrokarbure. Ky pretendim është spekulim arbitrar,sepse në asnjë paragraf apo rresht të legjislacionit shqiptar përfshirë marrëveshjet hidrokarbure, nuk ekziston asnjë term dhe asnjë nocion i “flamujve të kuq”.

Ka ekzistuar një letërkëmbim i periudhës shkurt-mars 2019, ndërmjet kompanisë tonë dhe Albpetrolit, ku në fillim Albpetroli ngriti pretendime në lidhje me marrëveshjen mes Terraoil Sëiss dhe GTK-Oil. Pas kësaj kompania “Terraoil Sëiss” i dha sqarimet përkatëse Albpetrolit, duke i qëndruar marrëveshjes dhe për pasojë Albpetroli nuk kundërshtoi më tej sqarimet tona.

Për transparencë të opinionit publik sqarojmë se Marrëveshja mes Terraoil Sëiss dhe GTK OIL është lidhur më 1.12.2018 dhe për shkak të mospërmbushjes së saj nga pala nënkontrakotore, është zgjidhur më datë 1.06.2019. Theksojmë se kjo Marrëveshje fatkeqësisht nuk arriti te bëhet asnjehere efektive pasi nënkontraktori GTK Oil nuk mundi gjatë periudhës dy-mujore te testit të na bindte për një performancë të qëndrueshme teknike dhe për pasojë efektet ekonomiko-financiare të kësaj

Marrëveshje mbetën në nivelin zero. Kjo do të thotë se në momentin e botimit të shkrimit dhe tymnajës së ngritur prej tij marrëveshja nuk ekziston, çka i bën shumë të dyshimta qëllimet e vërteta të artikullit të botuar nga BIRN.

Për pasojë, referimi nga BIRN duke nxjerrë jashtë konteksti shkresën e Albpetrolit, duke mos marrë fare parasysh procedurën nga fillimi deri në fund, është deformim i qëllimshëm i fakteve, dhe manipulim i opinionit publik.

Së fundmi por jo nga rëndësia, Terraoil Sëiss operon prej 9 vitesh në sektorin e hidrokarbureve për nxjerrjen e naftës bruto në fushën e Visokës. Gjatë kësaj periudhe kompania ka investuar mbi 80 milion dollarë në operacionet e saj për hapjen e puseve të reja, rivitalizimin e atyre ekzistuese, kthimin e fushës në parametra optimal operimi, depozita naftëmbajtëse, ruajtjen e mjedisit, etj. Terraoil Sëiss ka mbi 150 të punësuar, inxhinierë dhe specialistë të fushës, si dhe ndihmon në mënyrë indirekte mbi 200 familje të tjera në zonën ku operon.

Terraoil Sëiss është një kompani publike e regjistruar në Zvicër, operon sipas ligjeve dhe standarteve më të mira zvicerane dhe së fundmi ka filluar procedurat e regjistrimit në Bursën ndërkombëtare, të cilat kërkojnë standarte të larta transparence, profesionalizmi dhe mirëmenaxhimi.

Terraoil Sëiss ka marrë pjesë në garën e organizuar nga ALBPETROL për operimin e fushave naftëmbajtëse të Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonice dhe është shpallur fituese nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo procedurë ndodhet në proces gjykimi në gjykatat shqiptare për shkak të kontestimit nga palë të treta humbëse në garë.

Kompania Terraoil Sëiss e konsideron shkrimin e BIRN-Albania (Reporter.al) si një operacion të bazuar mbi mashtrim dhe spekulim, me qëllim dëmtimin e imazhit dhe prestigjit të kompanisë, si dhe një përpjekje diversive për të ndikuar mbi vendimin e gjykatave përsa më lart.

Operacioni në fjalë mbart ngarkesa intimiduese dhe dëmtuese ndaj kompanisë Terraoil Sëiss, dhe për këtë shkak ne po bashkëpunojme me konsulentët tanë ligjorë dhe po marrim masa për ndjekjen ligjore të kësaj çështje si për filialin e BIRN në Tiranë ashtu dhe ndaj zyrës qëndrore të kësaj agjencie në Beograd.

Në mbështetje të parimeve të transparencës dhe të drejtës për t’u mbrojur dhe përgjigjur ndaj akuzave të publikuara nga media juaj, kërkojmë përgënjeshtrimin e shkrimit dhe të drejtën tonë për t’u botuar nga ana juaj në të njëjtin vend reagimi i kompanisë Terraoil Swiss.

Hans-Peter Vogt, Kryetar i Bordit

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet me kokainë/ Arrestohet 17-vjeçari shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 17-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 50 gramë kokainë, që po të shitej në treg kapte vlerën e 5000 eurove.

17 vjeçari, që po tregtonte kokainën u arrestua në karabinierët në stacionin policor të Vado Ligure (Savona).

Rasti i kaloi Prokurorisë për të Miturit./CNA.al

LEXO TE PLOTE