LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Politikë e re me ide të vjetra/ Luli i vjedh sloganin Berishës

3 Shkurt 2020, 12:25, Politikë CNA
Politikë e re me ide të vjetra/ Luli i vjedh sloganin Berishës

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, duket se kohët e fundit po tenton të shitet para opinionit publik, si një njeri i thjeshtë, që gjendet pranë tyre, që dëgjon hallet e tyre dhe jeton mes tyre.

Pavarësisht se për vete është një miliarder, që jeton në vilat e ndërtuara nga oligarkët, që udhëton pothuajse çdo fundjave jashtë vendit me ?bussines clas?, Luli nga ana tjetër në rrjetet sociale publikon foto me qese domate, duke pirë kafe në lagje apo duke bërë xhiro nëpër Tiranë.

Në fakt edhe pse Luli kërkon ta shesë veten si politikan perëndimor, ajo çfarë po bën kohët e fundit nuk është asgjë tjetër veçse një kopje e shëmtuar e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke pasur në qendër të programit të fushatës zgjedhore, qytetarin me shqetësimet e tij, kudo ku ndodhet,  Sali Berisha, në prag të zgjedhjeve të 2011, bëri publik sloganin e fushatës per zgjedhjet vendore te 8 majit. ?Ju jeni të parët?, ishte slogani që sipas Berishës është më i pëlqyeri pas  një testimi të gjerë mes qytetarëve.

Por, sot Basha ka bërë të njëjtën gjë. Ndërsa publikoi një video në rrjetet sociale, ku pretendon se po zhvillon biseda me qytetarë të thjeshtë të Tiranës, ndër të tjera Basha shprehej ?Por një gjë ua premtoj të gjithë shqiptarëve se gjithmonë do iu dëgjoj, do iu shërbej dhe sgjithmonë do ju vë juve të parëve?.

Pra, Basha pas dështimeve të njëpasnjeshme prej ditës që ka marrë drejtimin e PD-së, tani mendon se duke i vjedhur sloganet Berishës do të sjellë fitore për demokratët./ CNA.al

Lajmi i madh erdhi/ Luli ka dalë shëtitje në Tiranë

Lajmet e fundit nga