Connect with Us

Po më kërcënon?/ Ngjela përplaset ashpër me zv.ministrin e Ramës

Politikë

Po më kërcënon?/ Ngjela përplaset ashpër me zv.ministrin e Ramës

Publikuar

-

Ka nisur me debate të ashpra emisioni “Open” mbrëmjes së sotme teksa avokati i njohur Saprtak Ngjela është përplsur me zv.ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj.

Në studio po diskutohet paketa “Anti-KÇK”, por teksa Ngjela ka marrë fjalën, Hodaj ka nisur të qeshë, nga ana tjetër.

Kjo e ka acaruar së tepërmi avokatin, i cili nuk e ka përmbajtur veten dhe ka shpërthyer me tone të ashpra.

“Mos më qesh! Nuk do kaloni me qeshje! Aktin administrativ e ka themeluar Oto Majer në vitin 1995. E nisën për prokuror e gjyqtarë.”

LEXO EDHE:  “Gjergj Kastriot Skënderbeu është kthyer”/ Çfarë paralajmëron Spartak Ngjela

Hoda  tentoi ta ndërpresë disa herë Avokatin, ndërsa i’u drejtua dhe me fjalët “Po më kërcënon!?”

Por Ngjela, ka këmbëngulur të mos e ndërpresë.

Nuk pranoj debat! Je palë e akuzuar, je zyrtar… Nuk bëj debat, bëj vetëm monolog. Kanë shkelur Kushtetutën, do i rrëzoj Kushtetuta. Çfarë profesioni ke ti! Mesa pashë unë je njeri i thjeshtë i popullit,” vijoi Ngjela, duke mos ngurruar ta etiketoj edhe si “polic” zvendësministrin e Brendhshëm./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Shokon Ngjela/ Tre janë shtetet që janë hedhur në luftë kundër nesh

LEXO EDHE:  I nisën mesazhe në telefon/ Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar dhe familja e tij

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Partia Demokratike jep alarmin/ “Po kërcënohen mjekët”

LEXO EDHE:  Kërcënimi i deputetit të Lulit/ Topollaj tallet keqazi me Salianjizimin e PD

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE