Connect with Us

Paniku nga koronavirusi/ Manastirliu në Kuvend: Gati planet e emergjencës për çdo situatë

Sociale

Paniku nga koronavirusi/ Manastirliu në Kuvend: Gati planet e emergjencës për çdo situatë

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend ka ritheksuar se në Shqipëri deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus dhe rreziku për depërtimin e virusit në vendin tonë vazhdon të mbetet i ulët.

“Deri me sot, në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur nga ky virus. Rreziku për çdo individ varet nga ekspozimi dhe për popullatën tone rreziku aktual për shëndetin nga koronavirusi i ri mbetet i ulët. Megjithatë kemi shtuar masat në strukturat tona shëndetësore dhe në të gjitha pikat kufitare me Njësitë Shëndetësore për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri”, tha Manastirliu.

Sa i takon studentes shqiptare nga Ëohan-i që është transportuar në Turqi, Manastirliu tha se po ndiqen të gjitha procedurat standarde.

“Për qytetarët shqiptarë në Kinë, ka patur një komunikim të vazhdueshem për transportin e tyre dhe janë marrë masat duke u ndjekur nga strukturat tona. Studentja shqiptare nga Ëohan-i e cila është transportuar dhe aktualisht është në Ankara, është ndjekur ngushtë nga dy ministritë e linjës, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të gjithë procedurat standard që ndiqen në këto raste”, u shpreh ministrja.

Manastirliu deklaroi se Task- Forca e strukturave shëndetësore dhe ekspertëve po ndjek hap pas hapi situatën dhe koordinimit e masave mes strukturave të MSHMS.

LEXO EDHE:  Minjtë ndërpresin mbledhjen e Kuvendit

“Task Forca e përbëre nga 24 ekspertë të institucioneve shëndetësore mblidhet çdo ditë për rivlerësimin e masave të marra dhe pas deklarimit të situatës shëndetesore emergjencë ndërkombetare nga OBSH, kam ngritur Komitetin teknik për parapërgatitjen në marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit” u shpreh Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi se pas shpalljes së situatës emergjencë globale edhe në vendin tonë janë shtuar masat për kontrollin, gjurmimin e rastit dhe izolimin e tij, bazuar në rekomandimet e Organizates Botërore të Shëndetësisë dhe Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit. Manastirliu deklaroi gjatë fjalës së saj në Kuvend se janë marrë masat edhe me logjistikën e nevojshme, me mjetet mbrojtëse dhe me dhomat e izolimit apo karantinës për çdo rast që do të konsiderohet e nevojshme.

Duke ju referuar infodemisë, apo përhapjes së lajmeve të rreme, Manastirliu deklaroi: “Është një shqetësim global edhe infodemia ndaj do t’ju lutesha t’I referoheni ëebsite-ve zyrtare të MSHMS dhe ISHP, cilat kanë informacion të përditësuar për situatën që lidhet me koronavirusin e ri”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bllokohen 12 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët

Publikuar

-

Nga

Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka bllokuar një sasi të konsiderueshme lodra fëmijesh që tregtoheshin në vend.

Sipas të dhënave, testet laboratorike tregojnë se këto produkte kanë përmbajtje të lartë me mbi 30%  kimikate dhe toksina duke i bërë ato të rrezikshme për shëndetin.

Deri tani janë bllokuar 12 mijë lodra me përmbajtje ftalat e cila nuk duhet të ekzistojë në trupin e produktit, plumbi si dhe bisfenol.

“Janë bllokuar jo vetëm lodra por edhe produkte të tjera dhe të rrezikshme dhe të pamarkuara me markimin “CE”. Bëhet fjalë për 18 mijë produkte , 12 janë lodra ndërsa 6 mijë janë produkte të ndryshme si enë kuzhine, produkte elektrike, tharëse flokësh dhe kozmetika të ndryshme. Rezultonte se një pjesë e madhe e tyre me peshë toksinash, kimikatesh që ndodheshin në trupin e lodrës, kalonte mbi 30 % të trupit total të lodrës.

Produkte të tilla prej vitesh kanë qarkulluar në tregun shqiptar, ISHMT është institucion i ri ka vetëm 3 vite që është krijuar dhe ka pasur nevojë për kuadrin ligjor të veprimtarisë së tij dhe në këtë kuadër ne kemi pasur bashkëpunim me doganat, pasi pikat hyrëse janë futur në dogana, pasi këto produkte janë futur pa markimin “CE”, është shprehur kryeinspektori i ISHMT, Lavdrim Sahiti për Klan Tv.

LEXO EDHE:  Emrat/Kush janë deputetët që zëvendësuan baballarët e tyre në kuvend

LEXO EDHE:  Emrat/Kush janë deputetët që zëvendësuan baballarët e tyre në kuvend

Këto produkte që përdoren si tretës shkaktojnë probleme për organizmin e fëmijëve, pasi dëmton veshkat, organet e riprodhimit, diarre, irritim të fytyrës. Ato futen në pikat doganore shqiptare. Por përse ato nuk bllokohen në doganë kur janë të rrezikshme?

Sipas ekspertëve të ISHMT, deri tani doganat kanë funksionuar në bazë të riskut duke ushtruar kontrolle për alkoolin, akcizën apo karburantin. Produktet e sekuestruar të cilat janë pa markimin “CE” do të  asgjësohen.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Diell dhe rritje temperaturash/ Surprizat e motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Kjo javë pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Sipas Shërbimit meteorologjik, deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Deri në këtë ditë, erërat heraherës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë. Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.

Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE

Sociale

E diela me diell/ Temperaturat e motit për sot lënë për të dëshiruar

Publikuar

-

Nga

Ashtu si dita e djeshme, edhe e diela pritte të jetë një ditë me diell, e vranësira të pakëta kalimtare.

Era, me drejtim verilindje-juglindje do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të ulët në dete.

Gjatë orëve të mëngjesit përgjatë zonave malore si shkak i temperaturave negative, krijohen premisat për ngrica në rrugë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -8ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 12ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 13ºC.

LEXO TE PLOTE