Connect with Us

“Moshapja e negociatave, zhgënjim”/Sassoli mbështet Shqipërinë: T’i bindim të gjithë

Politikë

“Moshapja e negociatave, zhgënjim”/Sassoli mbështet Shqipërinë: T’i bindim të gjithë

Publikuar

-

Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli ka mbërritur paraditen e sotme në Tiranë ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Sassoli deklaroi se të gjithë u zhgënjyen kur BE vendosi që t’i thoshte “Jo” hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Ai theksoi se pavarësisht zhgënjimit, të gjithë duhet të punojnë për të vijuar rrugën drejt integrimit të vendit në BE.

“Ne duhet të mbështesim shqiptarët drejt BE. Ndodhi një ngadalësim përpara fundit të viti, por procesi i anëtarësimit duhet të fillojë. Është i bindur për këtë parlamenti dhe Komisioni Europain. Jam i bindur dhe unë që kjo është vetëm një vonesë. Lufta kundër kriminalitetit, rikuperimi, rimarrja e kapitaleve, janë nisma këto të domosdoshme. Kemi parë se si është rifilluar dialogu brenda afateve të shkurtra. Ju e dini zhgënjimin që ndjetë, që ka ndjerë shoqëria civile shqiptare, të njëjtën gjë që kemi ndjerë dhe ne. Por duhet ta kapërcejmë këtë. Kemi kohën e duhur që t’i bindim të gjithë për atë rrugë që domosdoshmërish ta bëjmë së bashku. Kemi një fat të përbashkët. Në këtë rrugë kemi përshtatje”, u shpreh Sassol në një konferencë të përbashkët me Ramën.

LEXO EDHE:  Skandali/Pasaportat bullgare zbrazin fshatin shqiptar

Teksa u ndal tek tërmeti i 26 nëntorit, Sassoli tha se BE u tregua e gatshme që të ndihmonte vendin në rast tragjedie.

“BE u tregua e gatshme dhe me ndihmat, dhe me fazën e re për rindërtimin pas tërmetit. Do punojmë shumë për një të ardhme. Është një vend i rëndësishëm jo sepse laget nga deti Adriatik por është pjesë e Ballkanit Perëndimor. Ka dy sfida të përbashkëta që s’do rresht kurrë. Europa ka filluar dhe i ka vënë vetes një synim ambicioz; procesi i anëtarësimit”, tha Sassoli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Do të hapen negociatat me BE në qershor?/ Ish-ministri i Ramës bën parashikimin

LEXO EDHE:  Marrëveshja detare me Greqinë/ Reagon Ilir Meta

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Video/ Një nga rrethrrotullimet më të çuditshme në botë gjendet në Shqipëri

LEXO EDHE:  Historiania jep alarmin/ Tregon planet e Greqisë ndaj shqiptarëve

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE