Connect with Us

“Krimi i përqafuar me politikën”/ Pse paketa “Anti KÇK” lindi e dështuar

Politikë

“Krimi i përqafuar me politikën”/ Pse paketa “Anti KÇK” lindi e dështuar

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar paketën Anti-KÇK, e cila u prezantua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Ndërs ditën e djeshme, Rama theksoi se paketa në fjalë ka si qëllim goditjen e krimit të organizuar, gjurmimin e pasurive të krijuara nga krimi dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme të personave nën hetim ose të dënuar, Vasili tha sot në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, se paketa “Anti KÇK” është e dështuar.

Sipas tij krimi është i përqafuar me politikën dhe se ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që kriminalizoi vendin.

“Edhe diktaturat nuk e kanë vënë drejtësinë sa për sy e faqe. Duan të ngjallin një Koçi Xoxe të ri. Shqiptarët duan një drejtësi të pakapur nga politika. Ky kryeministër trimëron veten, por nuk tremb njeri prej kohësh. Parlamenti me deputetë të bërë njësh me krimin i vendosi Edi Rama. Gjithë ky kriminalizim i tenderave, kjo ardhje kriminelësh që nga qeveria, kush i pruri, ka një emër për këtë, është Edi Rama”, tha Vasili.

I pyetur për reagimet e BE dhe SHBA të cilat mbështesin paketën “Anti KÇK” Vasili u shpresh se ligji është i kriminalizuar, deklaratat e tyre janë gjysëm memece.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Ja si Veliaj dhe Rama, diskriminojnë romët dhe egjiptianët

“Diplomatët janë puthur në sallat e parlamentit për këtë ditë të madhe, për reformën në drejtësi. Por pse nuk luftohet krimi, arsyeja është se nuk e lejon Edi Rama. Ky do të kapi drejtësinë. Qeverisja e tij ka prodhuar një ndër tre vendet më të korruptuara. Kjo histori ka vetëm një përgjigje, ka qëndresë. Sot reforma në drejtësi është zero”, u shpreh nënkryetari i LSI-së.

Vasili theksoi se protestat nuk janë ndërprerë, bëmë një armëpushim për ti dhënë kohë një situate sepse hapja e negociatave është një rëndësi e madhe”, tha ai.

Më tej Vasili theksoi se ndërkombëtarët duhet të zgjedhin janë me reformën në drejtësi apo me reformën e Sandër Lleshit të Edi Ramës, ndërkombëtarët ose janë me Refomën në Drejtësi ose me “KÇK” e Edi Ramës. Kriminelët i futi nëpër zyra Edi Rama, dhe po ai do të dalë ti luftojë”, u shpreh Vasili.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Ja si Veliaj dhe Rama, diskriminojnë romët dhe egjiptianët

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Ja si Veliaj dhe Rama, diskriminojnë romët dhe egjiptianët

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Rama pritet me protesta në Elbasan/ PS akuza Bashës

LEXO EDHE:  Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE