LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konferenca e Ramës me presidentin e PE/ "Gazetarët e lirë nuk u lejuan të merrnin pjesë"

3 Shkurt 2020, 14:52, Politikë CNA
Konferenca e Ramës me presidentin e PE/ "Gazetarët e lirë

Ish presidenti Bujar Nishani thotë se në konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli nuk pati asnjë pyetje prej medias ndaj kryeminitrit.

Nishani ka publikuar disa pyetje, të cilat sipas tij duhej t?i drejtoheshin sot kryeministrit Rama.

Sipas ish presidentit gazetarët e lirë dhe të vërtetë nuk ishin lejuar në atë konferencë për tu bërë këto pyetje

?Në konferencën për shtyp të Edi Ramës me Presidentin e Parlamentit Evropian z. Sassoli, asnjë pyetje prej medias ndaj kryeministrit ;
* Përse dërgoi në Parlamentin Shqiptar me dhjetra të dënuar për trafik droge, vjedhje e përdhunime ?
* Përse caktoi në krye të pushtetit lokal të dënuar për trafik droge, rrëmbime dhe mashtrime ?
* Përse angazhoi në fushatë elektorale anëtarë të krimit të organizuar të grabisnin votat e shqiptarëve ?
* Përse futi përsëri e përsëri në krye të bashkive të vendit të dënuar në shtetet e Bashkimit Evropian ?
* Përse e rriti me 1200% trafikun e drogës vetëm brenda një viti ?
* Përse prokuroria italiane e antimafias është alarmuar nga trafiku u kokainës prej krimit të organizuar në Shqipëri përsëri në këtë vit ?
* Përse Shqipëria është renditur ndër 3 vendet më të korruptuara në botë ?
* Përse Shqipëria është renditur më e fundit në të gjitha treguesit në rajonin e Ballkanit ?
* Përse shqiptarët ikin çdo ditë nga vendi i tyre në një emoragji emigracioni pandalim ?
Në fund një pyetje e munguar edhe për Presidentin Sassoli, nga media !
* A mendon se dëmtohet interesi i popullit në Shqipëri duke avokatuar një kryeministër që ka këto rekorde ?
Natyrisht që gazetarët e lirë dhe të vërtetë nuk ishin lejuar në atë konferencë për tu bërë këto pyetje?, shkruan Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga