Connect with Us

“KÇK e Edi Ramës do të luftojë KÇK e krimit”/ Vasili i nxjerr “bojën” Ramës

Politikë

“KÇK e Edi Ramës do të luftojë KÇK e krimit”/ Vasili i nxjerr “bojën” Ramës

Publikuar

-

klreu i grupit parlamentar i lsi, petrit vasili dhe kryeministri edi rama

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ndërsa komentoi të ashtuquajturën paketa Anti- KÇK, të miratuar nga qeveria, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se “Edi Rama, i cili me demek pas 7 vitesh batërdi dhe fitore të krimit në të gjitha drejtimet nga qeveria, parlamenti, pushteti lokal e gjithkund kujtohet sot  dhe flet për KCK për të luftuar krimin sipas Edi Ramës.

E thënë më thjeshtë KÇK e Edi Ramës do të luftojë KCK e krimit. Pra, do të luftojnë njëri tjetrin ata  të cilët mbajnë në këmbë njëri tjetrin.”

Sipas Vasilit, Edi Rama shantazhin e kthen në ligj, “një paketë pra KCK që shantazhon kë të dojë si të dojë duke bërë edhe sikur i ngatërron emrin dikujt, që më pas të bëjë sikur e korrigjon, e ndërkohë në shantazhin e emrit të vendosë radhën e kriminelëve në dispozicion të tij për të mbledhur vota apo për të realizuar afera të tjera më të dyshimtat dhe më të poshtrat.”

LEXO EDHE:  “Skandali i Butrintit”, pazar i pastër, përfitues miku i Ilir Metës dhe Edi Ramës

Më tej, Vasili u ndal edhe tek situata e krimit në vend si dhe kanabisi ndërsa theksoi se “të gjithë e dini shumë mirë që burimi i Shqipërisë me drogë dhe ky trafik u bë nën mbështetjen e përkrahjen e policisë. Po të kësaj policie e cila do të jetë ajo që do të drejtojë KCK me materialet e saj. Kësaj policie, shefat e të cilës si koka të trafikut të drogës u liruan dhe u lejuan iu krijuan të gjitha hapësirat për t’u larguar nga Shqipëria dhe janë sot në kërkim dhe nuk kapen kurrë, ndërkohë që kapen e burgosen  qytetarët e thjeshtë të Unazës së Re e gjithkund në Shqipëri, për 50 mijë lekë energji elektrike, për një kundravajtje në rrugë apo për meremetimin e një muri të rënë edhe pensionistët janë futur nëpër burgje”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Meta hedh poshtë Ramën/ “Po të ishte respektuar dekreti im, do ishin çelur negociatat”

LEXO EDHE:  Ilir Vrenozi publikon videon/ Tre vjet qeverisje nga Rama

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  “Skandali i Butrintit”, pazar i pastër, përfitues miku i Ilir Metës dhe Edi Ramës

LEXO EDHE:  Meta hedh poshtë Ramën/ "Po të ishte respektuar dekreti im, do ishin çelur negociatat"

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE