LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ishte e re dhe e bukur”/ Zbardhet dëshmia e 45 vjeçarit që vrau me thikë gruan

3 Shkurt 2020, 10:08, Kronika CNA
“Ishte e re dhe e bukur”/ Zbardhet dëshmia e 45 vjeçarit

Zbardhet dëshmia e 45 vjeçarit Lulzim Cuku i cili masakroi me thikë gruan e tij dy ditë më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi para pak mesnatës së të dielës, në banesën 4-katëshe të çiftit.
Cuku ka dëshmuar se e qëlloi gruan e tij 33 vjeçare Majlidna Çuku me thikë pas debateve për motive xhelozie.

Teksa shfaqte pengesë për krimin e rëndë, 45-vjeçari ka rrëfyer para hetuesve të çështjes shkakun që e shtyhu atë të ndërmerrte aktin ekstrem.
Ai pohoi se ishte xheloz për fakti që gruaja e tij ishte më e re dhe e bukur.

?Unë isha shumë xheloz sepse gruaja ishte e re, ishte e bukur. Ishte 12 vjet me e re nga unë. Për këtë bëhesha shumë xheloz, sepse ajo jetonte më fëmijët ndërsa unë ikja shpesh herë në Greqi. Në Greqi kam punuar, dhe vija shpesh në Shqipëri. Gruaja nuk punonte sepse rriste fëmijët dhe të ardhurat i siguroja unë. Atë natë ne u zumë me fjalë. Fjalë pas fjale, sherri arriti kulmin sa nuk durova dot. E kam qëlluar me thikë, por nuk e dija që e kam vrarë. Pastaj ika natën e shkova në Dibër tek të afërmit. Jam bërë shumë pishman, se kam hall kush do na rrisë fëmijët. I kemi të vegjël. Si arrita që vrava gruan?! Nuk do më falë asnjë. E gjitha sepse jam xheloz. As familja ime, as e gruas nuk do më falin për këtë veprim që bëra. Doja të vrisja veten të mos jetoja më, por nuk e vrava.?, mësohet të ketë rrëfyer Cuku në polici./CNA.al

Lajmet e fundit nga