LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dorëzoi karrigen Albin Kurtit/ Haradinaj: Lajm i mirë për qytetarët

3 Shkurt 2020, 18:03, Kosova & Bota CNA
I dorëzoi karrigen Albin Kurtit/ Haradinaj: Lajm i mirë për

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas dorëzimit të mandatit të kreut të qeverisë te Albin Kurti i Vetëvendosjes.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Haradinaj thotë se nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.

Votimin e Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës, ish kryeministri e cilëson si një lajm të mirë për gjithë qytetarët tanë, ndërsa uron që ky koalicion politik të arrijë t?i çojë përpara proceset e rëndësishme për vendin.

?Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim – dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar.

Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t?i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë?, deklaron Haradinaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga