Connect with Us

Horoskopi i ditës, 3 shkurt 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 3 shkurt 2020

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Te dashuruarit do jene shume realiste dhe do arrijnë te flasin me qetësisht dhe me hapur me partnerin e tyre. Disa do i zgjidhin edhe mosmarrëveshjet e hershme dhe do i vene kapak te shkuarës. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do arrijnë te afrojnë persona vërtet me vlera. Ne planin financiar do jeni shume te logjikshëm dhe do e mbani gjithë kohës nen kontroll situatën.

DEMI 21. prill – 21. maj

Do jeni shume lozonjare dhe te dashur me partnerin sot. Shpesh do e bëni atë te çmendet pas jush dhe pasioni do shtihet tej mase. Beqaret duhet te jeni shume te logjikshëm dhe nuk duhet kurrsesi te veprojnë pa u menduar gjate. Disa persona janë ndryshe nga ajo qe duken. Për financat nuk do ketë aspak te papritura. Mund te kryeni shpenzimet e nevojshme pa ju dridhur dora aspak.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Dite mjaft romantike do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë mes jush dhe partnerit ka për te ecur edhe me mire nga sa ju mendonit. Beqaret nuk do mendojnë shume për dashurinë sepse do e kenë ditën te ngarkuar me pune e angazhime. Ne planin financiar gjendja nuk do jete e keqe, megjithatë po u treguat vigjilente nuk do bëni keq.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Do i buzëqeshni gjate gjithë kohës njeri-tjetrit dhe do doni te qëndroni sa me shume se bashku. Partneri mund t’iu beje edhe një propozim interesant. Beqaret duhet t’i pranojnë te gjitha ftesat, por nuk duhet te nxitohen te hedhin hapa. Buxheti ka për te qene disi problematik. Beni kujdes!

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Shfrytëzojeni sa te mundeni ditën e sotme për t’ia shprehur edhe me tepër ndjenjat partnerit tuaj. Marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme. Beqaret edhe pse do bëjnë te pamundurën nuk do arrijnë dot ta realizojnë takimin qe kane ëndërruar. Buxheti do varet plotësisht nga mënyra sesi ju do silleni me paratë. Po shpenzuat kuturu gjendja do dobësohet tej mase.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dite e mbushur me debate do jete kjo për te dashuruarit. Nuk do bini dakord për asgjë dhe nga ana tjetër do këmbëngulni qe te dale e juaja. Ky do jete një gabim i madh. Beqaret nuk duhet te hezitojnë te njihen me persona te ndryshëm pasi me tej askush nuk do i detyroje te bëjnë një zgjedhje. Ne planin financiar nuk do keni probleme dhe kjo fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Te dashuruarit do kalojnë një dite te turbullt dhe te zhurmshme sot. Asgjë nuk do ju ece mire dhe do debatojnë edhe për disa çështje te se shkuarës. Beqaret nuk do arrijnë te joshin këdo qe do pëlqejnë, por nuk do kalojnë aspak një dite te keqe. Miqtë dhe te afërmit do i mbajnë pranë. Ne planin financiar duhet patjetër ta dyfishoni maturinë ne mënyrë qe te mos keni probleme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite e mbushur me bashkëpunim dhe pozitivizëm do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te mendojnë edhe te fillojnë lidhje me personat qe kane kohe qe i joshin. Buxheti ka për te qene goxha i mire, kështu qe nuk do jete nevoja ta kufizoni gjithë kohës veten kure te bëni shpenzime.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Sot do keni me tepër besim tek partneri juaj dhe marrëdhënia ne çift do jete me e mire nga sa e mendonit. Mosmarrëveshjet dhe problemet e hershme do i lini pas krahëve përgjithmonë. Beqaret do kenë sukses te madh ne dashuri dhe çdo gjë do ju ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar do mbizotërojë rregulli dhe situata ka për te qene e shkëlqyer.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Ndjenjat mes jush dhe partnerit do jene edhe me te forta gjate kësaj dite. Do dëshironi te kaloni me tepër kohe me njeri-tjetrin dhe mund te mendoni edhe për surpriza. Beqaret do kenë pafund dëshirë për te filluar një lidhje, por kushtet sot nuk janë aq te favorshme. Gjendja e financave ka për te qene shume here me e mire se me pare. Shfrytëzojeni rastin për te bere investimet e nevojshme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Jeta juaj ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar sot. Ne fakt as ju dhe as partneri nuk do bëni përpjekjen me te vogël qe ta qetësoni situatën. Beqaret do kenë kërkesa te shumta dhe as sot nuk do e gjejnë personin qe kane ëndërruar. Buxheti do ketë tronditje, por kjo nuk do te thotë qe ju te besoni tek lojërat e fatit për ta ndryshuar situatën. Keni për te pasur me shume probleme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dita e sotme nuk do jete gjithë kohës e mire për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do gjendeni para vështirësive dhe problemeve, por për fat do i kaloni me lehtësi. Beqaret do kenë disa takime, por mire do jete te mos nxitohen për te hedhur hapa. Ne tërësi buxheti ka për te qene goxha i mire. Do i kryeni shpenzimet e menduara dhe do iu mbeten edhe para mënjanë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bllokohen 12 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët

Publikuar

-

Nga

Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka bllokuar një sasi të konsiderueshme lodra fëmijesh që tregtoheshin në vend.

Sipas të dhënave, testet laboratorike tregojnë se këto produkte kanë përmbajtje të lartë me mbi 30%  kimikate dhe toksina duke i bërë ato të rrezikshme për shëndetin.

Deri tani janë bllokuar 12 mijë lodra me përmbajtje ftalat e cila nuk duhet të ekzistojë në trupin e produktit, plumbi si dhe bisfenol.

“Janë bllokuar jo vetëm lodra por edhe produkte të tjera dhe të rrezikshme dhe të pamarkuara me markimin “CE”. Bëhet fjalë për 18 mijë produkte , 12 janë lodra ndërsa 6 mijë janë produkte të ndryshme si enë kuzhine, produkte elektrike, tharëse flokësh dhe kozmetika të ndryshme. Rezultonte se një pjesë e madhe e tyre me peshë toksinash, kimikatesh që ndodheshin në trupin e lodrës, kalonte mbi 30 % të trupit total të lodrës.

Produkte të tilla prej vitesh kanë qarkulluar në tregun shqiptar, ISHMT është institucion i ri ka vetëm 3 vite që është krijuar dhe ka pasur nevojë për kuadrin ligjor të veprimtarisë së tij dhe në këtë kuadër ne kemi pasur bashkëpunim me doganat, pasi pikat hyrëse janë futur në dogana, pasi këto produkte janë futur pa markimin “CE”, është shprehur kryeinspektori i ISHMT, Lavdrim Sahiti për Klan Tv.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 9 prill 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 6 dhjetor 2017

Këto produkte që përdoren si tretës shkaktojnë probleme për organizmin e fëmijëve, pasi dëmton veshkat, organet e riprodhimit, diarre, irritim të fytyrës. Ato futen në pikat doganore shqiptare. Por përse ato nuk bllokohen në doganë kur janë të rrezikshme?

Sipas ekspertëve të ISHMT, deri tani doganat kanë funksionuar në bazë të riskut duke ushtruar kontrolle për alkoolin, akcizën apo karburantin. Produktet e sekuestruar të cilat janë pa markimin “CE” do të  asgjësohen.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Diell dhe rritje temperaturash/ Surprizat e motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Kjo javë pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Sipas Shërbimit meteorologjik, deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Deri në këtë ditë, erërat heraherës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë. Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.

Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE

Sociale

E diela me diell/ Temperaturat e motit për sot lënë për të dëshiruar

Publikuar

-

Nga

Ashtu si dita e djeshme, edhe e diela pritte të jetë një ditë me diell, e vranësira të pakëta kalimtare.

Era, me drejtim verilindje-juglindje do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të ulët në dete.

Gjatë orëve të mëngjesit përgjatë zonave malore si shkak i temperaturave negative, krijohen premisat për ngrica në rrugë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -8ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 12ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 13ºC.

LEXO TE PLOTE