Connect with Us

Hapet gara për Shkollën e Magjistraturës/ Datat e regjistrimit dhe kriteret

Politikë

Hapet gara për Shkollën e Magjistraturës/ Datat e regjistrimit dhe kriteret

Publikuar

-

KLGJ ka hapur garën e pranimeve për Shkollën e Magjistraturës për vitin akdamik 2020 – 2021.

Mësohet se këtë vit do të pranohen 75 kandidatë, nga të cilët 40 profili gjyqtarë dhe 35 profili prokurorë.

Regjistrimi i kandidatëve për magjistratë do të bëhet pranë sekretarisë shkencore të Programit të Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës në periudhën 1 Shkurt – 29 Shkurt 2020, nga ora 9.00 – 13. 00. (Godina e re, Poli i Drejtësisë, Rruga “Ana Komnena”, Tiranë)”, thuhet në njoftim.

Kandidati për magjistrat që regjistrohet për të marrë pjesë në provimin e pranimit në
Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë këto kushte:
1. ka zotësi të plotë për të vepruar;
2. është shtetas shqiptar;
3. ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, referuar nenit 124 të ligjit nr. 80/2015 “ Për arsimin e lartë”. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5 vjeçar, ose të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplome universitare të fituar para përshtatjes së studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4 vjeçar, e cila është ekuivalente me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, (DIND)”;

ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë), si dhe notë mesatare mbi 8 (tetë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e Përgjithshme dhe Pjesa e Posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese. Për të diplomuarit “Jurist”, në programe në gjuhë të huaj, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike.
5. ka kryer, me pikët minimale të përcaktuara nga Shkolla e Magjistraturës, studimet
universitare për drejtësi në një vend anëtar të Bashkimit Evropian dhe ka marrë një diplomë të barasvlershme me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, e njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave të parashikuar me ligj:

ka të paktën tre vjet përvojë profesionale aktive me kohë të plotë, pas diplomimit në ciklin e plotë të studimeve universitare, në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare;

LEXO EDHE:  Mbledhja e KLP-së/ Diskutohet procedura për ngritjen e SPAK

nuk është dënuar me vendim penal të formës së prerë;

nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi;
9. nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit;

nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990;

nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete.
Kandidati, për regjistrim, duhet të paraqesë dokumentat e mëposhtme, ose kopje të tyre të noterizuara:
1. kërkesën për aplikim, ku përzgjedh profilin si gjyqtar e prokuror. Kërkesa plotësohet në formularin unik që shpërndahet nga Shkolla e Magjistraturës.
2. diplomat universitare dhe pasuniversitare për studimet që ka ndjekur;
3. Dëshmi/certifikatë të mbrojtjes së gjuhës angleze mbi bazën e testeve ndërkombëtare, të njohura nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve. Nëse individi ka fituar një diplomë universitare të një programi studimi për drejtësi, të kryer në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe në programin mësimor të studimeve, është vlerësuar edhe për gjuhën angleze, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri;
4. jetëshkrimin;
5. kartë identiteti;
6. vetdeklarimi për gjendjen gjyqësore;
7. raport mjeko – ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm dhe të specializuar në kuadër të kryerjes së detyrës si magjistrat;

dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku kanë punuar tre vitet e fundit;
9. rekomandim nga punëdhënësi i fundit, që vërteton se nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi;

deklaratë që vërteton se nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit;
11. deklaratë që nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; si dhe nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete;
12. librezën e punës (dokument) që të vërtetojë periudhën e vjetërsisë në punë.
13. një fotografi
14. mandat pagese për regjistrimin në vlerën 10.000 lekë.

NJOFTIM-PËR-SHPALLJEN-E-VENDEVE-VAKANT-PËR-KANDIDAT-PËR-MAGJISTRATË- (1)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Gazetari akuza kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm

LEXO EDHE:  Zgjedhjet Lokale/ Ja kandidatët për Bashkinë e Kolonjës

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ KQZ kërkesë kandidatëve në listë pritëse

LEXO EDHE:  Zgjedhjet Lokale/ Ja kandidatët për Bashkinë e Kolonjës

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE