Connect with Us

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Avokati kërcënon klientin, mori 2.5 mln lekë për një proces që s’e hapi kurrë

Denoncim

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Avokati kërcënon klientin, mori 2.5 mln lekë për një proces që s’e hapi kurrë

Publikuar

-

Avokati Alfred Thomo  për 8 vite nuk i hapi asnjë proces gjyqësor qytetarit, edhe pse mori 2.5 mln lekë për përpjestimin e pasurisë. Gjykata nuk ka ndërmarrë asnjë proces gjyqësor lidhur me këtë çështje, pasi kërkesë padia e paraqitur nga avokati Thomo nuk ka qenë e saktë. Sot ai mashtron e kërcënon qytetarin se i kërkon lekët, pasi nuk bëri punën.

“Fiks Fare” solli rastin e qytetarit nga Korça, Barjam Trokës i cili denoncon avokatin e tij Alfred Thomo. Ky i fundit sipas z.Troka e ka mashtruar se do t’i bëjë përpjesëtimin e pasurisë, por që prej 8 vitesh nuk ka bërë asgjë. “Kam paguar 2 milionë e gjysmë lekë, kanë kaluar 8 vite dhe ai s’më ka bërë asgjë. I kam dhënë lekë për të mbledhur dokumente, por nuk është bërë asnjë seancë gjyqësore” thotë Barjami për “Fiks-“in.

Sipas tij e ka telefonuar disa herë po as në telefon nuk i përgjigjet më. ” E kam marrë në telefon, kam kërkuar ta takoj, por s’kam mundur, s’kam ku ta gjej” shprehet i shqetësuar z.Troka.

_Fiks”-i solli bisedën midis qytetarit dhe avokatit, ky i fundit në takimin e parë tha se do e merrte qytetarin në telefon pasdite dhe të takoheshin , por që kaloi më shumë se një muaj dhe nuk e bëri.

LEXO EDHE:  Skandal me tenderin e UBT-së/ Fitoi firma që ofroi 100 mln më shumë se oferta më e ulët

Në takimin e dytë të qytetarit dhe avokatit, të  pasqyruar me zë dhe figurë nga emisioni Fiks Fare, avokati kërcënon qytetarin, duke i thënë se “do të ther me thikë” , kjo vetëm se përse qytetari i kërkonte përgjigje se çfarë po bëhej me çështjen e tij. Avokati i thotë qytetarit se nuk është faji i tij, që gjykata ka kthyer  mbrapsht dokumentacion.” Ik mos më çaj b… dokumentet i ka kthyer gjykata, po do t’i kthej dokumentet, por lekët t’i harrosh” i thotë avokati qytetarit.

Gazetarët e “Fiks”-it  u interesuan edhe pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, ku në përgjigjen e saj zyrtare gjykata sqaron  se paditë e ngritura me paditës Barjam Trokën dhe avokat Fredi Thomon kanë rezultuar me mungesë në dokumentacion dhe kërkesa padia në vetvete ka pasur të meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Show vulgar me Anti-KÇK-në/ Qytetari i nxjerr të palarat policisë: Deri tani vadisnit parcelat me hashash?!

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministi Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon “shown” e qeverisë sipas tij, me Anti-KÇK-në.

Përmes mesazhit dërguar ish Kryeministrit, ai i bën disa pyetje edhe krerëve të Policisë dhe jo vetëm.

“Policia e shtetit ngrihet në këmbë! Pse shtrirë ka qënë deri tani?! Apo ka qënë në gjumë ?! Apo ishte e zënë duke vaditur parcellat me hashash?!

LEXO EDHE:  Kalvari gjyqësor i ish-inspektores së AKU-së/ Zhdukje dokumentacioni dhe shkelje procedurale

LEXO EDHE:  Kalvari gjyqësor i ish-inspektores së AKU-së/ Zhdukje dokumentacioni dhe shkelje procedurale

Pse duhet të paguajmë militantët e rilindjes socjaliste me uniforma policie që të ndjekin mbrapa makinat lluksoze, kur këto automjete kanë marrë leje qarkullimi nga vetë institucjoni që drejtohet e komandohet nga qeverria e Ramës?

Nje shou vulgar per te mbushur xhepat!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Dalin fotot e llotos së hapur përballë Ministrisë së Mbrojtjes/ Policia e mbyll dy orë kur vjen kontrolli”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, thotë se bixhozi po lulëzon.

Ndonëse qeveria i ka mbyllur të gjitha llotot dhe lojërat e fatit dhe i ka ndaluar me ligj, në mesazhin e  publikuar nga Berisha thuhet se përballë Ministrisë së Mbrojtjes është një dyqan llotosh.

Më tej, ngrihen akuzat se në momentin kur do të vijë kontrolli, policia e mbyll dyqanin për rreth dy orë.

“Edi Rama ka thënë që janë të gjitha bixhozet e mbyllura, por unë do të dërgoj disa foto që të të them ty që në policinë e Lleshajt janë të gjithë të korruptuar. Si ka mundësi që një lokal përballë me Ministrinë e Mbrojtjes është hapur me lloto dhe kompjutera dhe policia e Lleshajt në momentin që do ti vijnë për kontroll i mbyll 2 orë dhe i hap prap”, thuhet në mesazh, ndërsa ish-kryeministri ka publikuar edhe fotot e llotos së hapur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dy mësues humbën jetën në aksident/ Berisha dënon qëndrimin përçmues nga qeveria

Publikuar

-

Nga

Një aksident tragjik më pasojë vdekjen e dy mësuesve ka ndodhur dje në Memaliaj.

Mësuesit që humbën jetën ishin duke u kthyer nga shkolla në fshatin Krahës të Tepelenë, me një makinë tip “Benz”, por mjeti ka rënë në greminë, duke shkaktuar vdekjen e 2 prej tyre ndërsa dy të tjerë mbetën e të plagosur.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili teksa shpreh ngushëllimet për humbjen e tyre, denoncon dhe mungesën e transportit për arsimtarët.

“Shpreh dhimbje per vdekjen aksidentale te dy mesuesve dje ne Tepelene
Lexoni mesazhin e tij!

Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjareve te te dy mesuesve qe humben jeten dje ne aksident rrugor por dhe denoj me ashpersine me te madhe qendrimin perçmues qe mbahet ndaj mesuesve, nxenesve dhe sistemit arsimor ne teresi nga narkoshtetit ne Shqiperi! sb

Pershendetje I nderuar doktor!marr shkas nga ngjarja e djeshme ku humben jeten dy mesues per shkak te kesaj qeverie te babezitur ku mesuesit paguhen akoma me rritjen qe keni bere ju kur ishit ne pushtet,Zyra Arsimore duhet të mundësojë transportin e mësuesve dhe nxënësve me furgon ose autobus, por kjo çështje është lënë prej vitesh në harresë. E njëjta problematikë është në gjith të vendit, ku tenderët për transportin janë ndër aferat kurruptive kryesore të zyrave arsimore dhe institucionet heshtin përballë këtij abuzimi që sot mori 2 jetë njerëzish. Shumë mësues janë të detyruar të japin mësim në zona të thella malore larg shtëpive dhe Zyrat Arsimore i detyrojnë të shkojnë me makinat private. Fondet e parashikuara për transportin e mësuesve vidhen sistematikisht dhe hetimet nuk finalizohen asnjëherë as nga organet ligjzbatuese”,jane shume mesues qe ndyshojne vendbanimin thjesht per te perfituar transportin ne menyre te padrejte faleminderit publikoje ta marre vesh i gjith populli se ca qeverie naziste qe kemi.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE