LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Çmendet” Lleshaj/ Krenohet me 50 vrasje?

3 Shkurt 2020, 10:24, Politikë CNA
“Çmendet” Lleshaj/ Krenohet me 50 vrasje?

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur sot në një interpelancë në Kuvend, nga deputeti i opozitës, Artur Roshi, në lidhje me dëbimin e shtetasit turk, Harun Çelik, por edhe cështje të tjera, si kriminaliteti në vend, apo edhe kanabisi.

Por, mesa duket për ministrin e Brendshëm, jetët e humbura janë thjeshtë dhe vetëm statistika, me të cilat krenohet.

Pavarësisht se pothuajse çdo ditë dëgjojmë vrasje, plagosje, apo edhe rasti ku persona me rrezikshmëri të lartë lirohen nga burgjet, duket se këto nuk i shikon as nuk i dëgjon Lleshaj.

Ndërkohë, që mediat raportojnë se vrasjet janë më shumë se në çdo kohë tjetër, Lleshaj nga foltorja e Kuvendit, tha sot se rendi dhe siguria janë në ditët më të mira historike.

“Nëse para 7 vitesh kishim 130 vrasje në vit, tani kemi 50 vrasje në vit. Jemi në shifrat më minimale historike për kanabisin. Rendi është në ditët më të mira historike, por jo ajo që duam. Ju sfidoj të jepni shifra dhe jo konkluzione në ajër. Unë jam krenar që kam sakrifikuar lirinë time dhe një pjesë të rinisë për të shërbyer ndaj vendit tim, kjo më bën krenar, me këtë nuk më kompleksoni. Unë erdha për të diskutuar për shtetasin turk, ju pyesni sa të rrezikshëm janë ushtarakët për lirinë e individit.?-tha Lleshaj sot në Kuvend./ CNA.al

Lajmet e fundit nga