Connect with Us

“Anti-KÇK-ja, Vetting për të eliminuar gjyqtarët”/ Lubonja zbulon prapaskenat

Politikë

“Anti-KÇK-ja, Vetting për të eliminuar gjyqtarët”/ Lubonja zbulon prapaskenat

Publikuar

-

Analisti i njohur, Fatos Lubonja, e ka konsideruar paketën “Anti-KÇK”, si një lëvizje të rrezikshme të kryeministrit Rama, për të “eliminuar” dhe kërcënuar gjyqtarët.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në TV “News 24”, Lubonja tha se njerëzit e paketës “Anti-KÇK”, që u prezantuan nga Rama, dhe që shfaqeshin me syze të zeza e kapuça, janë thjesht instrument për të frikësuar këdo që nuk i nënshtrohet këtij autoritarizmi, këtij individi, që po bën një lojë të rrezikshme.

“Në qoftë se Reforma në drejtësi nënkuptonte Vettingun e gjyqtarëve, atëherë mua më del që nuk i mjafton këtij ai Vettingu i kontrolluar, por i duhet një Vetting më i shpejt për të bërë propagandë, për të eliminuar dhe kërcënuar gjyqtarë.

Rama iu thoshte atyre me syve të zeza e kapuç se ju jeni forca shpëtimtare nga e keqja. Është e frikshme, sepse janë kapërcyer të gjithë kufijtë. Këta njerëz, pse qenkan të ndershëm këta, dhe nuk qenkan gjyqtarët? Këta janë thjesht instrument për të frikësuar këdo që nuk i nënshtrohet këtij autoritarizmi, këtij individi, që bën një lojë të rrezikshme.

Pyetja e parë që shtrohet është kjo “Erdhi koha që të luftojmë krimin”, po, pse çfarë ke bërë ti nga 2013? O na thuaj që ka dështuar Vettingu dhe unë po bëj diçka super vettingun, ose na e shpjego, pse duhet kjo. Ato nuk shkojnë paralelisht, sepse janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ne kemi kërkuar drejtësi të pavarur nga politika, ndërsa kjo reforma e çon gjykatën, njerëzit e SPAK, te ministri i Brendshëm, ndërkohë që kemi pasur dy ministra të Brendshëm të Ramës të lidhur me krimin. Kemi një rritje galoponte të krimit në Shqipëri në kohën e Ramës.

LEXO EDHE:  Lëvizje mes të fortësh/ Arsyeja e vërtetë pse Idrizi brakstisi Ramën

Mjafton të shohim ndërtimet, ku lejet janë dhënë nga vetë këta, që gjoja na bëjnë KCK. Kryeministrin e kishte shqetësuar fakti se gjykatësit kanë liruar ca kriminelë. Po kush janë këto kriminelë? Ata që kanë vjedhur votën, bashkë me kryeministrin. E bën ky për të mbuluar këto lirime të këtyre njerëzve, që i ka pasur bashkëpunëtorë partia e tij, apo e bën për të bërë një lloj presioni ndaj gjykatësve, që mendon ende se nuk i ka. Kjo është për t’u parë, por asgjë të mirë nuk ka këtu, veçse rritje të banditizmit të shtetit të kapur dhe pamja më e tmerrshme ishte e atyre me syve të zeza, që na nxori”, deklaroi Lubonja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  “Plas bomba”/ Drejtësi me spiunët e sigurimit të shtetit

LEXO EDHE:  Anti KÇK-ja/ Rama nuk ndalet: Prokurorët dhe gjykatësit po lirojnë vrasës e trafikantë

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Habit Monika Kryemadhi/ Anëtarët e LSI-së do të përballen me vettingun

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit/ Lubonja këshillë Bashës: "T’ju dilet përpara banditëve me të cilët Rama pastron paratë”

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE