LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anti-KÇK-ja/ Hajdari “ultimatum”: Fillojeni nga deputetët!

3 Shkurt 2020, 12:49, Politikë CNA
Anti-KÇK-ja/ Hajdari “ultimatum”: Fillojeni nga

Ligji Anti-KÇK është diksutuar sot edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari tha se akti normativ që tashmë është miratuar ka pësuar shumë ndryshime nga ajo që u pompua në fund të vitit. Hajdari kishte një sugjerim për qeverinë, duke i kërkuar që ligji të fillonte nga deputetët dhe zyrtarët që nuk e justifikojnë pasurinë.

“Nuk e di kush u ka ndaluar për të luftuar krimin. Ai ligj është parë dhe riparë, pasi ishte anti-kushtetues, dhe ishte gati të luftonte cdokënd për të mbrojtur disa persona të caktuar. Ju e dini kush janë ata që nuk e justifkojnë pasurinë, duke filluar nga deputeti, disa nga ata që janë në sallë apo qeveritarë. Pse nuk flisni nëse doni të luftoni krimin? Pse nuk e filloni me këta njerëz që kanë pasuri të jashtëzakonshme dhe nuk i justifikojnë në asnjë sekond? Ne do të vijojmë të luftojmë propagandën dhe sjelljen e shëmtuar që ju bëni” tha Hajdari nga foltorja e Kuvendit./CNA.al

Lajmet e fundit nga