Politikë
Andi Përmeti paralajmëron Ramën dhe Bashën/ Marrëveshja juaj e fshehtë nuk do të votohet

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, ka hedhur dyshime të forta për një marrëveshje të fshehtë mes kreut te PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
Këta dy të fundit, sipas Përmetit, kanë rënë dakort për një Reformë Zgjedhore, që nuk prek ndryshimin e sistemit, por ai paralajmëroi se opozita parlamentare nuk do ta pranojë.
Ai theksoi se opozita parlamentare ka 35 vota dhe do të jetë kundër reformës, nëse nuk preket sistemi zgjedhor.
“Ky parlament, të paktën ky krahu këtëj nuk ka për të miratuar asnjë marrëveshje midis dy individëve. Ky parlament i ka 35 firma kundër. Koliacioni i ri Basha-Rama ka vetëm 78 vota dhe do detyrohet ose Basha ti lutet deputetëve për ti marrë votën ose Basha do bashkohet me Ramën për të blerë votat e opozitës, për të votuar këtë marrëveshje. Kolegët e mi nuk do votojnë asnjë arrëveshje, jam i sigurtë.”-tha Andi Përmeti./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...
1 Koment