Connect with Us

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar/ Vjosa Osmani ngelet me “gisht në gojë”

Kosova & Rajoni

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar/ Vjosa Osmani ngelet me “gisht në gojë”

Publikuar

-

I mandatuari për postin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka prezantuar sot kabinetin e ri qeveritar, që do të miratohet sot në Kuvend.

Siç raportojnë mediat kosovare, zëvendëskryeministri i parë do të jetë Avdullah Hoti, ndërsa zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi.

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, Kurti tha se kabineti qeveritar do të ketë 15 ministri. Por, një detaj që ra në sy ishte se Albin Kurti duket se nuk i ka besuar asnjë ministri Vjosa Osmanit, të LDK-së, e cila një ditë më parë refuzoi postin e kryeparlamentares.

Po ashtu mësohet se zëdhënësi i LDK-së dhe deputeti i legjislaturës së shtatë, Besian Mustafa tashmë e tutje do të jetë ministër i Bujqësisë, Anton Quni është nominuar për ministër të Mbrojtjes dhe Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ MOS SHIKONI NGJYRËN E TIMONIT, POR VESET E SHOFERIT

Dy gratë e propozuara për ministre, nga radhët e LDK-së janë, Vlora Dumoshi e cila do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Hykmete Bajrami që do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kështu, Ministër i Punëve të Jashtme do të jetë, Glauk Konjufca, ndërsa ministër i Punëve të Brendshme, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu. Ministre të Drejtësisë nga radhët e LVV-së do të jetë, Albulena Haxhiun, ministër të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka. Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, ndërsa ministre e Ekonomisë, Rozeta Hajdarin, ndërsa dikasteri i Ministrisë së Shëndetësisë i është besuar Arben Vitisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  “Kosova është shtet i pavarur”/ Si u censurua fjala e Macron në Beograd

LEXO EDHE:  Habit gazetari: Rama po i ngul gozhdën e fundit arkivolit ku mendon se ka futur Kosovën

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Kërcënon Erdogani/ Kosova të ketë kujdes me Ambasadën tonë në Prishtinë

LEXO EDHE:  Kërcënon Erdogani/ Kosova të ketë kujdes me Ambasadën tonë në Prishtinë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Ja si mund t’i ndryshojë Uashingtoni gjërat në Ballkan

LEXO EDHE:  E rëndë në Durrës/Mbytet një tjetër pushues nga Kosova

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE