Connect with Us

Al-Kaeda merr përgjegjësinë për sulmin në bazën amerikane

Bota

Al-Kaeda merr përgjegjësinë për sulmin në bazën amerikane

Publikuar

-

Grupi Al-Kaeda që operon në Gadishullin Arabik (AQAP) mori përgjegjësinë të dielën për një sulm ndaj një baze amerikane, gjatë të cilit u vranë tre ushtarakë në muajin dhjetor. Njoftimi u bë në internet nga vetë grupi.

Alshamrani kreu operacionin në një nga çerdhet e së keqes … në stacionin detaro-ajror amerikan në Pensacola“, shprehej në një mesazh video të postuar të dielën drejtuesi i grupit, duke iu referuar Mohamed Alshamranit, një 21-vjeçari i cili kreu sulmin në fund të vitit të kaluar. Mohamed Alshamrani një ushtarak i një grade të ulët i Forcave Ajrore të Mbretërisë Saudite po trajnohej në bazën amerikane që ndodhet në Pensacola të Floridës.

Kreu i AQAP-it, Qassim al-Rimi tha në video-mesazh se Alshamrani kishte lëvizur përreth bazave amerikane “për disa vjet” për të përcaktuar objektivin që do të godiste.

LEXO EDHE:  Kongresmeni amerikan thumon Ramën

Alshamrani vrau tre ushtarakë amerikanë dhe plagosi tetë të tjerë të cilët ndodheshin në bazë më 6 dhjetor.

Në atë kohë, hetuesit nuk gjetën prova që Alshamrani ishte i lidhur me një grup terrorist, por ata mësuan se ai kishte publikuar postime me përmbajtje anti-amerikane dhe anti-Izraelit në mediat sociale përpara sulmit, përfshirë dhe një mesazh të postuar më 11 Shtator, ku shkruhej “numërimi mbrapsht ka filluar”.

Pas sulmit dhe fillimit të hetimeve mbi këtë çështje njëzet e një ushtarakë sauditë që po trajnoheshin në bazën amerikane, u dërguan përsëri në Arabinë Saudite./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Pandemia mbyll mbi 2,600 biznese

Publikuar

-

Nga

Për nëntë vjet, Arben Jonuzi ka udhëhequr një biznes në sektorin e akomodimit në Prishtinë.

Dy banesa të marra me qira i ka shndërruar në bujtinën “Hostel Han”.

Aty janë akomoduar turistë nga e gjithë bota deri në vitin 2020, kur edhe ka nisur pandemia e koronavirusit dhe Arbeni është detyruar ta mbyllë biznesin.

“Ka qenë shumë mirë. Iu kemi mundësuar turistëve që të udhëtojnë dhe të flenë me çmime të lira. Por, kur ka ndodhur pandemia, janë mbyllur kufijtë. Kishim edhe shtatë ose tetë mysafirë, të cilët u bllokuan në ‘Hostel Han’, e të cilët u larguan pas hapjes së kufijve”, tregon Arbeni për Radion Evropa e Lirë.

E nesërmja e panjohur për bizneset e vogla

Me shpërthimin e pandemisë, në mars të vitit 2020, shumica e shteteve i kanë mbyllur kufijtë me muaj të tërë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Shumë fluturime janë anuluar dhe udhëtimet janë kufizuar në minimum.

Arbeni e dinte se kështu nuk mund të vazhdonte punën dhe, në korrik të vitit 2020, e mbylli bujtinën, ku kishte të punësuar katër persona.

Arbeni thotë se ndihma që jepte Qeveria e Kosovës për bizneset, ishte e pamjaftueshme.

“Asgjë… Ishte një ndihmë nga 150 euro për punëtorë që ndante Qeveria. Ishin pak. Nuk mjaftonte ndihma për të paguar shpenzimet që i kishim”, thotë Arbeni, i cili aktualisht është i papunë dhe nuk mendon ta rihapë biznesin e tij.

Për t’i përballuar pasojat e pandemisë, Qeveria e Kosovës ka miratuar Pakon e ringjalljes ekonomike, në vlerë prej 420 milionë eurosh. Në kuadër të kësaj pakoje, bizneset janë ndihmuar kohë pas kohe.

Qeveria subvencionon kreditë e bizneseve prodhuese

Për një vit, rreth 3,300 punëtorë mbetën pa punë

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, gjatë vitit 2021 janë shuar 1,330 biznese, të cilat kishin të punësuar rreth 3,300 punëtorë.

Gjatë vitit 2020 figurojnë të shuara 1,346 biznese.

Numri më i madh i tyre ka ushtruar veprimtarinë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi, si dhe industria përpunuese.

LEXO EDHE:  Rishfaqet çuni i Fahri Balliut/ Komenton deklaratat e Yuri Kim

LEXO EDHE:  Jep dorëheqjen Zv.Prokurori i Përgjithshëm në SHBA



Në listën e bizneseve të shuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit, komunikimit e të tjera.

Por, jo të gjitha bizneset që figurojnë të shuara në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve, janë të çregjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas të dhënave të ATK-së dërguar Radios Evropa e Lirë, numri i kërkesave për mbyllje të bizneseve dallon prej numrit të bizneseve të çregjistruara.

Gjatë këtij viti, vetëm 15 biznese kanë arritur të çregjistrohen në ATK.

“Kjo nënkupton që pas kërkesës së bërë për mbyllje, janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për mbylljen e tyre. Mund të ketë numër të madh të kërkesave për mbyllje, mirëpo mund të jenë në proces të verifikimit, pasi që asnjë biznes nuk mund të mbyllet pa i kryer të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se numri i bizneseve të mbyllura gjatë periudhës së pandemisë 2020-2021 është shumë më i lartë, sesa shifrat zyrtare.

Papunësia, problemi më i madh pas pandemisë

Sipas tij, ”janë mbi 20 mijë biznese të mbyllura gjatë pandemisë”, ndërsa 50 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë”.

Nga këto biznese të mbyllura, shton Shahini, vetëm 10 për qind e tyre kanë arritur të rikthehen në treg.

Më shumë biznese të reja sesa të mbyllura

Numri i bizneseve të reja, ndërkaq, është më i lartë se i atyre që janë mbyllur këtë vit.

Nga janari deri në nëntor janë hapur mbi 9,000 biznese të reja, tregojnë shifrat e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve.

Hapja e bizneseve të reja në pandemi, luftë për mbijetesë

Në këtë numër prin sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, i cili është po i njëjti sektor që kryeson listën e bizneseve të mbyllura.

Përfaqësues të bizneseve thonë se mbyllja, por edhe hapja e bizneseve në sektorë të njëjtë, ndodh për shkak se ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë e orientuar në sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë e më pak në prodhim./ REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Moska: 27 diplomatë të tjerë rusë do të largohen nga SHBA në janar

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se 27 diplomatë të tjerë rusë dhe anëtarë të familjeve të tyre janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe do të largohen më 30 janar.

Diplomatët tanë po dëbohen. Ne po përballemi me një mungesë serioze të stafit“, tha të shtunën në mbrëmje ambasadori Anatoly Antonov në një intervistë për Soloviev, një kanal në Youtube.

Rusia ka thënë më parë se mbi 100 diplomatë të saj dhe anëtarë të familjeve të tyre ishin detyruar të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 2016, kur marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan.

LEXO EDHE:  Rishfaqet çuni i Fahri Balliut/ Komenton deklaratat e Yuri Kim

LEXO EDHE:  Skandal seksual në SHBA/ 300 priftërinj abuzojnë me të mitur



Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, që prej 29 tetorit, rreth 200 diplomatë rusë vazhdojnë ende të punojnë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë stafin e misionit rus në Kombet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Joe Biden tha muajin e kaluar se stafi i misionit të SHBA në Rusi ishte reduktuar në 120 persona, nga 1200 në fillim të vitit 2017, pas një sërë dëbimesh dhe kufizimesh.

Ambasada amerikane në Moskë ndaloi përpunimin e vizave jodiplomatike këtë vit dhe shtoi rusët në listën e vendeve që mund të aplikojnë për viza në vende të treta./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gjashtë raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste të reja të prekur nga Covid-19.

Në një njoftim zyrtar, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete për shkak të koronavirusit.

28 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.



LEXO EDHE:  Rishfaqet çuni i Fahri Balliut/ Komenton deklaratat e Yuri Kim

LEXO EDHE:  Zbulohet kur do të takohet Presidenti Donald Trump me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.

Në total numri i rasteve aktive është 335.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE