Connect with Us

Zyrtare/ Nënshkruhet marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për qeverinë e re

Kosova & Rajoni

Zyrtare/ Nënshkruhet marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për qeverinë e re

Publikuar

-

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshjen për koalicion qeverisës, duke i hapur rrugë krijimit të kabinetit qeveritar.

Qeveria e re do të ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra, 6 ministri do të drejtohen nga VV, 6 nga LDK dhe 3 të tjera do të shkojnë për komunitetet

Kyetari i Parlamentit do të jetë nga radhët e LDK-së, pavarësisht se në seancën e dhjetorit të shkuar në këtë pozicion u zgjodh Glauk Konjufca nga radhët e Vetëvendosje.

Gjatë fjalës së tij para mediave Albin Kurti tha se ky nuk ishte një proces i lehtë. “U dakordësuam për të zgjedhur qeverinë e re. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen dhe jemi marrë vesh për të gjitha. Kryetari Mustafa do mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm. Unë si kryetar i Vetëvendosje mësova se po organizohet referendumi. Ishte një proces jo i lehtë.”

LEXO EDHE:  Qeveria e re në Kosovë/ Lëvizja e papritur e Albin Kurtit

Ndërkaq, Isa Mustafa, theksoi se ky hap do të jetë në të mirë të Kosovës. “Ne kemi arritur marrëveshje. E vlerësojmë e është marrëveshje në dobi të Kosovës. Marrëveshja është rezultat i mirëkuptimi dhe një pune mjaft të gjatë. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe kemi ardhur në një zgjidhje që mendojmë se është në interes të Kosovës.”

Qeveria e re e Kosovës pritet të votohet ditën e hënë në seancën e thirrur nga i mandatuarit për kryeministër Albin Kurti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Qeveria e re në Kosovë/ Lëvizja e papritur e Albin Kurtit

LEXO EDHE:  Albin Kurti i jep fund diskutimeve/ Ja kur do të hiqet taksa 100% ndaj Serbisë

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Deputetja e VV-së ia bën të qartë LDK-së/ S’do rrini në opozitë, o koalicion o zgjedhje të reja

LEXO EDHE:  Urdhërarresti për liderin opozitar/Për cilin bëhet fjalë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Isa Mustafa në festimet e EPP

LEXO EDHE:  Zgjidhja kërkon lirimin e Albin Kurtit

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE