LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarri me një viktimë në Shkodër/ Policia jep versionin zyrtar

2 Shkurt 2020, 19:33, Kronika CNA
Zjarri me një viktimë në Shkodër/ Policia jep versionin

Më datë 02.02.2020, në orën 19:20, në lagjen ?Ahmet Haxhija? Shkodër, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit I. A. 70 vjeç, i cili si pasojë e zjarrit dhe tymit, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, si dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 70 vjeçarit duke e dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër

Shërbimet e Policisë kanë evakuar banorët me qëllim mos lëndimin apo asfiksimin e tyre nga tymi.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit./CNA.al

Lajmet e fundit nga