Connect with Us

VV dhe LK lidhën koalicion/ Meta përshëndet bashkëqeverisjen

Kosova & Rajoni

VV dhe LK lidhën koalicion/ Meta përshëndet bashkëqeverisjen

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas nënshkrimit të koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Meta përshëndet ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të dy partive fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë.

“Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.
Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin”, shkruan Kreu i Shtetit në rrjetet sociale.

Kujtojmë se lajmin e konfirmimit të marrëveshjes e dhanë vetë Albin Kurti dhe Isa Mustafa, të cilët dolën në një deklaratë të përbashkët për mediat dhe thanë se dakordësimi ishte një proces jo i lehtë.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë John McCain/ Meta: Lajm i hidhur për të gjithë shqiptarët

Ndërkohë, qeveria e re e Kosovës pritet të votohet ditën e hënë në seancën e thirrur nga i mandatuari për kryeministër Albin Kurti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Kryemadhi i del në krah VV-së dhe LDK-së/ “E kënaqur për marrëveshjen”

LEXO EDHE:  105-Vjetorit të Krijimit të FA-së/ Shqipëria,vend kontribuues për sigurinë në rajon

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Deklarata e presidentit/ Ahmetaj: Meta të bëjë detyrën

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/Rama-Meta, e kanë më lehtë të vriten, se të ndahen

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Kryemadhi i del në krah VV-së dhe LDK-së/ “E kënaqur për marrëveshjen”

LEXO EDHE:  Ilir Meta nuk do të votojë/ Lajmin e jep Nard Ndoka

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE