LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video - Paloka tallet keq me Ramën dhe ministrin e Brendshëm/ “O Edvin! Me Llesh e pa lesh!...”

2 Shkurt 2020, 11:45, Politikë CNA
Video - Paloka tallet keq me Ramën dhe ministrin e Brendshëm/ “O

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka është tallur keq me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn, i cili gjatë prezantimit të paketës Anti-KÇK, iu drejtua kriminelëve me fjalët ?tërhiquni se nuk është vonë? dhe me kryeministrin Edi Rama i cili tha kriminelët ?nga e hëna nuk do kenë ku të futen?.

Paloka i cilëson Ramën dhe Lleshajn si dy idiotë, për të cilët thotë se edhe shqiptarët i trajtojnë si idiotë.

?Pra ne duhet të besojmë që krimi në Shqipëri paska mbërritur në këtë pikë sepse Rama nuk kishte nxjerrë akoma këtë Aktin Normativ për të cilin ka shtatë vjet që punon…! Shtatë vjet, krimi kapi majat e shtetit sepse ata 50 policët me maska, nuk kishin bërë ?pompa? sa duhet…?!!!

Megjithatë, kanë bërë ç?kanë bërë deri tani (ndonjë vrasje të vogël, pak plagosje, ca kile kokainë, ndonjë grabitje kalimtare…) deri nesër kanë kohë të pendohen e të tërhiqen…fjala e Lleshit. Përndryshe i piu e zeza të gjithë, ?ferri i pret?… fjala e kapos me paruke të gjata.

Nuk do të falen vetëm ata kriminelë e banda që gjatë kesaj kohe mund të kenë shprehur pendesë apo ca më keq, kanë deklaruar poshtë e larte se nuk blejnë e nuk vjedhin me vota për ?rilindjen? dhe Ramën?, shkruan demokrati në rrjetet sociale.

Me tone ironike, nënkryetari i PD thotë se kriminelët bëjnë mirë të largohen fare se ndryshe kapoja do t?i hedhi vështrimin e tij me syrin e keq.

?O Edvin! Me Llesh e pa lesh! As nuk mashtron dot më njeri, e ca më shumë nuk tremb dot njeri tani që ke mbaruar me të gjitha… Po ke mbaruar me të gjitha ama?, nënvizon Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga