Connect with Us

“Reforma në Drejtësi në xhepin e një polici të KÇK-së!”/ 10 pyetjet e Vasilit

Politikë

“Reforma në Drejtësi në xhepin e një polici të KÇK-së!”/ 10 pyetjet e Vasilit

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ngre akuzat se Reforma në Drejtësi është në xhepin e një polici të KÇK-së.

Vasili e cilëson Reformën në Drejtësi dhe KÇK-në si model junte policore që nuk ka lidhje me asnjë model demokratik perëndimor të organizimit të shtetit, ndarjes së pushteteve dhe respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut në demokraci.

Sipas tij, kushdo, që mbron një moster të tillë si KÇK-ja thjesht bën avokatin e shkatërrimit të shtetit ligjor, bën avokatin e Edi Ramës që ai të shantazhojë çdo gjykatës e prokuror, që nuk jep vendimet që do ai, të shantazhojë këdo që do të hetojë dhe gjykojë vetë Edi Ramën.

“Reforma në Drejtësi u bë për të luftuar krimin, korrupsionin dhe paratë e pista ku mbeështetësi i provuar i tyre është vetë qeveria e rilindjes që e çoi Shqipërinë në tre vendet më të korruptuara të botës dhe e ktheu Shqipërinë sipas DASH në bazë të krimit të organizuar për aksione kundër SHBA, Europës, Amerikës Latine dhe Lindjës së Mesme.

Reforma në Drejtësi me KÇK-në u zëvendësua me Koçi Xoxizmin e rilindjes. Reforma në Drejtësi u bë për t’i dhënë pavarësinë e plotë drejtësisë nga politika. Reformeës në Drejtësi i është bërë një atentat i vërtetë. Reformës në Drejtësi me KÇK i është shkulur thelbi i saj paanësia dhe barazia përpara ligjit që nga qeveritari më i lartë deri tek qytetari më i thjeshtë”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Më tej, Vasili shtron pyetjet nëse është e pavarur drejtësia kur KÇK e drejton Ministri i Brendshëm, kur SPAK vendoset nën urdhërat e Lleshajt, kur policia del mbi Gjykatat, kur Prokurori i Përgjithshëm vihet nën urdhërat e Lleshajt, kur ministrat që mund të jenë vetë nën akuzë kanë nën varësi akuzuesit si SPAK.

LEXO EDHE:  Peshqit e mëdhenj/ LSI ironi me ndërkombëtarët

Ai vijon me pyetjet për pavarësinë e drejtësisë kur vihet nën urdhërat e qeverisë dhe të një drejtori policie, “kur KÇK pra Qeveria është një strukturë haptas antikushtetuese”, kundër Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale, mbi Gjykatat dhe kur kompetencat rrëmbehen nga qeveria dhe policia e saj.

Vasili ka publikuar edhe Komitetin e KÇK-së, struktura e të cilës përbëhet nga Ministri i Brendshëm në postin e kryetarit, ministri i Drejtësisë, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Prokurori i Përgjithshëm, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe drejtori i Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

“Struktura zbatuese do të jetë (OFL) (Operacioni Forca e Ligjit) në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e drejtuar nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale”, thekson nënkryetari i LSI-së/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kërkoni ndihmë nga Italia”/ Meta: Të ecet më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune

Publikuar

-

Nga

“Kërkoni ndihmë nga Italia”/ Meta: Të ecet më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune

Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje publike për ministrinë e Shëndetësisë lidhur me situatën e Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta apelon që të ecet sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente), pasi thekson se aplikimi i saj ka rezultuar pozitiv.

Gjithashtu Kreu i Shtetit bën thirrje që qeveria të kërkojë ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë.



“Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.

LEXO EDHE:  Goxhaj “kap mat” Ramën/ “Reforma në Drejtësi ishte projekt i tij, jo i ndërkombëtarëve”

LEXO EDHE:  Drejtësia/Berisha-mazhorancës: Pranuat amendamentin 88, do pranoni edhe Vetingun

Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli. Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë”, shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi për Berishën dhe Komisionin e PD/ Diskutimet kanë nisur mbrapsht

Publikuar

-

Nga

Patozi për Berishën dhe Komisionin e PD/ Diskutimet kanë nisur mbrapsht

Pak ditë më parë, Genc Ruli kërkoi largimin e ish-liderit historik të PD Sali Berishës nga listat për deputetë dhe mbylljen e ciklit të tij me mos kandidim.

Për këtë kërkesë të papritur të Rulit që po merret me formulimin e listave të Republikës së Re të Lulzim Bashës, është pyetur edhe koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi.

Patozi nuk preferoi të komentojë gjatë, por theksoi se diskutimi duhej të fillonte me ata që duhet të ishin dhe jo me ata që nuk duhet të jenë listë.

“Nuk e kam pasur kurrë zakon që të bëj komente mbi opinionet e të tjerëve. Aq më shumë kur ata janë personazhe, me të cilët nuk më ka munguar miqësia apo komunikimi, sepse më dalin e teprojnë opinionet e mia, të cilat nuk përtoj kurrë t’i bëj publike. Është punë për PD-në se çfarë bën me listën dhe me debatet e brendshme të saj.



LEXO EDHE:  Rama i bashkohet Këshillit Politik/ Opozita konfirmon pjesëmarrjen pa Bashën

Mjafton që protagonistët e saj të vjetër dhe të rinj të ndihen rehat me historinë, të sotmen dhe të ardhmen e tyre. E mira do të ishte që diskutimi të fillonte me ata që duhet të ishin dhe jo me ata që nuk duhet të jenë listë, por edhe kjo është gjithsesi çështje e tyre”, u shpreh ai për gazetën “Panorama”./ CNA.al

Sikur Luli dhe Ruli të mos kandidonin Berishën?!

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’kthehem më në PD”/ Patozi: Basha po përpiqet ta bëjë “detin kos”

Publikuar

-

Nga

"S'kthehem më në PD"/ Patozi: Basha po përpiqet ta bëjë “detin kos” për ata që përzuri me dru

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shprehur mosbesim te përzgjedhja e kandidatëve të Partisë Demokratike dhe te hapja e kësaj partie.

Patozi deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit i ka dhënë një provë të mjaftueshme për të kuptuar se PD e dëshiron se Shqipërinë e së nesërmes nën drejtimin e “Rilindjes”, edhe pse me kryeministër tjetër.

“Qëndrimi i Partisë Demokratike më interesonte deri te Këshilli Politik, kur prisja që ai t’i paraprinte një reformimi të thellë, që do ta hapte rrugën e demokratizimit për të gjithë shqiptarët, sepse ky ishte roli i saj. Por ajo e humbi këtë shans, kur u dakordësua me Edi Ramën për marrëveshjen e 5 qershorit, duke na dhënë një provë të mjaftueshme se Shqipërinë e nesërme e mendon dhe e dëshiron fiks siç është tani nën udhëheqjen e “Rilindjes”, vetëm se me Kryeministër tjetër.

Ky duhet të ishte misioni real i saj, të cilin do ta kisha përshëndetur me shumë dëshirë, nëse PD do ta kishte përmbushur, ose të paktën do ta kishte tentuar. Ndërsa proceset e saj të brendshme, edhe sikur të ishin serioze, vlejnë vetëm për militantët e saj, por nuk kanë shumë peshë për të tjerët.



Përfytyro pastaj që ato të shërbejnë si instrument për të gënjyer veten dhe të tjerët, siç kam shumë frikë se ka për të ndodhur. E thënë më shkurt, dikush që ka marrë përsipër se do të pastrojë gjithë plehrat e qytetit, nuk mund të mburret se ka fshirë vetëm oborrin e shtëpisë së tij (gjithmonë, në rast se e bën edhe këtë)”, u shpreh ai për gazetën “Panorama”.

LEXO EDHE:  Goxhaj “kap mat” Ramën/ “Reforma në Drejtësi ishte projekt i tij, jo i ndërkombëtarëve”

LEXO EDHE:  Goxhaj “kap mat” Ramën/ “Reforma në Drejtësi ishte projekt i tij, jo i ndërkombëtarëve”

Teksa u pyet nëse do ta mirëpresë një ftesë për t’u rikthyer në PD, koordinatori i BD-së theksoi se nuk do të ketë më një rikthim.

Sipas tij, Basha po përpiqet të shkrijë akujt e ta bëjë “detin kos” për ata që i përzuri me dru.

“Nuk shoh asnjë arsye pse ta marr dhe as nuk e mirëpres ftesën, për njëmijë arsyet që shpjegova më lart. Jemi vite dritë larg në mënyrën sesi e shohim zgjidhjen për daljen afatshkurtër dhe afatgjatë të Shqipërisë nga kriza. Është njësoj si të pyetet Lulzim Basha në do të vijë te Bindja Demokratike. Madje, pyetja për të mund të kishte më shumë logjikë, sepse ne kemi qenë të hapur për këdo, që në ditën e parë të krijimit, kurse PD e tij po pretendon se vetëm tani po përpiqet të shkrijë akujt e ta bëjë “detin kos” për ata, që i përzuri me dru e po kërkon t’i rikthejë në vathë me komision”, nënvizoi Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE