Connect with Us

Partia Socialiste e Milo Gjukanoviç po e rrënon Malin e Zi

Blog

Partia Socialiste e Milo Gjukanoviç po e rrënon Malin e Zi

Publikuar

-

Nga Gordon N. Bardos “National Interest”

Edhe pse nuk është vënë shumë re, për shkak të ngjarjeve në Lindjen e Mesme dhe impeachment-in presidencial në SHBA, një krizë tjetër po zhvillohet në Ballkan. Në Malin e Zi, mijëra qytetarë kanë protestuar ndaj një ligji të ri të miratuar nga parlamenti malazez, dhe të dekretuar nga presidenti Milo Gjukanoviç, që i jep autoritet qeverisë mbi pronat, që organizatat fetare në vend i kanë përdorur prej të paktën 1 shekulli.

Ky ligj është kritikuar hapur nga Papa Françesku, Patriarku Ekumenik Bartolomeu, dhe Patriarku Ortodoks rus Kirili. Motivet e Gjukanoviçit, pas kësaj lëvizjeje janë mjaft transparente. Në rrafshin ekonomikisht, ligji i ri e lejon kleptokracinë e Gjukanoviçit të marrë nën kontroll qindra prona të përdorura nga Kisha Ortodokse Serbe, dhe njëherazi të dobësojë politikisht institucionin e vetëm të organizuar në Mal të Zi, qëështë i aftë të paraqesë një kërcënim serioz ndaj sundimit të tij.

Por protestat aktuale në Malin e Zi, janë vetëm një simptomë e një konflikti që po përshkallëzohet prej vitesh. Anëtari më e ri e NATO-s, është i vetmi vend ish-komunist në Evropë, që nuk ka pasur kurrë një tranzicion demokratik. Edhe në Bjellorusi dhe Rusi, komunistët kanë qenë në opozitë për të paktën një cikël zgjedhor.

Ndërkohë Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviçit, e cila është thjesht një riemërtim i Lidhjës së Komunistëve të Malit të Zi, ka qenë në pushtet vazhdimisht që nga viti 1945.Pra DPS e Gjukanoviçit, ka qenë në pushtet më gjatë se sa bolshevikët që sunduan Bashkimin Sovjetik, dhe vetë Gjukanoviç ka qenë në pushtet më gjatë se Stalini.

Ai e ka arritur këtë duke e rishpikur vazhdimisht veten, dhe duke ndryshuar me kohën. Në vitin 1991, si mbështetës i Sllobodan Milosheviçit, Gjukanoviç urdhëroi bombardimin e qytetit kroat tëDubrovnikut .Megjithatë, sot ka njerëz në Uashington që e vlerësojnë Gjukanoviçin si një “shtetar veteran”.

Në vitin 2014, zv/presidenti Xho Bajden e priti në Shtëpinë e Bardhë.Teksa gëzonte kaq shumë popullaritet në Uashington, Gjukanoviç e ka shndërruar Malin e Zi në feudin e tij personal. Siç e thekson një artikull i kohëve të fundit në “The New York Times”:Gjukanoviçështë tani lideri më jetëgjatë në pushtet në Evropë, më shumë sesa Vladimir Putin në Rusi dhe Rexhep Taip Erdogan në Turqi. . .Motra e presidentit, është avokatja kryesore në vend. Ajo ndihmon investitorët e huaj që të investojnë në resortet bregtare.Vëllai i tij, zotëron bankën kryesore në Malin e Zi “First Bank”.I biri ka në pronësi termocentralin më të madh të vendit.Nipi i tij është i përfshirë në projektet më të mëdha të vendit në fushën e turizmit.Falë makinacioneve të tilla, siç ka argumentuar Moisi Naim, Gjukanoviç e ka shndërruar Malin e Zi në një shtet mafioz”.

Sipas Naim, zyrtarët kryesorë të qeverisë janë në fakt “lojtarë kryesorë, në mos drejtuesit e sipërmarrjeve kriminale, ndaj dhe mbrojtja dhe promovimi i këtyre aktivitete, bëhet një prioritet zyrtar. . . interesi kombëtar dhe interesat e krimit të organizuar, janë gërshetuar në mënyrë të pandashme”.

Një figurë e njohur se opozitës në Mal të Zi, e ka quajtur vend sistemin e qeverisjes së Gjukanoviçit “Putinizëm Malazez”. Një auditim i bankës së familjes Gjukanoviç nga “Price Ëaterhouse Coopers”, ka zbuluar një nga mekanizmat e shumtë, përmes të cilit ka funksionuar korrupsioni në Malin e Zi.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Zbardhen emrat e kandidatëve të PS-së

Në fillim, fondet publike depozitohen në “First Bank”, e cila më pas u jep kredi bashkëpunëtorëve të Gjukanoviçit dhe figurave të njohura të krimit të organizuar, siç është Darko Sariç, një trafikant i njohur në Ballkan. Një taktikë tjetër, ka qenë ajo kur miqtë e Gjukanoviç fitojnë të drejtën e privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi të shtetit, u zhbëjnë vlerën e tyre, dhe më pas i shpallin sitë falimentuara.

Sipas një raporti, deri në nëntorin e vitit 2015, 89 për qind e ndërmarrjeve shtetërore që ishin privatizuar nga Gjukanoviç, kishin shpallur falimentin.Përveç korrupsionit financiar, Gjukanoviç ka përdorur mjete të ndryshme për të manipuluar zgjedhjet, dhe për të vazhduar qëndrimin në pushtet.

Këto taktika përfshijnë shantazhin, kërcënimin me dhunë policore, dhe blerjen e hapur të votave.Një investigim, ka zbuluar se deri në 15 përqind e votave në zgjedhjet e tetorit 2016, ishin të manipuluara.Së fundmi, sulmet ndaj mediave të pavarura, janë një shenjë dalluese e sistemit të qeverisjes së Gjukanoviç.

Gjukanoviç u shpreh dikur se gazetarët investigativë duhet të “shfarosen si minj”, dhe dikush në Malin e Zi e kuptoi mirë këtë mesazh. Në vitin 2004, botuesi i gazetës opozitare “Dan” u vra në një atentat.Në gushtin e 2013-ës, gazetari investigative Tufik Softiç, ishte në shënjestër të një sulmi me bombë.

Në tetor 2015, gazetari investigativ i krimit të organizuar Jovo Martinoviç, u burgos për 15 muaj me akuza të fabrikara për trafik droge. Në majin e vitit 2018, gazetarja Olivera Lakiç u plagos në një atentat para shtëpisë së saj në Podgoricë.Uashingtoni po përballet si çdo vit me një nga dilemat e veta strategjike dhe morale të politikës së jashtme.

Me rritjen e presionit ndaj tij nga të gjitha palët, Gjukanoviç do të përdorë çdo lloj mjeti për të qëndruar në pushtet. Kjo nga ana tjetër, do të provokojë një konfrontim gjithnjë e më të madh me opozitën politike të vendit dhe shoqërinë civile.Uashingtoni ka dy zgjedhje.

Vazhdimine mbështjes ndaj regjimit të korruptuar të Gjukanoviçit, ose ndaljen e përkrahjessë kleptokracisë autoritare 30- vjeçare.Nëse është serioze në promovimin e demokracisë në Ballkan, atëherë SHBA-ja duhet të kërkojë dhënien fund të represionit politik nga regjimi i Gjukanoviç, dhe të përgatisë për tranzicionin e parë demokratik në historinë e Malit të Zi. Lëvizja kundër Gjukanoviçit, do të dërgonte gjithashtu një mesazh të fortë tek liderët e tjerë autoritarë të Ballkanit, se zullumet e tyre nuk do të tolerohen më./Përshtati në shqip CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Problemi kryesor i zgjerimit: Partneriteti i BE-së me elitat e korruptuara në Ballkan

Publikuar

-

Nga

Nga Toby Vogel & Kurt Bassuener ”Eu Observer”

Komisioni Evropian, humbi një mundësi të artë me qasjen e saj të re ndaj zgjerimit të BE-së. Në vend se të analizojë pse po dështon procedura aktuale për pranimin e anëtarëve të rinj, KE është përpjekur të qetësojë kundërshtaren më të zëshme të zgjerimit – Francën – përmes disa ndryshimeve kryesisht kozmetike.

Qasja e re ka të ngjarë të arrijë qëllimin e saj të menjëhershëm, pra që Franca të heqë veton e saj kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Natali Luaso, ish-Ministre e Evropës në qeverinë fracenze, që tashmë është zëdhënëse e presidentit Emanuel Makron në Parlamentin Evropian, e mirëpriti ngrohtësisht propozimin e paraqitur nga komisioneri i zgjerimit Oliver Varheli, edhe pse paralajmëroi:”Rëndësi ka ajo çfarë ndodh, dhe jo ajo që shkruhet në një copë letër!”.

Por fakt është se qasja e re, nuk arrin të adresojë mangësitë e vetë politikës së zgjerimit, që ka qenë në krizë prej disa kohësh. Megjithë përmbushjen e kushteve të BE-ë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u bllokuan nga Franca (e mbështetur edhe nga Holanda dhe Danimarka).

Serbia dhe Mali i Zi, po bisedojnë përkatësisht prej 6 dhe 8 vitesh për anëtarësimin në BE. Dhe negociatat nuk dihet se kur do të përfundojnë, në kushtet kur vërehet një sprapësim i konsiderueshëm në aspektin e sundimit të ligjit dhe praktikave demokratike në Serbi, dhe kur ka shumë pak ndryshime pozitive në Malin e Zi.

Kosova dhe Bosnje Hercegovina, janë vite larg nisjes së bisedimeve të tilla, teksa po përballen me pengesa të mëdha, përpara se të shpresojnë të bëhen pjesë e këtij procesi. Në fakt, disa nga ndryshimet e prezantuara janë të mirëpritura.

Në kontrast me propozimin jo zyrtar të Makron, qasja e re e Komisionit Evropian e vë theksin tek normat demokratike dhe sundimi i ligjit, përpara çështjeve ekonomike. Në dokumentin francez, mungonin fjalët “demokraci”, “korrupsion” dhe “kapje e shtetit”.

Ndërsa projekti francez ishte transaksional në natyrën e tij, dhe i orientuar nga ekonomia, projekti i Komisionit Evropian e njeh potencialin transformues që ka zgjerimi i unionit. Dhe që ky potencial të shfrytëzohet, BE-ja duhet të jetë serioze në përballjen me elitat e korruptuara në vendet kandidate.

Metodologjia e re e miratuar këtë javë, nuk do ta bëjë vetë këtë. Por ajo përmban tregues se KE ka filluar që ta kuptojë këtë, megjithë dështimin e tij për të rishikuar në themel politikën e zgjerimit. Ajo riafirmon përkushtimin e BE-së për të mbështetur kushtëzimin në këtë proces, dhe propozon një mekanizëm që nuk do të lejonte më një pakicë shtetesh anëtare të bllokonin sanksionet kundër vendeve kandidate, që bëjnë hapa pas në raport me detyrimet e tyre.

Për më tepër, roli i zgjeruar i shteteve anëtare mbart si mundësi, ashtu edhe rreziqe. Shtetet anëtare mund të forcojnë mesazhet që vijnë nga Brukseli, dhe potencialisht mund të jenë më të drejtpërdrejtë dhe të hapur në mesazhe sesa vetë Komisioni Evropian.

LEXO EDHE:  Nën ritmet e “Ku Je”/ PS hap fushatën elektorale

LEXO EDHE:  Basha akuza të forta PS-së/ Kanë trashëguar “kultin e krimit”

Ndërsa këta elementë pozitivë janë të mirëseardhur, ata janë jashtëzakonisht të papërshtatshëm.

Qasja e re është një zgjidhje për një jo-problem:problemi nuk ka qenë kurrë metodologjia por vullneti politik nga ana e shteteve anëtare të BE-së, për t’u përballur me kapjen e shtetit nga elitat që janë sot në pushtet në Ballkan.

Metodologjia e re, i sheh ende qeveritë ballkanike si përfaqësuese dhe të përgjegjshme, në vend se të pranojë se qytetarët janë fokus-grupi ku duhet të bazohet direkt politika e zgjerimit e BE-së, pa filtrin e mediave të kontrolluara nga partite politike, dhe një ekonomi e drejtuar nga patronazhi.

Propozimi i fundit KE, lë disi të kuptohet një zhvendosje të pjesshme drejt një komunikimi më të drejtpërdrejtë të BE-së me qytetarët në vendet kandidate. Por ai është ende larg revolucionit kulturor që do të duhej të ndoshte, kur zyrtarët evropianë t’i njihnin qytetarët e Ballkanit si partnerët e tyre kryesorë.

Kjo do të forconte përpjekjet e Brukselit, për t’i detyruar qeveritë e rajonit të zbatojnë angazhimet e tyre. Metodologjia e re, nuk arrin të reflektojë mbi rolin kundërproduktiv dhe të dëmshëm që kanë fondet e BE-së, në forcimin e ekonomive rajonale të kapura nga partitë politike.

Së fundmi, edhe pse është e qartë se ekziston një interes për të mbajtur Malin e Zi dhe Serbinë në pararojë të procesit, dhe për të ftuar me vonesë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për çeljen e negociatave, statusi i Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës nuk mund të injorohet, dhe as nuk mund të lejohet që këto të fundit të shndërrohen në geto.

Natyra e luftërave, i ka sakatuar tashmë këto vende. Kërcënimet më të mëdha janë tashmë rënia e madhe demografike, teksa qytetarët kanë vendosur të emigrojnë në BE, nëse BE nuk do të shkojë tek ata. Ndërkohë, propozimi i fundit i Komisionit Evropian, nuk arrin të adresojë problemet kryesore të politikës së zgjerimit:partneriteti me elitat e korruptuara të Ballkanit, mungesa e vullnetit për të përdorur mjetet ekzistuese, dhe potenciali përçarës i shteteve anëtare jo-liberale të BE-së, si Hungaria dhe Polonia./Përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse gratë e kërkojnë zakonisht më shpesh divorcin sesa burrat?

Publikuar

-

Nga

Stereotipet tradicionale gjinore, thonë se gratë janë ato që mezi presin të martohen. Por sipas të dhënave, ekziston edhe një element tjetër befasues i martesës, ku gratë janë sërish më të paduruara për ta kryer:divorci. Po, studime të shumta kanë vërtetuar se gratë i fillojnë të parat dhe më shpesh se burrat procedurat e divorcit.

Sipas një studimi të vitit 2015 nga Shoqata Sociologjike Amerikane (ASA), gratë janë ato që marrin nismën të ndahen në thuajse 70 për qind të divorceve. Ideja se gratë janë të parat që kërkojnë të stabilizojnë jetën e tyre duke u martuar, dhe të paray që këkojnë ndarjen, mund të duket paradoksale për shumë njerëz. Por terapistët e martesave, psikologët apo avokatët që merren me divorcet, japin 3 arsye kryesore për këtë dukuri:

Gratë, kanë më shumë të ngjarë të ndjehen sikur martesa po e dëmton karrierën e tyre

Sot gratë janë më të angazhuara në punë jashtë shtëpisë sesa kurrë më parë. Të dhënat e dhjetorit 2019 nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA, zbulojnë se gratë tani përbëjnë pak më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore amerikane. Por kjo nuk do të thotë, se ato kanë lënë pas dore punët e tyre në shtëpi.
“Mendoj se martesa si institucion, ka qenë paksa e ngadaltë në përshtatjen ndaj prirjes për barazi gjinore. Gratë marrin ende mbiemrat e burrave të tyre, dhe ndonjëherë vihen nën presion për ta bërë këtë gjë. Burrat presin akoma, që gratë e tyre të bëjnë pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë, dhe të kujdesen më shumë se ata për fëmijët”- thotë Majkëll Rozenfeld, profesor i sociologjisë në Universitetin e Stanfordit, njëherazi autori i studimit nga Shoqata Sociologjike Amerikane.
Hulumtimi ka treguar se gratë bëjnë ende më shumë punë shtëpiake sesa burrat, edhe nëse të dyja palët punojnë me kohë të plotë. Për shembull, një raport i vitit 2019 nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA zbuloi se 49 përqind e grave bënin përditë punë shtëpie, kundrejt vetëm 20 përqind të burrave, edhe nëse që të dy ishin të punësuar.
Kjo tregon që ka ende mungesë të barazisë në lidhje me punët shtepiake, brenda familjes së zakonshme amerikane. Dhe ky është një hendek, që mund ta bëjë martesën të duket më pak e dobishme, për një grua të orientuar nga karriera.

Gratë kanë prirjen të kujdesen më shumë, mbi aspektet më emocionale në një martesë

LEXO EDHE:  Beteja për një mandat në Tiranë/ Zbulohet kërkesa e PS në KQZ

LEXO EDHE:  Milioneri i gjyqësorit/ Pasi u ther me thikë, rekrutohet nga Partia Socialiste

Një nga problemet më serioze me të cilat përballen çiftet e martuara, është mungesa e
një komunikimi të shëndetshëm, dhe shpesh kjo gjë nga rrjedh nga një çekuilibër tjetër. Tradicionalisht, burrat nuk mësohen që në fëmijëri se si t’i përpunojnë apo komunikojnë
të tjerëve emocionet e tyre.
Kjo do të thotë, se gratë kanë prirjen që të merren me shumë me çështjet emocionale të martesës. “Shumë burra mbështeten tek gratë e tyre, si ofrueset e vetme të mbështetjes emocionale, ndërsa gratë marrin mbështetje emocionale nga njerëz të ndryshëm. Kjo mund t’i bëjë burrat më hezitues për të braktisur burimin e tyre të vetëm të mbështetjes”- thotë psikologia Trisha
Volanin.
“Gratë janë më të hapura për t’u komunikuar miqve emocionet e tyre, ndërsa burrat duket se e kanë të vështirë që të hapen plotësisht me bashkëmoshatarët e tjerë mbi problemet e tyre të brendshme, dhe për këtë arsye ka më shumë të ngjarë që ata të jenë të interesuar në mbetjen e gjërave ashtu siç janë”- shton ajo.

Sot gratë kanë më pak të ngjarë të tolerojnë “sjelljen e keqe”

Jo shumë kohë më parë, gratë mendonin se duhet të toleronin shumëçka në sjelljen e bashkëshortit, në këmbim të sigurisë financiare. Po sot? Jo dhe aq. “Gruaja e sotme moderne,
ka më pak të ngjarë të tolerojë tradhëtinë”- thotë Dori Shvarc, një ndërmjetëse dhe trajnuese në “divorcharmony.com” . “Pasi mbaron periudha e muajit mjaltit, disa burra ndryshojnë në drastikisht sjelljen e tyre, nga romantikë ata bëhen kontrollues dhe abuzues emocionalë. Mjerisht kjo gjë ndodh në shumë martesa, por gratë nuk duan të tolerojnë më në këtë aspekt”- thekson ajo.

Sot gratë kanë më pak të ngjarë të tolerojnë “sjelljen e keqe”

Jo shumë kohë më parë, gratë mendonin se duhet të toleronin shumëçka në sjelljen e bashkëshortit, në këmbim të sigurisë financiare. Po sot? Jo dhe aq. “Gruaja e sotme moderne,

ka më pak të ngjarë të tolerojë tradhëtinë”- thotë Dori Shvarc, një ndërmjetëse dhe trajnuese në “divorcharmony.com” . “Pasi mbaron periudha e muajit mjaltit, disa burra ndryshojnë në drastikisht sjelljen e tyre, nga romantikë ata bëhen kontrollues dhe abuzues emocionalë. Mjerisht kjo gjë ndodh në shumë martesa, por gratë nuk duan të tolerojnë më në këtë aspekt”- thekson ajo./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si mund të parandalohet “vdekja” e lumenjve të botës

Publikuar

-

Nga

Nga Brahma Chellaney “Project Syndicate”

Nga Tigri tek Indi, nga Jance tek Nili, lumenjtë kanë qenë jetikë për shfaqjen e qytetërimit njerëzor. Mijëra vjet më vonë, qindra miliona njerëz ende varen nga lumenjtë për të shuar etjen, për të kultivuar produktet e tyre bujqësore, dhe për të siguruar jetesën.

E megjithatë ne po i shkatërrojmë me shpejtësi sistemet e lumenjve të planetit, diçka që do të këtë pasoja serioze për ekonomitë, shoqëritë dhe madje mbijetesën tonë. Kina është shembulli tipik në këtë drejtim. Mania e saj për ndërtimin e qindra digave, dhe shfrytëzimin e tepruar të lumenjve, është duke e shkatërruar mjedisin, pyjet, varfëruar biodiversitetin dhe pakësuar ndjeshëm burimet ujore në Azi.

Regjistrimi i parë i burimeve ujore në Kinë në vitin 2013, tregoi se numri i lumenjve – duke mos përfshirë përrenjtë e vegjël – kishte rënë me më shumë se gjysmën gjatë 6 dekadave të fundit, pra janë humbur mbi 27.000 lumenj. Që atëhere, situata vetëm sa është përkeqësuar.
Lumi Mekong po shkon në niveli më të ulët historik, për shkak të një numri të madh mega-digash të ndërtuara nga Kina pranë kufirit në Rrafshnaltën e Tibetit. Kina mund të jetë ndërtuesja më e madhe e digave në botë, por jo e vetmja. Vende të tjera, nga Azia në Amerikën Latine, po i shfrytrëzojnë lumenjtë për prodhimin e energjisë elektrike.

Devijimi i ujit për ujitje në bujqësi, është gjithashtu një burim kryesor i shterrimit të lumenjve. Në fakt, prodhimi bujqësor dhe ai blegtoral ,thith gati treçerekun e e burimeve të ujërave të ëmbla në botë, ndërsa krijon ndotje që bashkë me mbeturinat industriale dhe shkarkimet e ujërave të zeza, i ndotin edhe më shumë ato burime.

Në total, gati dy të tretat e lumenjve më të gjatë në botë, e kanë modifikuar rrjedhën e tyre, dhe disa prej më të gjatëve në botë – përfshirë Nilin dhe Rio Granden – cilësohen tashmë si të rrezikuar. Nga 21 lumenj më të gjatë se 1.000 kilometra, që rrjedhin ende pa pengesa nga burimet e tyre malore drejt detit, shumica ndodhen në rajone të largëta të Arktikut, dhe në pellgjet e Amazonës dhe Kongos, ku zhvillimi i hidrocentraleve nuk është ende ekonomikisht
me leverdi.

Këto prirje i pakësojnë burimet ujore, shkatërrojnë ekosistemet, dhe kërcënojnë shëndetin e njeriut. Për shembull, devijimet e mëdha në rrjedhën e sipërme të lumenjve, i kanë shndërruar
në këneta të kripura deltat e lumit Kolorado në SHBA dhe lumit Ind në Indi.
Në periudha që kanë reshje nën mesataren, një numër lumenjsh po thahen përpara se të arrijnë në oqean. Madje edhe kur mbërrijnë, ato depozitojnë më pak lëndë ushqyese dhe minerale, të cilat janë jetike për jetën e specieve detare. Në nivel global, që nga mesi i viteve 1970, ekosistemet ujore kanë humbur gjysmën e biodiversitetit të tyre.

LEXO EDHE:  Beteja për një mandat në Tiranë/ Zbulohet kërkesa e PS në KQZ

LEXO EDHE:  Beteja për një mandat në Tiranë/ Zbulohet kërkesa e PS në KQZ

Një studim i kohëve të fundit i OKB, paralajmëron se deri në 1 milion lloje kafshësh dhe bimësh kërcënohen të zhduken brenda disa dekadash. Edhe njerëzit vështirë se janë të përjashtuar nga pasojat shëndetësore të shkatërrimit të lumenjve. Në Azinë Qendrore, deti Aral ka tharë gjithçka, në më pak se 40 vjet, për shkak të planit të dikurshëm të Bashkimit Sovjetik për të kultivuar pambuk në atë zonë.
Sot, ai pak ujë i përzier me kripëra dhe mbetje kimike bujqësore, than jo vetëm të mbjellat, por po i sëmur banorët e zonës me gjithçka, nga sëmundja e veshkave e deri tek kanceri. Lumenjtë me rrjedhë natyrale, luajnë një rol jetik në moderimin e efekteve të ndryshimit të klimës.

Pasi ato transportojnë në oqean materiale organike të kalbëzuara dhe copa të vogla shkëmbinjsh.
Ky proces tërheq rreth çdo vit 200 milionë tonë karbon. Prandaj, kauza e mbrojtjes së lumenjve tanë nuk mund të ishte më e fortë se sa kaq. Por ndërsa udhëheqësit botërorë shprehen shpesh të gatshëm të marrin masa për mbrojtjen e lumenjve, retorika e tyre përkthehet rrallë në veprime konkrete.

Përkundrazi, në disa vende rregulloret ekzistuese po anulohen. Në Shtetet e Bashkuara, thuajse gjysma e lumenjve dhe përrenjve, konsiderohen të rrezikuar. Por tetorin e vitit të kaluar, administrata Donald Trump shfuqizoi ligjin mbi “Ujërat e SHBA”, që synonte të kufizonte ndotjen e ujërave të ëmbël.
Ajo e zëvendësoi ligjin me një version shumë më të dobët, të quajtur “Rregullorja e Mbrojtjes së Ujërave të Lundrueshëm”. Po kështu në Brazil, presidenti Xhair Bolsonaro ka anuluar disa rregullore mjedisore, në emër të rritjes ekonomike.

Ndër viktimat është lumi Amazona, më i madhi në botë për sa i përket shkarkimit në det, dhe që transporton më shumë ujë sesa 10 lumenjtë që vijnë pas tij të marrë së bashku. Një mënyrë për të mbrojtur sistemet relativisht të padëmtuara të lumenjve – si Amuri, Kongo dhe Saluin- do të ishte zgjerimi i Konventës së Trashëgimisë Botërore të vitit 1972 , dhe futja e tyre në atë listë, së bashku me sitet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Ndërkohë, sa i përket lumenjve që tashmë janë dëmtuar, duhet të merren masa për rehabilitimin e tyre. Kjo përfshin rimbushjen artificiale të lumenjve; pastrimin nga ndotja; prishjen e digave të tepërta ose joproduktive; dhe zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e ekosistemit të ujërave të ëmbla. Lumenjtë e gjithë botës, gjenden nën një presion të paparë nga ndotja, dëmtimi dhe devijimi. Ata mund t’i shpëtojë vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar. Por ne duhet të njohim së pari pasojat e rënda nga të mosbërit asgjë./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE