LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paketa “Anti-KÇK”/ Spahia: Kryeministri bën sikur vjen nga hëna

2 Shkurt 2020, 13:36, Politikë CNA
Paketa “Anti-KÇK”/ Spahia: Kryeministri bën sikur vjen

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në aktivitetin me Repartin RENEA, ku prezantoi njësinë Forca e Ligjit.

?Ky do luftoka krimin tani? Ky që ka 6 të zgjedhur vendorë prej tij nën hetim, njëri në kerkim e nuk thotë asnjë fjalë?, shkruan Spahia në reagimin e tij.

?KRYEMINISTRI QE BEN SIKUR VJEN NGA HENA
Si zakonisht nuk i mungojne fondet per shpenzime fasade, sidomos kur duhet te luaje rolin e “shpetimtarit” edhe pse asnje pengese nuk ka patur ne 7 vjet. Pasi justifikoi gjithcka te shemtuar, ne emer te reformes ne drejtesi, tani qe u ngrit SPAK E BKH, thote se ky do beka te njejten pune qe ligji ua ngarkon atyre. Po pse nuk e ka bere me pare? Pse nuk flet per kriminelet e rrezikshem te kapur gjate qeverisjes se PD, e qe po lirohen njeri pas tjetrit, edhe me nje kontrate punesimi nga njerez te afert te ketij kryeministri ne pushtetin vendor? Ky do luftoka krimin tani? Ky qe ka 6 te zgjedhur vendore prej tij nen hetim, njeri ne kerkim e nuk thote asnje fjale? Po ata kriminelet qe i kane dale ne pergjime per vjedhje votash? Pse nuk ia “beson” te fortet strukturave te reja te refomes ne drejtesi, por po kerkon te jete “dore e pare”? Asgje e mire nuk vjen nga nje njeri qe kerkon te kontrolloje cdo pushtet! #Largimi i Rames, mision kombetar, shkruan ai në reagimin e plotë./CNA.al

Lajmet e fundit nga